Ndërsa ende nuk dihet nëse PD zyrtare, por dhe ajo e Berishës, do të hyjnë në zgjedhjet e 14 majit, në media prej disa ditësh është duke qarkulluar emri i kandidatit të grupimit të Alibeajt për Bashkinë e Tiranës. Ai është shkrimtari Rudi Erebara. Pra demokratët, duket se do të kenë dy kandidatë në zgjedhjet e 14 majit, nëse do të regjistrohen në zgjedhje, kuptohet: Belind Këlliçin dhe sipas të gjitha gjasave, Rudi Erebarën.
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj po marrin pjesë në prezantimin e strategjisë së zhvillimit të Tiranës. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryeministri Rama shkruan se është krenar për punën që është bërë deri më tani në Tiranë dhe për atë që do të bëhet në vijim. “ME NJERËZIT PËR NJERËZIT. Krenar për çfarë kemi bërë për Tiranën dhe besimplotë për çfarë do të bëjmë në vijim”, shkruan Rama.
58-vjeçarja Mimoza Paja mbeti e vrarë aksidentalisht nga breshëria e armës mbrëmjen e djeshme në zonën e “Don Bosko-s” në Tiranë. Fqinji i viktimës, thotë se ajo punonte për të siguruar bukën e gojës si banakiere në lokalin që u bë shënjestër e atentatit. “Hallexheshë, punonte për copën e bukës. Ka pasur vetëm një vajzë, djali i jetonte diku tjetër me qira. Jetonte vetëm me gocën e vogël. Ajo ishte punëtore mbi të gjitha”, u shpreh fqinji i saj. Banesa e të cilit ndodhet afër me vendin e ngjarjes, thotë se të shtënat janë dëgjuar edhe në famijen e tij,…
Në mjet që mund të transportojë bomba bërthamore i është afruar kaq shumë kufirit rus, sipas disave duke e prekur atë. Është rasti i një bombarduesi strategjik B-52, prej 60 vitesh një nga simbolet e aviacionit amerikan, i cili mund të përshkojë deri në 14 mijë kilometra pa furnizim, dhe të transportojë më shumë se 32 tonelata armatimesh, që ditën e djeshme ka kryer një mision që ka të gjitha gjasat për të qenë një paralajmërim. Bombarduesi u nis nga baza e Moron në Spanjë duke i u drejtuar Norvegjisë. Aty, zbriti drejt Danimarkës dhe më pas Polonisë, ku u…
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve po zhvillon seancat paraprake për të shqyrtuar dy ankimimet e demokratëve për regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit. Pas diskutimeve 5 anëtarët e KAS do të vendosin nëse dy kërkesat do të kalojnë për shqyrtim apo jo dhe vendosjen e datës së mbledhjes. Përfaqësuesi i Sali Berishës, Ledio Nurja, ka kërkuar përjashtimin e Ledio Brahos nga shqyrtimi i kërkesës së Rithemelimit. Por kjo kërkesë është rrezuar nga KAS. Kështu relatori i kërkesës së Rithemelimit është ish-ministri i Berishës, Ilirjan Rusmali. Roli i KAS Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) është organi kompetent për…
Javën kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka nisur në selinë blu, ku po zhvillon një takim me Sali Berishën. Sigurisht që në fokus janë zgjedhjet lokale të 14 Majit. Ky është takimi i dytë brenda pak ditësh në selinë blu mes Berishës dhe Metës. Bisedimet mes tyre kanë lidhje me mënyrën se si PD e Berishës do të futet në zgjedhjet e 14 majit, pasi KQZ nuk e regjistroi për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale. Në mesditë Sali Berisha ka paralajmëruar dhe një deklaratë për mediat në seli.
Nga: Namir Lapardhaja Në çdo palë zgjedhje, organet administruese të zgjedhjeve duhet të kenë në qendër të tyre vetëm një gjë: Leximin dhe menaxhimin e drejtë të vullnetit të zgjedhësve! Çdo deklaratë apo përkujdesje tjetër është thjesht një përdorim politik. Siç po ndodh së fundmi me deklaratat e kryekomisionerit Celibashi, i cili bën më të rëndësishme një deklaratë të një ish-kryetari se sa procesin zgjedhor që prej kohësh devijohet nga pushtetit përmes përdorimit të fondeve shtetërore, hapjes së vendeve sezonale të punës, shkeljeve të financimeve apo përdorimit të elementeve kriminale. Edhe më paradoksale është kjo situatë po të kemi parasysh…
Mimoza Paja humbi jetën si pasojë e atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në zonën e “Don Bosko-s” në Tiranë. 60-vjeçarja që u vra aksidentalisht, mësohet se kishte 10 ditë që kishte filluar punë në këtë lokal. Fatjon Murati ka qenë me masë sigurie “arrest shtëpie”, ndërkohë që ditën e djeshme oficerët kanë bërë kontrollin në banesën e tij dhe e kanë gjetur në shtëpi. Në atë moment ai ka firmosur procedurën që ndodhej aty, por sipas gazetarit Bajraktaraj, Murati më pas është larguar drejt Kosovës e më pas në Turqi. Fation Murati është një personazh i…
Burrnesha e Durrësit, një personazh televiziv ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare. Diana Rakipi ose Lali, siç e thërrisnin, kishte humbur kontaktet me të afërmit. Pas njoftimit që ata kanë bërë, zjarrfikësit kanë gjetur të pajetë në banesën ku jetonte. Bijë në një familje me shumë fëmijë (3 vëllezër e 5 motra) Diana ishte dëshmi e gjallë e traditave të vjetra shqiptare, të përfshira në kanunin e Lek Dukagjinit, ku virgjëreshat e betuara, apo burrneshat, janë gra që ndërmarrin një betim dëlirësie dhe veshin rroba mashkullore për të jetuar si burra në shoqëritë patriarkale të Shqipërisë Veriore, Kosovës dhe Malit…
Brendan Fraserishte një ndër protagonistët e të dielës mbrëma në Hollivud, pasi fitoi çmimin Oscar si aktori më i mirë protagonist për rolin e një burri gay 270-kilogramësh që përpiqej të rigjente lidhjet me vajzën. Filmi “The Whale” – “Balena” ishte vlerësuar pozitivisht që në premierën e tij në Festivalin e Venecias verën e kaluar. Me regji të Darren Aronofsky, filmi bazohet në dramën e vitit 2012 të Samuel Hunter, me të njëjtin emër. Me lot në sy, Fraser tha gjatë ceremonisë se rruga e tij e gjatë dhe me pengesa në industrinë e kinematografisë ishte shpërblyer. “Këtë punë e…
Nutricionisti Ylli Gramatiku ka një regjim të pazakontë ushqimor. Gjatë një dite ai konsumon fruta shumë të pjekura, shumë perime dhe nuk pi ujë prej 3 vitesh. Ai është 67 vjeç dhe me këtë dietë të tij pretendon të arrijë moshën 150-vjeçare. Sipas tij, frutat nuk japin kurrë etje dhe sheqeri i tyre është më i miri i mundshmi pasi nuk ka insulinë prapa dhe mund të hash sa të duash. “Ky është një proces, ka vite rreth 10 vjet që vijon. Mosfa juaj s’e ka problem shëndetin dhe vazhdon ecën rrugë pa rrugë. Problemet që kam pasur vetë më…
Mëngjesin e kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook pamje nga puna që po bëhet për transformimin e Piramidës në Tiranë. Piramida së shpejti do të jetë gati dhe do të jetë qendra më e madhe e teknologjisë digjitale në Ballkan. “MIRËMËNGJES dhe me punën e përditshme në kantierin e Piramidës së Tiranës, e cila së shpejti do të jetë gati për qendrën më të madhe të teknologjisë digjitale në Ballkan, ju uroj një javë të mbarë”,-shkruan Rama.