Këtë të martë, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi ankimimin e Lëvizjes Bashkë për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 14 majit. Palët paraqitën argumentet e tyre, por KAS vendosi të rrëzojë ankimimin. Drejtuesi Arlind Qori, e ka quajtur politik vendimin e KAS. Ai tha se vendimin do ta çojnë në Kolegj Zgjedhor. “Pse nuk duan t’ia dinë për argumentet, për ligjin, për Kodin Zgjedhor. Çfarë e shqetëson Ramën dhe Veliajn? Ata kanë frikë nga një lëvizje politike e vërtetë, nga njerëz të organizuar dhe me idealet. Ata e dinë se sa shumë na presin qytetarët. Ne do ta ankimojmë këtë…
Author: tirana
Fotini Derxho, fituese e “Big Brother 9” që u bë pjesë e shtëpisë disa ditë më parë, është parë shpesh duke folur me banorët e shtëpisë së “BBVip 2”, të cilëve iu tregonte mendimin e saj për lojën e tyre. Ajo bëri një diskutim me Luizin për lojën e tij, të cilën e kishte parë si një njeri nga jashtë, ndërsa së fundmi disa fragmente të Fotinisë po bëhen virale. Pas debatit të çiftit Kiara-Luiz, Fotinia i tha moderatores se çfarëdo që të bëjë Luizi ai është në rregull. “Ai është në rregull. Edhe sikur të dalë këtu, të bëjë…
143 vite më parë, më 14 mars 1880 lindi në Elbasan arsimtari dhe gjuhëtari, Aleksandër Xhuvani. Mësimet para i mori në vendlindje, ndërsa për të ndjekur shkollën mesme do të zhvendosej në Vilajetin e Manastirit. Përgjatë vjetëve 1903-1906, kreu studimet e larta në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Athinës. Më pas, iu drejtua Italisë dhe u vendos në Shën Mitër, Koronë, ku nisi të japë mësime të gjuhës shqipe. Xhuvani mori pjesë në Kongresin e Elbasanit dhe u caktua mësues dhe drejtues i Normales. Asokohe, iu përvesh punës për hartimin e tekstit shkollor të gramatikës shqipe. Krahas veprimtarisë në…
Për tragjedinë me 57 viktima në Greqi nga përplasja e dy trenave, Parlamenti Europian ka mbajtur 1 minutë heshtje në seancë edhe për refugjatët që humbën jetën në brigjet e Mesdheut javët e fundit. Presidentja e PE-së, Roberta Metsola ka shprehur sërish ngushëllimet dhe solidarizimin me popullin grek. Nga ana tjetër, ajo ka kërkuar reagim në nivelin e pritshëm nga të implikuarit në çështjen e refugjatëve, si dhe ka përshëndetur iniciativën e OKB për furnizimin me drithëra në Detin e Zi, duke u ardhur ndihmë miliona njerëzve në Ukrainë, duke shtuar se programi duhet rinovua
Policia e Matit ka vënë në pranga një 80-vjeçar, pasi kërcënoi me jetë një person për arsye pronësie. Njoftohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pjetër Budi”, në Burrel ku 80-vjeçari I.L, i dënuar më parë për vrasje, është konfliktuar për motive pronësie me një qytetar tjetër. Me ndërhyrjen e policisë, u arrestua i moshuari, i cili ishte dënuar më parë për vrasje. Gjatë kontrolleve në banesën e tij, policia sekuestroi një armë zjarri automatik, tre krehra, 82 fishek dhe dy granata që 80-vjeçari i mbante pa leje dhe kërcënonte me jetë shtetasin K.K.
Si kurrë më parë, Partia Demokratike është në pikëpyetje nëse do të regjistrohet në zgjedhje lokale të 14 Majit. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi do të shqyrtojë kërkesën e Partisë Demokratike, pasi Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) nuk pranoi ankimimet e dy grupeve. Fati i PD-së së Alibeajt do të jetë sërish në dorën e Celibashit, pasi do të jetë ky i fundit që do përcaktojë nëse do futen apo jo në zgjedhjet vendore 2023. Partia Demokratike rrezikon që të mos futet në zgjedhje, pasi edhe në vendimin e parë Celibashi vendosi kusht plotësimin e deklaratës solemne nga Lulzim Basha, i…
A është Policia e Shtetit e pastruar brenda asaj nga elementë kriminalë? Eksperti Artan Rexhepi është shprehur se Policia është e korruptuar. Ai nënvizon edhe se shoferi i Ervis Martinajt, ishte pjesë e policisë. Ndër të tjera eksperti i kriminalistikës u shpreh se policia duhet të kishte dhënë informacion dhe për daljen Dan Hutrës nga burgu.
Çiftet në formate si “Big Brother” është e vështirë që të pëlqen të dy nga publiku. Kështu po ndodh me Luizin dhe Kiarën në “BB Vip2″”, ku për këtë të fundit ka një valë negativiteti në rrjete sociale. Shpesh çifti ka dëgjuar komentet të tilla si “Kiara e shfrytëzon Luizin për lojë” dhe në një bisedë të fundit kjo frazë është përdorur nga vetë Kiara. Biseda: Luizi: Deri kur jemi bashkë? Kiara: Deri në finale. Luizi: Po pastaj? Kiara: Pastaj shohim. Luizi: Për lojë po më shfytëzon? Kiara: Po. Moderatorja ka qeshur pasi e dha këtë përgjigje, si për të…
Lumi i fundit i egër në Europë, Vjosa është shpallur zyrtarisht Park Kombëtar. Vendimi nga Këshilli i Ministrave dhe u bë i ditur nga ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro. Kryeministri Edi Rama i cili ka uruar sërish Ditën e Verës që përkon me Ditën Botërore të Veprimit për Lumenjtë, shkruan se 14 Marsi na gjen me veprimin më kuptimplotë për mbrojtjen e Vjosës, lumit të fundit më të egër në Europë. “14 Marsi, Dita e Verës por edhe Dita Botërore e Veprimit për Lumenjtë na gjen me veprimin më kuptimplotë për mbrojtjen e Vjosës, lumit të fundit të egër në…
Dita e Verës është uruar edhe nga Presidenti i vendit, Bajram Begaj. Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit uron që stina me ngjyrat dhe ngrohtësinë, të jetë një burim ripërtëritjeje për shqiptarët. “Gëzuar Ditën e Verës! Uroj që stina me ngjyrat dhe ngrohtësinë e saj, të jetë një burim ripërtëritjeje për çdo shqiptar”,-shkruan Presidenti.
Shqipëria ka ende armë që kur u hapën depot në vitet e trazirave në 1997. Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi flet për armëmbajtjen pa leje dhe krimet në vendin. Ai tha se një pjesë e armëve konsiderohen si armë të trashëguara nga ’97. Nga ana tjetër, ai nënvizoi se armëmbajtja pa leje po konkurron vrasjet. “Një pjesë e armëve konsiderohen si armë të ardhura nga ’97. Nuk mund të thuash se vazhdojnë të ketë armë të ’97. Ligji nuk ka sjellë efekte në vendin tonë. Nuk zbatohet. Ligji për armëmbajtje pa leje po konkurron vrasjet”,-tha ai.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj fton qytetarët që më 14 Mars, Ditën e Verës, të bëhen pjesë e aktiviteteve të shumta që do të organizohen në kryeqytet. Nëpërmjet rrjeteve sociale, ka publikuar axhendën e mbushur me mbi 100 aktivitete në vende të ndryshme në kryeqytet. “Evente festive dhe sportive pafund, eja festojmë bashkë ‘Ditën e Verës’, në Qytetin e Rinisë dhe Sportit. Zgjidh vendin ku do na bashkohesh”, shkruan Veliaj.