Author: tirana

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i dha 48 orë kohë përfaqësuesve ligjorë të grupimit “Alibeaj” që të plotësojnë dokumentacionin dhe të qartësojnë çështjen e “Autorizimit” të lëshuar një vit më parë nga kryetari i dorëhequr i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, para se të vendosë për regjistrimin e PD-së në zgjedhjet lokale. Ky vendim u ankimua nga Enkelejd Alibeaj në KAS. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve nuk pranoi të shqyrtojë ankimimin dhe e ktheu sërish çështjen në KQZ. Indrit Sefa, përfaqësuesi ligjor i grupit të Alibeajt, në një dalje për mediat, akuzoi Celibashin se po shpërdoron detyron dhe po shkel ligjin…

Read More

Autoriteti Rrugor Shqiptar, me një postim në rrjetet sociale bën me dije se ka përfunduar montimi i trarëve në mbikalimin e Shkozës ku është rihapur qarkullimi në Unazën Lindore të kryeqytetit, pjesë e Unazës së Madhe. Bllokimi në këtë rrugë ka zgjatur 9 ditë dhe tashmë lëvizja e mjeteve do të vijojë normalisht. “Pas përfundimit të punimeve për ndërtimin e mbikalimit të Shkozës ku u bë montimi i trarëve të këtij mbikalimi qarkullimi i kthehet normalitetit në të dyja senset e lëvizjes”, shkruan ARRSH.

Read More

Një aksident ka ndodhur këtë të hënë në qytetin e Shkodrës pranë urës së vjetër të Bunës. Një makinë ka përplasur një fëmijë 7-vjeçar. Si pasojë, i mituri është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e mjetit për veprime të mëtejshme hetimore.

Read More

Ish-fituesi i “Big Brother 2”, Qetsori është zotuar të thyej rekord duke e fituar edicionin e dytë të “Big Brother VIP2”. Por jo vetëm kaq, pasi ai është i sigurt se mund të fitojë dhe atë të tretin. Këto komente i ka bërë gjatë një debati me Luiz Ejllin, i cili i ka thënë ta provojë edhe njëherë te edicioni i ardhshëm. “Do e shohësh ti si do të fitosh sa të dalësh në nominim me mua edhe me një tjetër edhe fillon i merr valixhet”, i është kundërpërgjigjur këngëtari i njohur. Ndërkohë kujtojmë se ditën e sotme, Vëllai i…

Read More

Dy persona janë vënë në pranga, pasi janë të dyshuarit kryesorë për gjashtë vjedhje, dy prej tyre me dhunë. Në pranga u vu 39-vjeçari me iniciale N. B., banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, pasi nga hetimet rezultoi se: -më datë 12.03.2023, ka tentuar t’i vjedhë me dhunë, celularin, një shtetasi;-më datë 09.03.2023, i ka vjedhur me dhunë, varësen e floririt, një shtetasi;-më datë 08.03.2023, ka tentuar t’i vjedhë me dhunë, celularin, një shtetasi tjetër. Policia arrestoi edhe 38-vjeçarin me iniciale B. B., banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, pasi nga hetimet se është autor i…

Read More

Ditën e djeshme Luizi ka qenë i sëmurë teksa ajo që është vënë re ka qenë mungesa e interesimit të Kiarës dhe indiferentizmi i saj. Teksa e gjithë shtëpia ishte mbedhur në kuzhinë për të gatuar ballokumet për Ditën e Verës, Luizi i është drejtuar parteneres së tij duke i thënë që nuk ishte shqetësuar aspak për gjendjen e tij shëndetësore. Me menefregizëm Kiara i është kthyer dhe i ka thënë: Ti atë punë ke çdo dy ditë. Pjesë nga biseda: Luizi: Si nuk e çau menderen hic, gjithë ditën Olta: Më shumë jam kujdesur unë për ty Kiara: Ti…

Read More

Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 2 vite e 8 muaj burg për Leonard Palushin, i arrestuar gjatë operacionit “Plumbi i Artë”. Palushi akuzohet për korrupsion me dyshimin se ka përfituar një automjet nga Erjon Alibeaj, ky i fundit i akuzuar si organizator i disa ngjarjeve kriminale te ndodhura në qytetin e e Elbasanit. Palushi mbante postin e shefit të hetimeve në drejtorinë e Policisë së Elbasanit dhe akuzohet se ka devijuar hetimet për vrasjen e Emiljano Ramazanit me kërkesë të Erjon Alibejt.

Read More

Regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë do të bëhet i mundur edhe kur ata nuk kanë mbushur moshën 6 vjeç. Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme një sërë ndryshimesh në ligjin e arsimit parauniversitar, ku një ndër to është edhe regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë edhe nën moshën 6 vjeç. “Një ndër ndryshimet e kaluara është edhe regjistrimi i nxënësve edhe para se të mbushin moshën 6 vjeç në klasë të parë, me kushtin që deri në datën 31 dhjetor të atij viti, të mbushin 6 vjeç. Nuk është e detyrueshme, por është vetëm për…

Read More

Viti 2022 ka sjellë rritje të procedimeve kundër korrupsionit përgjatë gjithë vitit të shkuar, si nga prokuroritë, por në mënyrë të veccantë nga forcat e rendit. Sipas treguesve zyrtarë, Sektori kundër Korrupsionit në Policinë e Shtetit ka evidentuar 531 vepra penale dhe zbuluar 503 të tilla, ose 94.72%, me 715 autorë të proceduar penalisht, nga të cilët arrestuar/ndaluar 128 autorë, 545 ndiqen në gjendje të lirë dhe janë shpallur në kërkim. Krahasuar me vitin 2021, vetëm gjatë 6 – mujorit të parë të vitit 2022, për veprën penale të korrupsionit, janë evidentuar 119 vepra penale më shumë, janë zbuluar 121…

Read More

Fluturimet në disa aeroporte gjermane u ndërprenë edhe këtë hënën në një varg grevash njëditore lidhur me mosmarrëveshjet e punonmjësve për pagën. Grevat përfshijnë aeroportet e Berlinit, Hamburgut, Hannoverit dhe Bremenit. Rreth 200 nisje u anuluan në Berlin dhe rreth një e treta e 200 mbërritjeve të planifikuara pritet të anulohen, njofton agjencia gjermane e lajmeve dpa. Aeroporti i Hamburgut bëri me dije se të gjitha nisjet e planifikuara gjatë të hënës u anuluan dhe të paktën 50 nga 121 mbërritjet e planifikuara gjithashtu. Paralizimi i transportit ajror po ndodh për shkak të mosmarrëveshjeve për pagat e punonjësve, si nga…

Read More

Një javë tjetër e çuditshme dhe disi e vështirë po shpaloset, e cila do të prekë kryesisht 3 shenjat e mëposhtme, dhe kjo sepse kemi një shesh përfundimtar mes planetit Mars nga Binjakët dhe Neptunit nga Peshqit. Kjo është një ngjarje e veçantë astrologjike, e cila kërkon vëmendje dhe menaxhim të mirë, pasi ditët do të karakterizohen nga konfuzion dhe pavendosmëri intensive. Sigurisht që nuk është periudha e duhur për vendime përfundimtare, por edhe rreziqe, qoftë në planin personal apo profesional. Për shkak të energjisë së fortë nga Marsi, ka shumë të ngjarë edhe zënkat, por edhe tensione të papritura, të cilat…

Read More

Policia ka dhënë detaje nga ngjarja e ndodhur një ditë më parë në lokalin në Don Bosko, ku për pasojë mbeti e vrarë shtetasja Mimoza Paja, 58 vjeçe, e cila ishte e punësuar si banakiere si dhe u plagosën 5 shtetas, 3 prej të cilëve vazhdojnë të jenë në spitalin e Traumës duke marrë ndihmë mjekësore. Makina që dyshohet se kanë përdorur autorët u gjet e djegur në orët e para të mëngjesit në fshatin Likmetaj, brenda të cilit janë gjetur 3 armë zjarri automatike. Nga verifikimi i numrit të shasisë, rezulton se BMë me ngjyrë gri ishte vjedhur gjatë…

Read More