Author: tirana

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave kanë miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për ndërtimin e urës së Bunës. Marrëveshja u nënshkrua gjatë mbledhjes së përbashkët mes qeverisë dhe asaj të Malit të Zi. “Kjo urë do të ndryshojë të gjithë mënyrën e komunikimit midis dy vendeve pasi kanë 34 km plazhe të cilat për t’i aksesuar qytetarët duhet të bëjnë rreth 1.5 orë rrugë për 73 km. Ndërkohë që me ndërtimin në urën e Bunës, që është 310 metra, do të përshkruhet në vetëm 2 minuta. Ky është një investim…

Read More

Lumi Vjosa është shpallur Park Kombëtar. VKM është marrë ditën e sotme nga Këshilli i Ministrave ndërsa Mirela Kumbaro tha se sipërfaqja totale e shpallur Park Kombëtar është 12 727 ha. “Kemi sot vendimin që e shpallim lumin e Vjosës lumin e fundit të egër në Europë park kombëtar. E kemi shtrirë këtë sipërfaqe mbrojtje 12 727 ha që është gjithë sipërfaqja ujore, bregore e lumit bashkë me sipërfaqen tokësore që së bashku me të tre degët e lumit Vjosë, bëjnë atë që duhet atë që është sot parku i parë i egër i një lumi në Europë”, tha Kumbaro. Nga…

Read More

Falsifikoi dokumentet, për të ndryshuar kufijtë e pronave, kapet dhe vihet në pranga, ish-punonjësi i zyrës së Kadastrës në ish-komunën Dushk. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, kapën dhe ndaluan shtetasin Agim Gjyla, 64 vjeç, banues në fshatin Dushk, Lushnjë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Shtetasi Agim Gjyla, në vitin 2018, gjatë kohës që ka qenë punonjës i zyrës së Kadastrës në ish-komunën Dushk, ka falsifikuar disa…

Read More

Kampioni i botës me Argjentinën dhe pjesë e Paris SG-së, Lionel Messi ka shkruar një tjetër rekord në listën e pafund të rekordeve të tij. Në takimin e fituar 1-2 përballë Brestit, ylli i PSG-së ka dhënë asistin numër 300 në karrierën e tij me klubet, duke u bërë i pari lojtar në histori që arrin një shifër të tillë. Lionel Messi dha asistin për Mbappe, i cili shënoi në minutën e fundit golin e fitores së parisienëve. Asistin e tij të parë Messi do ta jepte në vitin 2005. Asokohe do të shërbente për Ronaldinjon dhe si për koincidencë…

Read More

Sali Berisha thotë se kandidatët e dalë nga Primaret, do të hyjnë në zgjedhjet lokale në koalicion. Gjatë një konference për shtyp, Berisha tha se PD e ka tashmë një koalicion të parë me Partinë e Lirisë, e cila është zotuar të mbështesë të gjithë kandidatët e Rithemelimit të dalë nga primaret. “Ka një vendim të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike që Partia Demokratike hyn në këto zgjedhej në koalicion. Ka një koalicion me Ilir Metën, të parin fare, sipas të cilit Partia e Lirisë angazhohet të mbështesë kanidatët tanë në të gjithë Shqipërinë”.

Read More

Viti i rikthimit të francezit Paul Pogba te Juventus vijon të mbetet një “mallkim”. Kur u duk se ylli i mesfushës së bardhezinjve e hodhi pas krahëve dëmtimin që e mbajti prej muajit gusht jashtë fushave, tani duhet të ndalet përsëri. Ai është shfaqur në mjediset mjekësore të klubit mëngjesin e kësaj të hëne për të bërë ekzaminime të tjera, këtë herë për një tërheqje muskulore të pësuar në kofshën e djathtë në një prej seancave të fundit stërvitore. Sipas njoftimit të stafit mjekësor, Pogba duhet të ndalet për një tjetër periudhë prej 20 apo 30 ditësh. Max Allegri në…

Read More

Ministrja e Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka është paraqitur këtë të hënë në SPAK për të dhënë shpjegime për privatizimin e bazës detare në Sarandë. Për gazetarët pas daljes nga SPAK-u, ajo është shprehur se “jam në dispozicion të drejtësisë”. Xhaça dha një dëshmi në cilësinë e personit që ka dijeni lidhur me hetimet për privatizimet e pronave të ushtrisë. “Padyshim që jam në dispozicion të drejtësisë dhe kjo është arsyeja për të cilën kemi punuar. Jemi pro për të kthyer përgjigje për të gjitha çështjet që duhet të gjykohen, nuk bëj përjashtim dhe për funksionin që kam.…

Read More

Sali Berisha thotë se ditën e nesërme do të të komunikohen zhvillime të reja që lidhen me koalicionin që ai ka bërë me Ilir Metën, për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Në një komunikim me mediat, Berisha tha edhe se koalicioni i tij me Metën, është tmerri i Edi Ramës. “Ka një vendim të Këshillit Kombëtar të PD. PD hyn në këto zgjedhje në koalicion. Ka një koalicion me Ilir Metën, të parin fare, sipas të cilit, Partia e Lirisë angazhohet të mbështesë kandidatët tanë në të gjithë Shqipërinë. Ky koalicion do njohë zhvillime të tjera të reja dhe do…

Read More

Gara me kuaj në Durrës, shpallen tre fituesit Pas shumë viteve harresë, garat e kuajve edhe në Shqipëri po marrin një vëmedje të veçantë. Sektori Rinia në Durrës mikpriti sportistë profesionistë në hipizëm të cilët garuan me kuajt e tyre në një garë që fali mjaft emocione. Në përfundim, u dhanë medalje në shenjë mirënjohje për të gjithë pjesëmarresit dhe 3 kupa për tre fituesit. Vendin e 1-rë: Kalorësi Hilmi Myrtollari nga qyteti i Korçës (Klubi Shumësportësh, Skënderbeu) me kalin Luna Vendin e 2-të: Kalorësi Taulant Nukaj (Klubi Shumësportësh, Skënderbeu, Korçë) me kalin Nazir Vendin e 3-të: Kalorësi Egli Santo…

Read More

Sali Berisha akuzoi Presidentin serb, Aleksandar Vuçiç se është një ultranacionalist që nuk respekton asnjë parim të Kushtetutës së vendit të tij, të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. “Në një deklaratë të papërgjegjshme, kërkesës së shqiptarëve në Serbi, për një asociacion të komunave shqiptare, iu është përgjigjur me një deklaratë që do ta kishte lakmi edhe Gebelsi po të ishte gjallë. Ai të drejtën e qytetarëve të lirë kudo në Europë, për të pasur në përputhje me Kushtetutën e vendit të tyre, e quajti marrëzi”,-tha Berisha në një konferencë për mediat të hënë. “Marrëzi nuk mund të jetë…

Read More

Ardit Çuni, opinionist në “BBV”, është bërë bjond dhe kjo i ka tërhequr vëmendjen moderatores Megi Pojani. Pasi e pyeti nëse ka bërë këtë ndryshim në look për t’i ngjarë Luizit, Arditi tha se ai bën ndryshime herë pas here. Arditi tregoi se ai i ka lyer flokët para Luizit, që në “Big Brother VIP 1”, së bashku me Dagzin. Këngëtari shtoi se i lyen gjithmonë dhe kur shkon në udhëtime. “Unë mendoj që ngjyra e flokëve është firma e ‘Big Brother’. Vitin e kaluar unë dhe Dagz i kemi lyer flokët bjond, prandaj i riktheva dhe këtë vit. Madje,…

Read More