Në parkun Olimpik të Tiranës u prezantua sot strategjia e zhvillimit të Tiranës në 5 vitet e ardhshme. Me pjesëmarrjen edhe të kryeministrit Edi Rama, kryebashkiaku Veliaj dhe disa prej drejtuesve të sektorëve kryesorë të Bashkisë së Tiranës u ndalën në disa prej fushave më të rëndësishme ku është investuar dhe ku do të fokusohet puna në planin e ri strategjik zhvillimor të kryeqytetit. “Krenaria ime më e madhe, – tha Veliaj, – janë shkollat, kopshtet dhe çerdhet e reja që kemi ndërtuar në Tiranë. Janë investime që do t’i ngelen qytetit edhe për 100 vitet e ardhshme. Por, jam…
Author: tirana
Mira, nëna e 22-vjeçares Erisilda Abedini, që të gjithë e njihnin si Sisi, një nga tre të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik të rreth rrotullimit të TEG-ut, ëndërronte një të ardhme të ndritur për vajzën e saj të vogël. Ajo kishte pasion dhe dëshironte botën e televizionit, sepse Zoti e kishte bekuar me bukurinë për të qenë një yll. Por fati i keq i trokiti në derë Mirës, punonjëses së policisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, e cila atë pasdite të kobshme për të si nënë ishte si zakonisht në ritualin së punës me turne, një punë…
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka vendosur të mos marrë në shqyrtim dy ankesat e grupimeve në Partinë Demokratike për tu regjistruar në zgjedhjet lokale të 14 majit. Grupimi i Enkelejd Alibeajt kundërshtoi një vendim të ndërmjetës të KQZ-së që u njohu të drejtën të përdorin logon dhe vulën, por kërkoi që një deklaratë ku shprehej vullneti për zgjedhje të lira dhe të ndershme të firmoset nga Lulzim Basha. Sipas grupimit të Bashës, letra është firmosur nga i autorizuari Enkelejd Alibeaj por që nuk u pranua nga Ilirjan Celibashi. Sipas KAS, kërkesa e Alibeajt nuk është pranuar për shkak se…
Bashkia Libohovë nuk është një nga më të rëndësishme, por rasti i fundit e ka kthyer atë në një garë interesante. Kjo, duke qenë se në këtë bashki kandidojnë dy kushërinj: Adi Xhelili nga grupi i Berishës dhe Leonard Hide nga PS. Xhelili, pas publikimit të këtij, fakti, ka bërë një reagim. “Për bashkëqytetarët e mi! Që prej datës 4 dhjetor 2022, jam në garë si kandidat për kryetar bashkie i Libohovës, propozuar nga antarësia e Partisë Demokratike, i votuar po nga kjo antarësi dhe simpatizantët me formulën ” një antar, një votë”, pra një kandidat i votuar dhe jo…
Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të rinjëve në çdo fushë, por edhe profesionistëve të japin më të mirën në vendin e tyre pasi do të shpërblehen. Gjatë fjalës së tij në analizën e punës së Bashkisë Tiranë, Rama deklaroi se në vitin 2025 paga minimale do të kapë vlerën e 45 mijë lekëve të reja. “Në kushtet ku ne po rritemi në çdo fushë, rritje si askush tjetër si në turizëm. Kjo rritje kycce duhet të mbështetet nga një prodhim agrotektural, bujqësi etj. Kjo kërkon shumë gjëra por kërkon më së tepërmi njerëz që dijnë shumë. Edhe profesione…
Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar kryebashkiakun Erion Veliaj për punën e bërë në Tiranë dhe për optizmin e pashërueshëm siç e cilësoi ai. Duke folur në prezantimin e strategjisë së zhvillimit të Tiranës. Rama tha se Bashkia e Tiranës është sektor prioritar I veçantë. “Bashkia e Tiranës është sektor prioritar i veçantë. Nuk dua të zgjatem më shumë, ju falenderoj shumë për mundësinë. Falenderoj të gjithë ata qa që kanë kontributin e tyre në këto që pamë dhe natyrisht përgëzoj dhe Erionin për drejtimin, për punën dhe për optimizmin e tij të pashërueshëm”, tha Rama. Kryebashkiaku Veliaj falenderoi kreun e…
Këtë të hënë, në analizën e punës së Bashkisë së Tiranës, i pranishëm ishte edhe kryeministri i vendit Edi Rama. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se synimi duhet të jetë rritja e pagave për qytetarët. Po ashtu kreu i qeverisë ka shprehur shqetësimin që Shqipëria po shkon drejt një situate ku nuk ka burime njerëzore. Referuar frazës ka vende pune dhe nuk ka profesionistë, Rama ka thënë se sot rrezikon të kthehet në problem që nuk ka punëtorë. “Kemi detyrën dhe mundësinë të hyjmë në një ndërveprim më të hapur mes të gjitha palëve për të garantuar që njerëzit…
Paraditen e kësaj të hëne, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi sërish një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha në selinë blu. Pas takimit në një prononcim për mediat, Meta u shpreh i bindur se më 15 Maj, një ditë pas zgjedhjeve, shumica e bashkive në vend do ti ketë opozita. “Një takim në kuadër të bashkëpunimit tonë e të kësaj aleance të jashtëzakonshme të të gjithëve për ndryshim. Në datën 15 maj shumica e kryetarëve të bashkive në gjithë Shqipërinë i përket ndryshimit dhe opozitës të bashkuar dhe pa asnjë diskutim e shumica dërrmuese e këshillave bashkiakë do…
Fation Murati është një emër i njohur i botës së krimit. Ai u vu në praga tetorin e kaluar pas zbulimit të një arsenali armësh në një apartament në zonën e Farkës, bashkë me shtetasin Kristjan Gjini. Por pas hetimeve, prokuroria e Tiranes zbuloi se në një prej kutive ku mbaheshin armët u gjet vetëm një gjurmë gishti e Muratajt dhe për këtë rikualifikoi veprën penale, nga ajo e mbajtes pa leje të armeve të kryer në bashkëpunim në armë mbajtje pa leje në banesë. Pas kësaj Gjykata e Shkallës së Parë ka zëvendësuar masën e sigurisë nga ajo e…
Mimoza Paja është banakierja 58-vjeçare e cila mbeti e vrarë mbrëmjen e së dielës në një lokal në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet. Hetuesit e Policisë së Tiranës kanë deklaruar se Paja dyshohet të jetë vrarë aksidentalisht nga breshëria e armës dhe të mos ketë asnjë lidhje me ngjarjen. Fqinja e viktimës Mimoza Paja ka rrëfyer se mbesa e viktimës, 10-vjeçe ka shkuar direkt tek ajo dhe i ka treguar se e kanë plagosur. “Jetonte në kushte të vështira ekonomike, i kishte vdekur burri para 2 vitesh. Unë isha brenda, djali po flinte, u çua djali i trembur, ka…
Në lokalin e Fatjon Muratit në zonën e “Don Boskos”, ku mbrëmë u qëllua me breshëri automatiku dhe u vra banakieria dhe u plagosur 5 të rritur dhe 1 fëmijë të mitur, duket se është larguar nga Shqipëria. Murati duhet të ishte në banesë pasi ndaj tij ishte dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie” për veprën penale “armëmbajtje pa leje”. Masa e sigurisë “arrest në burg” për Fatjon Muratin për akuzën e “armëmbajtjes pa leje” është zbutur në dhjetor të vitit të kaluar në “arrest në shtëpi” nga Gjykata e Tiranës. Më herët Apeli kishte refuzuar ndryshimin e masës “arrest…
Importet e armëve në Europë, pothuajse u dyfishuan në vitin 2022, falë furnizimeve masive në Ukrainë, e cila është bërë destinacioni i tretë më i madh në botë. Ky është përfundimi që del sipas një raporti nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes në Stokholm të publikuar sot. Sipas studimit importet janë rritur gjithashtu për shkak të rritjes së shpenzimeve ushtarake nga disa shtete evropiane si Polonia dhe Norvegjia.