Author: tirana

Vrasësi serial i grave, Dan Hutra është refuzuar nga të gjithë të dënuarit dhe paraburgosurit e burgut 302 në Tiranë. Askush nga personat e izoluar në këtë burg, nuk ka pranuar të ndajë qelinë me Dan Hutrën, duke refuzuar në mënyrë të plotë vendimin e Drejtorisë së Burgut, për izolimin e Hutrës në ambjentet e përbashkëta. Lajmi për refuzimin e Hutrës, bëhet me dije nga burime pranë drejtorisë së burgut 302 në Tiranë, të cilat pohuan për “Ora News” se:  “…asnjë nga personat që vuajnë dënimin dhe qëndrojnë në paraburgim nuk ka pranuar të qëndrojë me Dan Hutrën. Frika për…

Read More

Hija e Lionel Messit vazhdon të ndjekë Cristiano Ronaldon, pavarësisht sa larg udhëton futbollisti portugez për të luajtur. Në ndeshjen e tij të fundit me Al Nasr kundër Al Batin, Ronaldo nuk arriti të shënonte gol, pavarësisht se skuadra e tij fitoi 3-1. Teksa futbollisti i famshëm u drejtua për në dhomat e zhveshjes, një fëmijë shfrytëzoi rastin për t’i treguar se çfarë po mendojnë shumë. “Messi është më i mirë se ti!”, tha fëmija, me Ronaldon që nuk hezitoi t’i përgjigjej, madje edhe i zemëruar. Bro is pissed after 3-1 win 🤣🤣🤣🤣 never a team player pic.twitter.com/vf4CTZFqnB— Dream⚜️ (@ParisianDream__)…

Read More

Gjashtë persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi u kapën duke drejtuar makinën në gjendje të dehur. Si pasojë e përdorimit të alkoolit, dy prej shoferëve kanë humbur kontrollin e mjetit dhe kanë shkaktuar aksidente. Njoftimi i plotë i policisë: Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: – G. K., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale; – K. K., 27 vjeç, banues në Kamzë, pasi duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka nga rruga.…

Read More

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njohuri se kërcënimet me bomba, përveç nga territori maqedonase, vijnë edhe nga jashtë vendit, përkatësisht nga Rusia dhe Irani, përmes Rrjetit Virtual Privat (VPN-Virtual Private Network), që është një mekanizëm për të siguruar lidhje të sigurt në internet. “Ditët e fundit, sipas forenzikës së kryer në MPB, alarmet kalojnë përmes adresave VPN, por telefonatat fillestare janë nga Irani dhe Rusia. Është e rëndësishme të theksohet se ato adresa VPN janë paguar për përdorimin e kriptomonedhave, gjë që e ndërlikon më tej mundësinë e përcaktimit të autorit të saktë të këtij…

Read More

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka deklaroi se Enkelejd Alibeaj nuk do të kishte guxim ta çonte në Gjykatën e Apelit çështjen e vulës, nëse Edi Rama nuk do t’i jepte garanci. “Do bëjmë një koalicon me partitë e tjera. Të gjitgha partitë regjistrohen si subjekt më vete. Dje çuam shkresat për të regjistruar partinë. Ajo që ndodhi të premtën është pasojë e asaj që po ndodh prej disa kohësh Rama duke keqpërdorur dy personazhe si Alibeaj dhe Basha gjithë kjo lojë ka filluar në momenti  që u shpall non-grata Berisha e ka vazhduar deri të premtën.…

Read More

Arrestohen dy persona dhe procedohen dy të tjerë, pasi tentuan të kalonin mallra kontrabandë në kufi. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se në pikën e kalimit kufitar të Rinasit një qytetar nuk ka deklaruar disa bizhuteri floriri të dyshuara si të vjedhura. Një tjetër qytetar nuk ka deklaruar veshje vlera e të cilave arrin deri në 13 mijë euro. Policia njofton se ka ndaluar dhe një tjetër person që ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente false. “Në PKK Rinas u godit një rast i tentativës për të kaluar kufirin me dokument të falsifikuar dhe një rast i…

Read More

Prokuroria e Tiranës ka dhënë sot pretencën për 4 të akuzuarit për publikimin e listës së pagave një vit më parë. Prokuroria ka ngritur akuza për shtetasit Eni Qirjako, Andi Agaraj, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe korrupsion të zyrtarëve që ushtrojnë funksione publike. Më konkretisht organi i akuzës kërkon dënimin e Eni Qirjakon, Klodian Sotën dhe Endri Ikonomin me 16 muaj burg, e cila të konvertohet në shërbim prove për 32 muaj. Ndërsa për Andi Agarajn prokuroria kërkon dënimin me 36 muaj burg, por në aplikim të nenit 59 të Kodit penal, kërkon vënien…

Read More

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë ku makina ka përplasur një këmbësor tek ish SMT-ja. Ende nuk dihet gjendja e tij. about:blank Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.

Read More

 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar numrin total të këshilltarëve bashkiakë në 12 qarqet e vendit. Me një shënim në faqe zyrtare në “Facebook”, KQZ-ja thekson se në 61 bashki numërohen 1603 këshilltarë bashkiakë, ku sigurisht pjesën më të madhe të kësaj “torte” e zë Tirana, Durrësi, Fieri, Shkodra apo dhe Elbasani. Postimi i KQZ-së: 𝗜𝗻𝗳𝗼𝗿𝗺𝗮𝗰𝗶𝗼𝗻 𝗺𝗲 𝗿𝗲̈𝗻𝗱𝗲̈𝘀𝗶 – 61 bashki, 1603 këshilltarë, në vijim numri i mandateve për çdo Këshill Bashkiak në vend.

Read More

Një 21 vjeçar është vënë në pranga në Bulqizë pasi ka drejtuar automjetin në mënyrë të parregullt dhe nuk i është bindur urdhrit të policisë. E. Xh., me automjetin e tij është futur në oborrin e një shkolle duke u bërë shqetësim për nxënësit dhe më pas është larguar. Pas ndjekjes dhe ndalimit nga policia, ka rezultuar se 21 vjeçari drejtonte makinën pa leje drejtimi. Gjithashtu me datë 1 të këtij muaji, në Klos nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.

Read More

Të martën do të ketë vështirësi, deri në bllokim të plotë në të gjitha pikat kufitare, që lidhin vendin tonë me Greqinë. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria greke e Mbrojtjes, e cila njofton se nga ora 10.00 deri në orën 18.00 do të jetë jashtë funksionit, sistemi i kontrollit online të pasaportave dhe kartave. Burimet bëjnë me dije se ky bllokim do të vij për shkak të përditësimit të sistemit të të dhënave, për të gjithë shtetasit që hyjnë e dalin nga Greqia. Të njëjtat probleme do të hasen në të gjitha pikat kufitare të shtetit grek edhe…

Read More