Policia bën me dije, se një mjet tip “X5” e djegur është gjetur në afërsi të Bubqit në Fushë-Krujë me dy kallashnikovë në brendësi të saj. Dyshohet se mjeti u përket autorëve të atentatit mafioz që tronditi mbrëmjen e djeshme kryeqytetin. Ata qëlluan me breshëri kallashnikovi në brendësi të lokalit të Fatjon Muratit, pak kohë pasi ky i fundit ishte liruar nga qelia.
Author: tirana
Këngëtarja Lady Gaga nuk pritej të dilte në skenë në Oscar 2023 për të performuar këngën “Hold My Hand”. Gaga, në nominimin e saj të katërt për Oscar për këngën “Hold My Hand” nga filmi “Top Gun: Maverick”, kishte vendosur të mos e performonte këngën live. Por këngëtarja ka bërë një surprizë mbrëmjen e së dielës, kur më në fund doli në skenë. Ajo u shfaq fillimisht në tapetin e ceremonisë me grim të rënduar. Në skenë grimi i rëndë ishte zhdukur dhe ajo vendosi të vishte një bluzë të zezë dhe xhinse të grisura. Ishte padyshim një pamje më…
Filmi “Everything Everywhere All at Once”, dominoi çmimet Oscar 2023 me 11 nominime. Filmi ia doli të rrëmbente shtatë çmime të mëdha, duke përfshirë edhe çmimin më të rëndësishëm të mbrëmjes, “Filmi më i mirë”. Përpos kësaj, Michelle Yeoh u vlerësua si “Aktorja më e mirë”, ndërsa Jamie Lee Curtis dhe Ke Huy Quan fituan në kategoritë e aktorit dhe aktores më të mirë në rol dytësor. Dy regjisorët e “Everything Everywhere All at Once” – dy Danielët – Daniel Kwan dhe Daniel Scheinert, fituan “Regjisori më i mirë”. Filmi u shpall gjithashtu fitues për editimin dhe skenarin origjinal më…
Tirana u trondit mbrëmë nga një atentat me armë zjarri që ndodhi në një lokal ku për pasojë një prej punonjëseve humbi jetën. Viktimë mbeti Mimoza Paja, rreth 60 vjeç, punonte si kameriere dhe banakiere e lokalit ku ndodhi ngjarja në zoën e Don Boskos, për të cilën thuhet se shënjestër për të vrarë kishte Sahit Muratin, xhaxhai i Fation Muratit, i dyshuar si vrasës me pagesë. Djali i viktimës ka prekur me një mesazh kushtuar nënës së tij, ku shkruan se: “Mallkuar qofshin ato plumbat që i zbrazen në trupin tënd qofsh e xhenetit mam”. Kujtojmë se të plagosur…
Dashi Të hënën në dashuri jo gjithçka po shkon mirë, por mos u shqetësoni, gjërat së shpejti do të shkojnë më mirë. Ka pak tension në punë, por është më mirë të mos e përkeqësoni pakënaqësinë. Demi Gjatë ditës së hënë në dashuri është një moment shumë i mirë për t’u rikuperuar edhe nëse ka ende shumë për të bërë. Për sa i përket punës, është më mirë të mos bëni zgjedhje të rrezikshme. Binjakët Dita e hënë do jetë një kohë e emocioneve të mëdha, kështu që nëse jeni ende beqar, shikoni përreth jush. Në punë mbërrijnë zgjidhje për…
Kjo e hënë nis me mot të kthjellët në të gjithë vendin, por gjatë pasdites do të ketë kalime vranësirash të pakta kalimtare. Situata e qëndrueshme atmosferike do të jetë prezente deri në pasdite, e më pas vranësirat do të ketë si fillim në zonat malore veriore dhe gradualisht do të përfshijnë pjesën më të madhe të territorit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie gjatë orëve të mëngjesit, duke u luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Ndahet nga jeta mjeku i terapisë intensive në Maternitetin “Koço Gliozheni” Dr. Lefter Mano. Lajmin e ka konfirmuar Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu. Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan: “E trishtuar për ndarjen nga jeta të Dr. Lefter Mano, një mjek i përkushtuar e njeri i rrallë, që i dedikoi jetën kujdesit për të porsalindurit. Për disa dekada në shërbim të fëmijëve nga Tepelena në Tiranë, në repartin delikat të terapisë intensive në Maternitetin “Koço Gliozheni”, Dr. Lefteri gëzoi respektin dhe mirënjohjen e shumë prindërve për përkushtimin e jashtëzakonshëm që ai kishte, në përkujdesje ditë-natë…
Një automjet është përmbysur mbrëmjen e kësaj të diele në rrugën hyrëse në qytetin e Fierit përballë Drejtorisë së Tatimeve. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në automjet ka qenë vetëm drejtuesi, i cili është nxjerë dhe është dërguar në urgjencën e spitalit. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit ka shmangur nje qen dhe ka frenuar, por makina është përmbysur.
Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Urën Gajdarit në hyrje të qytetit të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se janë përplasur dy automjete. Nga aksidenti mësohet se ka të lënduar të cilët janë transportuar në spital.
Mëngjesin e sotëm banorët biseduan për lojën siameze dhe për mënyrën se si ata u çiftuan me njëri-tjetrin. Olta dhe Luizi mund të konsiderohen si çifti më “komik” në këtë lojë, për shkak se ata janë kundërshtarë dhe nuk shkojnë dhe aq mirë me njëri-tjetrin, në kuadër të lojës.Pranë Luizit dhe Oltës, ishte edhe Kiara me Dean. Kjo e fundit, i tha banorëve se kishte parë në ëndërr sikur ishte në dhomën e gjumit të saj. Olta duke folur me të qeshur, i tha Deas se shpreson që ëndrra t’i realizohet. Kujtojmë se Olta votoi Dean për ta dërguar në…
Sikurse është bërë traditë, Tirana do të festojë Ditën e Verës. Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh festiv për të gjitha grup moshat, të cilat do të nisin që në orët e para të ditës dhe do të përfundojnë vonë pas mesnate.Për të garantuar mbarëvajtjen e këtyre aktiviteteve dhe për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve, ku janë planifikuar zhvillimi i aktiviteteve. Më konkretisht: Për segmentin e rrugës “Myslym Shyri” nga…
Reagimi ndaj provokimeve: ka një mënyrë të drejtë për ta bërë dhe një të gabuar. Psikologjia ju mëson se si t’i përgjigjeni provokimeve pa rënë në kurth Provokatori: identikit psikologjik Ai di të nxjerrë në pah më të keqen te njerëzit me të cilët ka lidhje, di t’i zemërojë dhe i irriton si askush tjetër, arrin të krijojë debate dhe zënka nga hiçi, është i pandalshëm për t’i bërë ata të ndihen keq, të çorientuar dhe në siklet. Eshtë provokatori: një person i zakonshëm, i cili megjithatë në disa momente përdor një metodë komunikimi që synon të godasë bashkëbiseduesin shpejt,…