Author: tirana

Medalistja e bronztë e botës dhe Evropës, Donjeta Sadiku, përfundimisht nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit, që nis sot në New Delhi të Indisë. Përkundër se Ministria e Jashtme e Indisë, dha të hënën ‘dritën e gjelbërt’ për marrjen e vizës për ekipin tonë, disa orë më vonë Federatës së Boksit të Kosovës, iu kushtëzua pjesëmarrja e Donjetës. Organizatori i Kampionatit bëri me dije se pjesëmarrja e boksieres tonë mund të bëhet vetëm me dy kushtet e vëna: Flamuri i Kosovës dhe himni shtetëror nuk do të përdoren në ndonjërën nga ceremonitë gjatë kampionatit botëror, si…

Read More

14 Mars, New York- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu po merr pjesë në Sesionin e 67-të të Komisionit për Statusin e Gruas që po zhvillon punimet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në New York.Gjatë fjalës së saj në OKB, Ministrja Manastirliu ka theksuar progresin që ka bërë Shqipëria në lidhje me fuqizimin e grave dhe vajzave dhe zgjerimin e shërbimeve digjitale, si një mjet që ka rritur aksesin në shërbimet publike.“Shqipëria ka bërë progres në drejtim të shërbimeve digjitale. Përmes platformës e-Albania janë më shumë se 1220 shërbime të cilat aksesohen; janë më shumë se 2.7…

Read More

Policia Rrugore ka proceduar 70 drejtuesh mjetesh në Tiranë gjatë ditëve të fundit. Përmes një njoftimi, bëhet me dije se procedimi ka nisur për mosrregullim shpejtësie dhe për gara shpejtësie. “Në funksion të kontrolleve parandaluese, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë shtuar kontrollet në rrugët urbane dhe interurbane kryesore, me risk për aksidente rrugore, për shkak të mosrregullimit të shpejtësisë, kryesisht në qendrat e banuara dhe në afersi të vendkalimeve të këmbësorëve. Si rezultat i kontrolleve me patrulla dhe mjete civile, të alternuara me shërbime të tjera të uniformuara, gjatë ditëve të fundit janë konstatuar dhe proceduar…

Read More

Nga Harley Manson/ Kur i referohemi zemrës nuk nënkuptojmë zemrën si organ. Por nënkuptojmë diçka shumë më të madhe se ajo. Mund t’i quani mesazhe nga instinktet, Universi, Zoti, zemra, shpirti juaj etj. Është mirë ta dëgjoni këtë pjesë të vetes. Nuk mund të mohohet se ndonjëherë, ne i parandjejmë gjërat apo dimë gjëra që nuk duhet t’i dinim. Pavarësisht nëse kjo është një ndjenjë që kemi për dikë, që në fund del të jetë e vërtetë apo një parandjenjë se do të ndodhë diçka, ne thjesht e dimë këtë. Natyrisht, sinjalet kryqëzohen, por disa mesazhe apo ndjenja nuk duhet…

Read More

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka ftuar të martën Kosovën dhe Serbinë, që ta shfrytëzojnë propozimin e Bashkimit Evropian për të normalizuar marrëdhëniet. Në një takim me korrespodentët e agjencive evropiane të lajmeve, von der Leyen ka thënë se pret që këto dy vende ta shfrytëzojnë rastin në takimet e radhës, ashtu që të japin kontribut për stabilitetin e rajonit, si dhe në rrugëtimin e tyre drejt BE-së. “Kemi një plan të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit. Mendoj se ai përbën një rast për të dyja palët që ta shfrytëzojnë momentumin,…

Read More

Diana Bahçja është arrestuar papritur nga Policia e Shkodrës, vetëm 8 ditë pasi ka sjellë në jetë djalin e saj. Shkak është bërë një gjobë që Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë i ka vendosur në vitin 2020 në shifrën e 2 milionë e 500 mijë lekëve të vjetra. Ky është konvertuar një javë më parë në dënimin me 1 muaj e 20 ditë burg. Bashkëshorti i saj Naim Bahçja, thotë se prej një jave po kujdeset për fëmijën e porsalindur. Sipas tij, gruaja është arrestuar pa pasur asnjë dijeni as për gjobën e vendosur para tre vitesh dhe…

Read More

Sali Berisha ndodhet në Elbasan për Ditën e Verës, ku edhe ka vizituar familjen elbasanase Dinaku, së bashku me kandidatin e tij për zgjedhjet lokale, deputetin Luçiano Boçin. Berisha tha se është i nderuar që ndodhet aty teksa ka shtuar se Elbasani do të kurorëzohet me fitore me datë 14 Maj. “Jam shumë i nderuar që jam sot këtu. Ju falenderoj shumë për këtë mikpritje dhe për të gjithë gjithë mbështetjen që familja juaj e nderuar i ka dhënë jetë PD-së, përpjekjeve të saj, mbështetjen që ju i jepni sot, Luçiano Boçit, i cili na nderon të gjithëve ne me…

Read More

Pasi u dënua, Partizani-Vllaznia do të luhet me tifozë. Supersfida e kthimit në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë mund të jetë vendimtare për sezonin e të kuqve, që duke vlerësuar peshën e përballjes vendosi të konvertojë në pagesë monetare dënimin e fushës. Partizani u dënua nga Disiplina me zhvillimin e dy ndeshjeve pa tifozë. Pas shlyerjes së gjysmës së dënimit, në ndeshjen e kampionatit në Shkodër, kryeqytetasit aktivizuan rregullin ku pjesa e mbetur mund të paguhet në formë gjobe. Partizani do të ndeshet me Vllazninë këtë të mërkurë, në “Kompleksin Partizani”, duke nisur prej orës 16:00. Sfida e parë në…

Read More

Pelegrinazhi në Kishën e Shën Ndout në Laç nisi me tragjedi në të martën e parë të saj. Një e moshuar humbi jetën pasi ra nga një lartësi ku po ndizte qirinj. E moshuara ishte kapur për një gurë dhe në një moment ka rrëshqitur duke rënë për tokë. Pavarësisht dhënies së ndihmës së parë, gruaja, rreth të 60-ve, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Read More

Nga Elbasani ku ndodhet për Ditën e verës, kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe vendimin për rritjen e pagës minimale, duke e krahasuar me situatën e vendeve të tjera të rajonit. Për të Shqipëria e ka nisur “nga vendi i fundit në rajon për nivelin e pagës minimale, ndërsa me rritjen e fundit ngjitemi në vendin e tretë baraz me Maqedoninë e Veriut, duke lënë pas Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën”. Poa shtu Rama deklaroi se priten edhe dy rritje të tjera brenda këtij mandati, për ta çuar atë në 45 mijë lek, sipas tij përtej edhe premtimeve elektorale. Njëkohësisht brenda majit…

Read More

Dita e Verës është festuar edhe në Mat. Nën përkujdesen e kryetarit të Bashkisë, Agron Malaj janë organizuar aktiviteve të larmishme. Teksa falënderoi qindra të rinjtë të ardhur nga tetë njësitë adminiatrative, Malaj premtoi se kujdesi i pushtetit lokal do të jetë i vazhdueshëm për çdo të ri larg bindjeve politike. Më shumë se 800 të rinj u argëtuan për disa orë një mjedis të bukur buzë lumit të Matit.

Read More

Përpos kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Sali Berisha, në qytetin e ballokumeve duket se ka shkuar edhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj. Ai është mbledhur me miq, bashkëpunëtorë dhe demokratë të Elbasanit këtë të martë. “Në ditën e parë të verës në qytetin simbol të kësaj feste. Mes miqve të mirë, bashkëpunëtorëve dhe demokratëve elbasanas dhe atyre që kanë mbërritur nga gjithë Shqipëria. Qoftë kjo ditë sipari i pranverës së vërtetë për të gjithë shqiptarët. Gëzuar”,-shkruan Alibeaj në postimin e tij. Më herët gjatë ditës kreu i demokratëve Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve të Elbasanit…

Read More