Fatjon Murati dyshohet se ka qenë shënjestra e atentatit të regjistruar mbrëmjen e djeshme në lokalin e tij në “Don Bosko”, ku mbeti e vrarë banakierja e lokalit Mimoza Paja 58 vjeç, si dhe u plagosën pesë persona të tjerë mes tyre edhe një e mitur 10-vjeçare. Dyshohet se atentati ka qenë si pasojë e një hakmarrje mes grupeve kriminale. Pak kohë më parë Fatjon Murati, u arrestua pas shpalljes në kërkim për një baze armësh të zbuluar në Tiranë, teksa në makinë u kap së bashku me Indrit Doklen dhe kunatin e këtij të fundit Gentjan Reçin. Por, ai u…
Author: tirana
Ish-kandidati i PD-së për deputet në zgjedhjet e vitit 2021, Qani Xhafa është arrestuar në orët e para të mëngjesit të së shtunës pasi është përfshirë në një aksident rrugor. Burime për “Panorama TV” bëjnë me dije se Xhafa ka qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes. Aksidenti ka ndodhur në bulevardin “Qemal Stafa” në Elbasan. Mësohet se Qani Xhafa, i cili udhëtonte në gjendje të dehur, është përplasur me trafikndarësen në rrugë. Pas aksidentit, Xhafa është arrestuar nga efektivët e policisë. Qani Xhafa kandidoi për PD-në në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 në qytetin e Elbasanit…
Shpati, ish-banor i “Big Brother VIP”, i cili u eliminua të shtunën, ka folur për eksperiencën e tij brenda shtëpisë dhe pritjet jashtë saj. Pas daljes nga ky format, për “Shqipëria Live”, ai ka treguar se ka marrë komente dhe mesazhe me përmbajtje kërcënuese nga fansat e Luizit. “Ma kanë prishur qejfin disa komente që kanë menduar se unë kam hyrë me një qëllim në “Big Brother VIP” se jam shoku i dikujt (Butrintit). Kam pasur disa kërcënime. Më kanë konsideruar si shok i Butrintit për të përçarë Luizin dhe Kiarën.” I pyetur nëse ka folur me Butrintin para se…
“Big Love” është rubrika më e re në “Big Brother VIP” ku banorët kanë marrë mesazhet e fansave të tyre. Edhe sot ata janë ulur në living dhe kanë lexuar të gjitha mesazhet e shfaqura në ekranin e shtëpisë, por më i surprizuari sot ka qenë Luizi. Ai ka marrë një mesazh nga nëna e tij. “Përshëndetje çapaçulat e nanës. Jeni shumë të mirë. Zoti ju rujt të tanve dhe Zoti është i madh që bani bashkë Luizin dhe Oltën në një bluze. Më keni knaq nëna e Luizit nga Neë York”, shkruhet në mesazh që ka emocionuar Luizin dhe…
Policia e Vlorës ka njoftuar realizimin e një operacioni antidrogë gjatë ditës së sotme. Në pranga kanë rënë 4 rumunë, të cilët janë kapur duke transportuar 260 kg lëndë narkotike kanabis drejt Greqisë. Policia bën me dije se ka dyshime se për llogari të 5 bashkëpunëtorëve të tyre shqiptarë të cilët janë shpallur në kërkim, shtetasit rumunë kamufloheshin si turistë dhe udhëtonin drejt Shqipërisë të ndarë në dy çifte me dy automjete “Camper”. Të arrestuarit janë M. C., 20 vjeç, M. C., 20 vjeçe, F. T., 24 vjeç dhe A. P., 21 vjeçe ndërkohë që po punohet për kapjen e…
Një 22-vjeçare, e cila ndodhet në muajin e gjashtë të shtatzënisë, është dhunuar nga babai i saj. Mediat greke shkruajnë se 50-vjeçari shqiptar ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij shtatzënë jashtë ambienteve të shtëpisë ku jetonin në Janinë. Gruaja 22-vjeçare u dërgua në spitalin e Hatzikosta-s, ndërsa autori është shpallur në kërkim. Raportohet se shëndeti i foshnjës dhe i nënës nuk është nën rrezik.
Shqipëria ka siguruar në fundjavë një tjetër medalje në arenën ndërkombëtare sportive nëpërmjet njërit prej sportistëve të huaj, të adoptuar në ngjyrat kuqezi. Kjo sepse Matvei Petrov ka shënuar një tjetër rezultat të madh në evenimentet e rëndësishme të gjimnastikës. 32-vjeçari rus, i cili përfaqëson Shqipërinë, ka arritur që të fitojë medalje bronzi në Kupën e Botës, e cila po mbahet në Baku të Azerbajxhanit. Me 14.766 pikë, gjimasti u rendit në vend të 3-të në disiplinën e kalit me doreza. Petrov realizoi një paraqitje shumë të mirë, që i mundësoi edhe vendin në podium. Medalja e artë në kalin…
Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve në Greqi njoftoi arrestimin e katër pjesëtarëve të policisë greke të cilët akuzohen “për torturë dhe fyerje të tjera të dinjitetit njerëzor me bashkëpunim” ndaj një të burgosuri shqiptar. Arrestimi është kryer nga Shërbimi i Punëve të Brendshme të Forcave të Sigurisë dhe katër policët janë dërguar në prokurorinë kompetente, thuhet në njoftimin zyrtar. “Siç rezultoi nga hetimi, të arrestuarit , një oficer, 2 policë dhe roja speciale, të ngarkuar me përgjegjësinë e ruajtjes dhe transferimit të të burgosurve në institucionin e vuajtjes së dënimit , kanë kryer akte rrahjeje dhe torture ndaj një të…
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, këtë javë do të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Fillimisht, ai do të ketë takime me krerët e qeverive të këtyre dy shteteve, në kuadër të Këshillit të Stabilizim Asociimit. Ndërkaq, më 18 mars ai do të organizojë takimin midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut që e lehtëson blloku evropian. Burimet në BE thonë se vizitat në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut ishin planifikuar më herët, prandaj edhe kishte lindur ideja që pasi Borrell do…
Avokati Spartak Ngjela, sipas informacioneve që pretendon që disponon ka deklaruar se Bashkimi Evropian do ta shpallë “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha. Sipas tij, Berisha nuk mund të jetë kryetar i Partisë Demokratike kur është shpallur “non grata” nga SHBA. I ftuar në Euronews, ai deklaroi se e kanë njoftuar që edhe Britania po mendohet ta shpallë “non grata.” “Nuk mund të jesh ti kryetar i partisë së djathtë në Shqipëri dhe ”non grata” në Amerikë. Nuk ka mundësi, më kë flisni ju? Me Moskën jemi ne? Nuk mundet. Është në Amerikë “non grata” dhe në Britani. Mendohet që ta…
Një ngjarje fatale është shënuar në Teksas të SHBA. Një vajzë 3 vjeçe ka vrarë aksidentalisht të motrën, 4 vjeçe. Sherifi i qarkut, Harris Ed Gonzalez, tha se vajzat ishin në dhomën e gjumit të një apartamenti në Bammel North Houston Road në Hjuston, ku jetonin me prindërit e tyre. Anëtarët e familjes, ndodheshin në ambiente të tjera të banesës dhe vajzat u lanë pa mbikëqyrje. Vajza 3-vjeçare gjeti një pistoletë të mbushur dhe qëlloi vetëm një herë në drejtim të motrës, duke e lënë të vdekur.
Adrenalina, fama, rrjetet sociale, edhe lëndët narkotike po rrezikojnë jetët e të rinjve shqiptarë. Çdo ditë e më shumë sheh të reklamohet në rrjetet sociale makina luksoze që ecin me shejtësi tej normave të lejuara, ndërsa dëgjon audio të të rinjve që argëtohen, pa pyetur se ai mund të jetë udhëtimi i tyre fundit, apo i ndonjë personi tjetër i cili mund të jetë duke kaluar në rrugë thjeshtë në momentin e gabuar. “Avion, avion, avion …”, dëgjohet teksa bërtet një i ri në tik-tok, ndërsa ka reklamuar trimërinë e radhës duke ecur me shpejtësi skëterrë në një rrugë plot…