Jo me foto, por me poezi. Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zgjedhur që të urojë Ditën e Verës me vargjet e Ndre Mjedës. Meta ka ndarë një video në Facebook teksa reciton një pjesë nga poezia e Mjedës, Vaji i Bylbylit. Pjesë nga poezia e Mjedës që reciton Meta Po shkrihet bora, Dimni po shkon; Bylbyl i vorfën, Pse po gjëmon? Gjith; fushët e malet Blerim e mbëloj; Livadhi e pema Gjithkah lulzoj. A çil kafazi, Bylbyl, flutro; Ndër pyje e orgaja, Bylbyl, shpejto.
Author: tirana
Këtë të martë, vendi do të ndikohet me temperatura kryesisht nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë ndikimit dhe depërtimit të Anticiklonit të Azoreve drejt Europës Qendrore. Në këtë mënyrë për pjesën më të madhe të ditëve moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin dhe vranësira të pakta kalimtare. Ndërsa dita e mërkurë do të ndikohet nga kalimi (i shpejtë) i një fronti të ftohtë atmosferik.
Nisur nga aksidentet e fundit, ku më tragjikja është ajo e së enjtes së shkuar, ku tre të rinj u shuan në një aksident në zonën e TEG-ut, bën që Policia Rrugore të ketë 100% “sy” për 200 kilometrat e para, të cilat do mbulohen 100% me teknologji. Lajmin e dha drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato, gjatë emisionit “Opinion”. Ai u shpreh se rrugët duke filluar nga Elbasan-Tiranë-Durrës-Vlorë do të mbulohen 100% me teknologji. Sipas Qatos bëhet fjalë për autostrada dhe rrugë interurbane kryesore. “Është e pamundur që të gjitha akset rrugore t’i mbulojmë me shërbime. Ne kemi sot…
Tirana dhe mbarë vendi do të festojnë sot Ditën e Verës. Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh festive për të gjitha grup moshat, të cilat do të nisin që në orët e para të ditës dhe do të përfundojnë vonë pas mesnate. Për të garantuar mbarëvajtjen e këtyre aktiviteteve dhe për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve, ku janë planifikuar zhvillimi i aktiviteteve. Më konkretisht: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria…
Kryeministri Edi Rama, postimin e mëngjesit tashmë traditë prej shumë vitesh, këtë të martë e ka nisur me Ditën e Verës, ku ka uruar të gjithë qytetarët. “Mirëmëngjesi dhe me kënaqësinë që më në fund po çel gjethi, ju uroj një 14 Mars me këmbë të mbarë për stinën e re”, shkruan Rama.
Dashi Ju ka ardhur koha për të gjetur ekuilibrin tuaj të brendshëm që duket i humbur në periudhën e fundit. Për sa i përket aspektit të punës, ne duhet të shtrëngojmë dhëmbët edhe për një kohë të gjatë, por faza e rilindjes është gati të arrijë. Demi Të martën hëna është disonante ndaj është më mirë të mos shtohen diskutimet. Të gjitha historitë e reja, megjithatë, nuk janë saktësisht më të mirat, kështu që ndoshta do të ishte më mirë të kaloni pak kohë për veten tuaj. Për sa i përket punës, dëshira për ndryshim është e madhe. Binjakët Ditë…
Sot është Dita e Verës, por festimet kanë nisur që një natë para, ku qytetarët kanë ndezur zjarrin që simbolizon djegien e dimrit dhe të këqijat dhe për të rikthyer dritën e shpresës tek njerëzit. Në vigjilje të natës se Ditës së Verës, çdo shtëpi është e mbushur me një gëzim të veçantë, është një ndjesi që i pushton njerëzit fare pa e kuptuar. Ndoshta nga ndikimi i diellit, gjelbërimit apo shpërthimit të farës dhe sytheve që janë shprehje e begatisë dhe vazhdimësisë. Shtëpia mbushet plot me gjëra të mira dhe me bollëk. Porta zbukurohet me lule dhe lastarë të…
Shtetasja ruse, Svetlana Timofeeva, e akuzuar për spiunazh nga autoritetet shqiptare, ka kërkuar azil politik në Shqipëri. Timofeeva, 33 vjeçe nga Rusia, u arrestua më 20 gusht të vitit 2022 së bashku me dy shtetas të tjerë, Mikhail Zorin, 23 vjeç nga Rusia dhe Fedir Aplatov nga Ukraina, pasi tentuan të hynin në ambientet e uzinës së armëve në Gramsh dhe hodhën sprej neuro-paralizues ndaj dy ushtarëve që ruanin objektin ushtarak. Ajo po mbahet në paraburgim në burgun e grave në Tiranë, ndërsa çështja ndaj saj gjykohet në gjykatën e Elbasanit, pasi zona ku ndodhi ngjarja, Gramshi, përfshihet në këtë…
Roland Bejko tregon emrat e propozuar për kandidatë të Partisë Demokratike në Gjirokastër dhe Tepelenë, për zgjedhjet e 14 majit. “Partia Demokratike vazhdon pregatitjet për zgjedhjet edhe në Qarkun e Gjirokastrës. Në cilësinë e anëtarit të kryesisë së PDSH, së bashku me Prof. Myzafer Elezi, anëtar i Këshillit Kombëtar, ish kandidat për deputet, ishim të dielën mes demokratëve të Tepelenës e Gjirokastrës ku u zhvilluan takime (me dy-tre vetë siç duket dhe në foto) me kryesitë dhe anëtarët e PD-së në këto bashki. Qëllimi i takimit kish të bënte me konfirmimin e propozimeve për kandidatët për kryetarë bashkie, të propozuar…
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama kontraktoi McGonigal për të kryer hetime private në dëm të opozitës dhe arritën të merrnin peng ish-kryedemokratin Lulzim Basha. Komentet Berisha i bëri gjatë fjalës së tij në Belsh, ku prezantoi kandidatin e “Primareve” për këtë bashki. Berisha tregoi se Basha i kishte shkuar në zyrë përpara zgjedhjeve dhe e kishte pyetur nëse ja vlente të bënin koalicion me Ramën nëse humbisnin zgjedhjet dhe shtoi se përgjigja që ai i dha ishte negative. “Secili prej nesh të ulet me çdo socialist e çdo demokrat dhe t’i shtrojë këto të vërteta. Çfarë…
“Iku duke lënë në këtë botë kujtimin e një gruaje që nuk pa një ditë të bardhë dhe një mbese që sot ka mbetur edhe më e vetme në këtë botë kaq të padrejtë”. Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës në Tiranë, ku nga breshëria e plumbave drejt një lokali humbi jetën Mimoza Paja. Në reagimin e tij, Blendi Fevziu thotë mes të tjerash se, ajo që e bën edhe më të rëndë këtë sulm kriminal është humbja e një jete…
Çdo grua në një moment në jetën e saj duhet të merret me pikat e zeza dhe me poret. Këto gropa të vogla janë thjesht hapje pak më të gjera të indeve të lëkurës dhe në to ka tendencë të mblidhen papastërti duke krijuar pika të zeza. Këto gropa të vogla janë thjesht hapje pak më të gjëra të indeve të lëkurës. Trajtimet më të mira kundër pikave të zeza Asnjë grua nuk duhet të shpenzojë sa qimet e kokës për trajtime kozmetike kundër pikave të zeza që shkaktojnë irritim të lëkurës. Dermatologët këshillojnë disa kura natyrale të padëmshme për lëkurën…