Mbi 685 mijë emigrantë të parregullt nga Libia thuhet se janë gati të nisen për të zbarkuar në bregdetin italian. Ky është një alarm që lëshohet nga shërbimet sekrete të Romës. Shifra u shfaq në raportin e emigracionit që i dërgohet çdo javë qeverisë. Në të gjithë vitin 2022, në Italia mbërritën 104 mijë emigrantë të paligjshëm, kur flukset ishin ende të frenuara nga pandemia. Tani numri i njerëzve që nisen vetëm nga vendi afrikan është pothuajse shtatë herë më i lartë. Kjo është arsyeja pse tema e emigracionit të paligjshëm ka marrë karakterin e plotë të një emergjence. Më…
Author: tirana
Avokatët në Turqi kanë nisur të mbledhin prova në zonat e shkatërruar nga tërmeti i 6 shkurtit, që vrau më shumë se 46 mijë njerëz në provincat turke. Ata po përpiqen të mbledhin sa më shumë të dhëna që të jetë e mundur nga rrënojat e mbetura përpara se të hiqen. Edhe pse shumë prej gërmadhave tanimë janë larguar. “Ne jemi juristë që punojmë si vullnetarë për t’i dhënë prioritet fotografimit të ndërtesave, si dhe evidentimit të provave. Vijmë këtu dhe bëjmë fotografi të godinave, materialeve të përdorura në godinë dhe i transferojmë në programin që do të arkivohet në…
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, erdhi për të gjashtën herë në Kosovë, një tregues pozitiv për marrëdhëniet dypalëshe. Gjatë vizitës së tij, ai u takua me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën bisedoi për zhvillimet e fundit rajonale, dialogun Prishtinë-Beograd dhe perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor. “Në takim është diskutuar edhe për raportet Kosovë-Greqi, me ç ‘rast Presidentja Osmani ka shprehur gatishmërinë e thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dyanëshe”, thuhet në njoftimin e presidencës së Kosovës. Sa i përket dialogut me Serbinë, Osmani nënvizoi rëndësinë që plani i zbatimit të propozimit evropian të jetë në përputhje me kushtetutën…
Presidenti Bajram Begaj ndodhet në Baku, por ajo që po qarkullon në rrjet janë vetë fotot e publikuara nga kreu i shtetit. Ai shfaqet me dorë të fashuar, ku nuk dihet se çfarë ka ndodhur me presidentin.
Banorët e Dukagjinit janë ngritur sërish në protestë këtë të dielë. Me thirrjen “Dukagjini kërkon rrugën”, banorët kërkojnë kërkojnë asfaltimin e rrugës që lidh Shkodrën me njësitë vendore Pult, Shosh dhe Shalë. Kjo protestë ka pasur edhe një simbolikë të veçantë, ajo është mbajtur në 16 vjetorin e aksidentit tragjik në Kir të Dukagjinit, ku humbën jetën 10 persona në 12 Mars të vitit 2007. Deputeti i PS-së, Benet Beci shpreh mbështetjen për banorët e Dukagjinit të cilët protestuan për ndëërtimin e rrugës që i lidh me Shkodrën. Në një postim në Facebook, deputeti Beci shkruan se do ta firmosë…
Presidenti Bajram Begaj është takuar me homologun e tij azer, Ilham Aliyev teksa ndodhet në Baku për të marrë pjesë në “Global Baku Forum”. Begaj bën me dije se çështjet që ishin në fokus të diskutimeve ishin çështja energjitike dhe rajoni, por thellimin e marrëdhënies mes dy vendeve. “Bisedimet tona u fokusuan tek çështjet e energjisë dhe rajoni, si dhe tek mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dy palëshe, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe turizmit”, njoftoi Begaj. Kreu i shtetit shprehu “besimin se fryma e bashkëpunimit dhe e mirëkuptimit që ekziston midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit do të çojë…
500 persona i kanë dhënë lamturirën e fundit Eralda Spahillarin, 19-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e 4 marsit në Itali. Ceremonia mortore u bë bashkë me atë të Barbara Brotto, e cila humbi jetën në të njëjtin aksident. Arkivoli i bardhë i së resë, i mbuluar me trëndafila u transportua në gjimnazin ku e reja studionte nga familja e saj dhe nga babai i Mikele Tatanit, i dashuri i Eraldës i cili drejtonte BMW që u përplas teksa ecte me shpejtësi 140 km/h. Pas funeralit u lëshuan tullumbace për viktimën tjetër të aksidentit, 17-vjeçaren Barbata Brotto.
Platforma Tik Tok përdoret për të reklamuar edhe paligjshmërinë. Lehtësisht në Tik Tok përballesh me video me përmbajtje kriminale siç është është prostitucioni përmes qendrave të masazheve, parat false apo dhe kalimi ilegalisht për në Angli. “Promovon rrugët e shkurtra, të shpejta, abuzive sepse njerëzit duan të pasurohen më shpejtë, duan të jenë më shpejtë ndaj të tjerëve. mungesa e përmbajtjes i bën ata të paqëndrueshëm sepse këto janë gjëra që dështojnë shumë shpejtë sapo kërkohet një reagim tjetër ose me i qëndrueshëm, i bën ata që të jenë të manipulueshëm por jo të suksesshme“, tha sociologu Edmond Dragoti. Rrjetet…
Daily Mail informon se informatorë të kompromentuar shqiptarë të një njësie të shërbimit sekret që operonte brenda SHISH-it, të financuar nga britanikët, që nga viti 2000, kanë arritur të dekonspirojnë operacionet dhe kalojnë informacionet sekrete grupeve rivale të tregtisë së drogës, pikërisht atyre që kishin objektiv. Operativë të korruptuar të njësisë sekrete të quajtur “Merlin”, kanë shkaktuar edhe vrasjen e një personi në kuadër të larjes së hesapeve mes dy grupimeve rivale të drogës, sipas tabloidit britanik. Të paktën dy informatorë të tjerë të kësaj njësi sekrete kanë kaluar informacion sekret tek grupet kriminale që ata përgjonin. Njësia “Merlin” e…
Sali Berisha ishte paraditen e kësaj te diele në qytetin e Pogradecit ku ka prezantuar kandidatin për këtë Bashki, në zgjedhjet e 14 majit, Zini Tollozhina. Berisha tha se kandidatët e grupimit të tij janë njerëz të zgjedhur nga populli, ndërsa për kandidatët kundërshtarë u shpreh se zgjidhen nga klanet kriminale. “Jam sot para jush për të paraqitur si kandidat për qytetar të parë njërin nga demokratët më të përkushtuar, nga njerëzit më punëtorë. Njëri prej bijve të Pogradecit, si kandidat për kryetar bashkie. Këtu në Pogradec, dje isha në Korçë, dhe kudo që shkoj ndiej një kënaqësi të veçantë,…
Numri i përdoruesve të përditshëm të biçikletës në Tiranë është trefishuar falë shtimit të korsive dhe promovimit të jetës së shëndetshme. Në një takim me shoqatat e çiklistëve, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se përdorimi i biçikletës ndikon drejtpërdrejtë në çlirimin e trafikut dhe i shërben një qyteti më të pastër për të gjithë. “Sot komuniteti i çiklistëve është tre herë më i madh. Për numrin e banorëve që jetojnë në Tiranë, është arritje shumë e madhe fakti që më shumë njerëz po zgjedhin biçikletën sim jet transpoti, duke lënë makinat. Nuk jam këtu për t’i bërë luftë makinave,…
Deputetja e PD-së, Andia Ulliri, këtë të dielë u bashkua tek protesta e banorëve të Bërxullës. Ajo tha se në lidhje me problematikat e ngritura nga banorët, institucionet duhet të marrin masa konkrete, ndërsa ka evidentuar se ka mungesa transparence në lidhje me projektin. “Kam folur disa herë në Parlament, sepse është një çështje që prek të gjithë banorët e Krujës, është një kauzë e përbashkët. Një nga problemet është mungesa e transparencës për projektin dhe si do të zbatohet ajo”, ka deklaruar ajo.