Author: tirana

Vrasësi serial Dan Hutra vrau motrën e ish-bashkëjetueses, dhe kunatën e saj dhe plagosi Elena Hysën dhe nënën e saj. Ish-bashkëjetuesja e tij, Elena Hysa flet për herë të parë dhe tregon masakrën që ndodhi në banesë, ku pranë saj ishte edhe djali disa muajsh. Elena tregon se Hutra sapo kishte shkuar në banesën e saj, dhe qëlloi motrën dhe kunatën, ndërsa atë e kishte goditur me thikë në faqe. Ajo tha mes të tjerash se Hutra donte të qëllonte dhe djalin. “Ka qenë aty e kam parë që ka shkrepur armën drejt meje, pastaj në ato momente ka dalë…

Read More

Që nga shpallja e pandemisë së Covid-19, Kina do t’i hapë kufijtë për turistët e huaj për herë të parë. Lehtësimi i madh i kufizimeve vjen pasi Pekini shpalli fitoren ndaj virusit dhe u tërhoq nga strategjia zero-covid që e ka dëmtuar ekonominë e tij. Kështu, nga 15 marsi, zyrat e huaja mund të përpunojnë aplikimet për viza kineze. Hyrja pa viza do të rifillojë gjithashtu në ishullin Hainan dhe Shangai për anijet turistike. Grupet turistike nga Hong Kongu dhe Macau do të rifitojnë gjithashtu privilegjin e tyre pa viza. Për më tepër, vizat e vlefshme të lëshuara përpara se…

Read More

Media britanike “The Spectator”, shkruan për fuqizimin e mafias shqiptare. Në artikull theksohen dhe deklaratat e fundit të kryeministrit britanik Rishi Sunak, i cili ka propozuar se për të luftuar emigracionin e paligjshëm duhet që të goditen fillimisht bandat kriminale. “The Spectator”, e cilëson mafian shqiptare si më të fuqishmen në kontinent, ku sipas tyre pikat më të sukseshme të gangsterëve shqiptarë janë disiplina, besueshmëria dhe profesionalizimi. Pjesë nga artikulli: Vihet re se javët e fundit ka pasur një ndryshim në retorikën e Sunak. Qoftë duke vizituar një qendër kontrolli në Dover apo duke folur në samitin anglo-francez në Paris,…

Read More

Në Elbasan është edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili është pritur me entuziazëm nga mbështetësit e tij, me thirrjet “O Sali, o hero, ty gjithë Shqipëria të do”. Berisha është pritur siç e ka dhe tradita nga disa vajza të veshura me kostume popullore, me ëmbëlsirën tradicionale, ballokumen, të cilën e ka provuar, ndërsa i kanë vendosur dhe një verore në dorë, simbolikë e kësaj feste. “Urimet më të përzemërt qytetarëve të Elbasanit, për këtë ditë gëzimi, feste për Elbasanin, i cili sot është edhe kryeqyteti i saj dhe mbarë shqiptarët. Këtu sot kanë ardhur pelegrinë nga mbarë Shqipëria, në…

Read More

Banorët e Dukagjinit kanë dalë në protesta, kjo për të kërkuar ndërtimin e rrugës që lidh Shkodrën me njësitë vendore Pult, Shosh dhe Shalë të kësaj krahine. Ministrja Elisa Spiropali, që është edhe e deleguar e PS-së në këtë qark, dha sot lajmin e mirë se është gati projekti për ndërtimin e rrugës me financim të qeverisë qendrore. “Bashkë me Benetin, prefekten Majlinda Angoni dhe drejtorin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli, biseduam shtruar me përfaqësues të grupit organizator të protestës së drejtë për rrugën e Dukagjinit. Dukagjini është një thesar sa i njohur po aq i pazbuluar, i…

Read More

Arabia Saudite po përpiqet që të rrëmbejë edhe Lionel Messi-n. Me kontratën e yllit argjentinas që përfundon në verë, nuk është çudi që ai të transferohet në kampionatin saudit. Klubi i Al-Hilal ka shfaqur interes për shtatë herë fituesin e “Topit të Artë” dhe është gati që të bëjë çmendurira për të. Përfaqësuesit e klubit nga Riadi, kontaktuan me përfaqësuesit e 35-vjeçarit. Sauditëve u është bërë e qartë se Mesi do të ishte gati që të firmoste, por në këmbim do 600 milionë Euro për dy sezonet e ardhshme. Një shifër e çmendur, por që në Arabi po e shqyrtojnë.…

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Elbasan me rastin e Ditës së Verës. Në një prononcim për gazetarët, Rama u kujtoi pensionistëve se përtej atyre që mund të jenë thënë, qeveria do ta mbajë premtimin dhe do t’u shpërndarë një tjetër mbështetje sociale. “Më vjen mirë që në pragun e kësaj stine kemi disa lajme të mira për ata që punojnë dhe që besojnë te puna. Duke filluar nga paga minimale që përtej të gjitha programeve elektorale të të gjitha partive për këtë mandat, dhe përtej parashikimeve më optimiste është e mundur sot që të ngrihet në 40 mijë lekë. Zbatimi…

Read More

Paçka diskutimeve dhe situatave që kanë ndodhur pas largimit të Efit nga “Big Brother Vip 2”, shoqja e Luizit e cila menaxhon llogarinë zyrtare në Instagram të këngëtarit, nuk është ndikuar aspak nga përpjekjet për të krisur miqësinë e tyre. Sot Efi feston datëlindjen dhe një ndër urimet e para ka qenë pikërisht nga Instagram-i i Luizit. Duke përdorur fjalën që Luizi i thoshte shpesh, “Shefja e Diplomacisë”, personi që menaxhon llogarinë e këngëtarit në rrjetin social, i uron në emër të tij Efit “lumturi dhe emocione të mira”.

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës iu bashkua festimeve për Ditën e Verës në kryeqytet. Mbi 100 aktivitete janë organizuar për fëmijë dhe të rritur në pjesë të ndryshme të Tiranës. Veliaj zbuloi surprizat e ditës së sotme. “Kjo do jetë një ditë plot me aktivitete. Ne do të bëjmë disa aktivitete që le të themi janë pak më të mëdha. Janë 100 aktivitete të ndryshme. Koncerti i Enisës do të jetë rreth orës 13.00, pra përpara drekës në sheshin “Skënderbej”, ndërkohë që banda e qytetit sa filloi rrugëtimin e vet dhe është tek kodrat e Liqenit. Do të kemi disa…

Read More

Policia e Vlorës ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi akuzohen se qëlluan me armë zjarri në drejtim të një 36-vjeçari, të cilin e kishin kërcënuar dhe dhunuar më parë, për t’u dhënë një shumë parash Të dy autorët e ngjarjes janë me precedentë kriminal në fushën e krimeve kundër personit, tha policia. “Shërbimet e Policisë Vlorë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Ramicë, 2 shtetas kishin qëlluar me armë zjarri, në drejtim të një 36-vjeçari, kanë organizuar punën me qëllim parandalimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale. Si rezultat i kërkimeve intensive…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Elbasan për të marrë pjesë në kremtimet për Ditën e Verës. Ai është shqoëruar nga kryebashkiaku Gledjan Llatja, ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe deputetët e PS-së Damian Gjiknuri, Luan Duzha dhe Denis Deliu.

Read More

Policia e Mallakastrës ka arrestuar një 27-vjeçar, pasi akuzohet se shantazhoi 2 adoleshente, për t’i dhënë para, që të mos iu publikonte foto dhe video me përmbajtje personale. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, si rezultat i reagimit të menjëhershëm pas kallëzimit të marrë nga 2 adoleshente (15 dhe 17 vjeçe) se shantazoheshin nga një shtetas, për t’i dhënë para, që ai të mos iu publikonte foto dhe video me përmbajtje personale, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin M. Rr., 27 vjeç, banues në Ballsh, për veprën penale ‘Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie’”, tha…

Read More