Author: tirana

Kjo e martë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore. Në këtë mënyrë moti për të gjithë javën parashikohet me orë me diell (kthjellime) por edhe alternime vranësirash kalimtare mesatare deri të dendura. Në orët e mesditës deri dhe orët e mbrëmjes vonë vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu kryesisht me intensitet të ulët.

Read More

Për grupimin e drejtuar nga Sali Berisha regjistrimi në zgjedhje i siglës së PD me autorizimin e Lulzim Bashës është tregues i qartë i mbajtjes peng të PD për llogari të Edi Ramës. Sipas Flamur Nokës kur një kryetar partie jep dorëheqjen dhe më pas autorizon për dregjistrimin e partisë, tregon një veprim pengu. “Është e paprecedentë, kur një kryetar partie jep dorëheqjen dhe autorizon partinë për t’u rregjistruar në zgjedhje. Ky është veprim prej pengu”- tha Noka në emisionin “Pa Censurë”. Megjithëse të dy grupimet kanë dorëzuar sot 2 kërkesa të ndryshme për rregjistrim, Flamur Noka, nuk e sheh…

Read More

Rastet e shantazhimeve dhe kërcënimeve nëpërmjet rrjeteve sociale janë kthyer në një shqetësim të madh sot për shoqërinë tonë. I tillë është edhe rasti transmetuar në Fiks Fare mbrëmjen e së hënës,ku një e vajzë nga Lezha shantazhohet nga një djalë me të cilin kishte shkruajtur për një javë në rrjetet sociale. Edhe pse kanë kaluar plot 4 vite nga ky komunikim përndjekja dhe shantazhimi ende vazhdon. Për këtë arsye vajza i drejtohet Fiks Fare pasi e sheh të pamundur të gjejë drejtësi në policinë e Lezhës, pasi përndjekësi është djali i një polici. “Para 4 vitesh kam komunikuar për…

Read More

Bashkia e Tiranës ka hedhur shortin e dytë për përzgjedhjen e apartamenteve në pallatet e reja të ndërtuara në lagjen e re, “5 Maji”, ku do të sistemohen familjet e mbetura pa strehë pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019. Pas 58 familjeve të para që janë futur tashmë në këtë lagje, u hodh shorti publik edhe për 125 familje të tjera, ku, përmes një procesi të hapur dhe transparent, familjarët, ose përfaqësuesit e tyre, përzgjedhin shtëpinë e tyre të re, në të njëjtën sipërfaqe në metra katrorë me shtëpinë që kishin përpara tërmetit. Shorti u krye nga Komisioni i Posaçëm…

Read More

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK i tha BIRN se procesi i ekstradimit të ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, është ende në vazhdim në Itali dhe se nuk ka një refuzim të kërkesës së Shqipërisë për ekstradimin e tij. “Autoritetet italiane kanë konfirmuar se procesi gjyqësor me objekt ekstradimin e shtetasit shqiptar Adriatik Llalla është në vazhdim e sipër…,” tha SPAK në përgjigje të një kërkese për të drejtë informimi. Ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla u dënua me dy vjet burg për fshehje pasurie në shtator të vitit 2021, por vendimi nuk u ekzekutua…

Read More

Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar Adem Jasharit, në 25-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka ftuar spektrin politik që të jetë i bashkuar. Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, Jashari u bëri thirrje deputetëve që të jenë të bashkuar përballë Serbisë, e më pas të merren me çështje të tjera, shkruan KosovaPress. “I përshëndes të gjithë, duke i falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bijtë e bijat tona. Ne kemi arritur sot këtu, jemi tubuar të lirë t’i qajmë hallet së bashku njëri me tjetrin. I falënderoj nënat e dëshmorëve, motrat, veteranët, invalidët, familjarët e personave…

Read More

Ndërpritet sërish derbi mes Partizanit dhe Tiranës. Tifozët e Tiranës kanë hedhur në fushë flakadanë sapo ka niusr pjesa e dytë. Ndërkohë, pritet që ndeshja të fillojë nga momenti në momente sapo të largohet tymi.

Read More

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i bëri thirrje Gjykatës Supreme të shtetit që të përshpejtojë hetimet lidhur me aksidentin vdekjeprurës mes dy trenave, që la të vdekur të paktën 57 persona dhe nxiti protesta në mbarë vendin. “Populli grek kërkon një sqarim të menjëhershëm lidhur me incidentet kriminale të lidhura me këtë aksident tragjik”, shkroi Mitsotakis në letrën dërguar gjykatës. “Ju kërkoj që t’i jepni prioritet këtyre rasteve, dhe nëse është e duhur, të kryeni hetimet më të thella për të kuptuar se çfarë ndodhi” dhe nëse “ka pasur gabime në sistemin e sektorit të hekurudhave” që mund të përbëjnë…

Read More

Enkelejd Alibeaj ka bërë thirrje për bashkimin e demokratëve për zgjedhjet e 14 majit. I pyetur nga gazetarët se cili cili është kryetari i Partisë Demokratike pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të rikthyer për gjykim në Gjykatën e Faktit çështjen e vulës, ai tha me vendosmëri se është dhe ndihet si kryetar i PD.. “Jam dhe ndjehem drejtues i partisë dhe ushtrues i detyrës. Sipas ligjit, në regjistrin e partive regjistrohen emrat e kryetarëve kur ka një dorëheqje. Duhet regjistruar zgjedhja e kryetarit te ri jo aktet e dorëheqjes. PD duhet të organizojë procesin e zgjedhjeve nga baza…

Read More

Pas mbledhjes së Kryesisë së tij, Enkelejd Alibeaj deklaroi se propozimi i tij është që fokusi kryesor të jenë zgjedhjet e 14 majit, ndërsa paralajmëroi një aleancë me bazë të gjerë me partitë e djathta. Në lidhje me vendimin e gjykatës së Apelit për vulën, ai tha që ky nuk përbën moment triumfi, por moment ngarkimi me përgjegjësi historike. “Jemi në një situatë parazgjedhore. Kolegji i kryetarëve është institucion statutor dhe në fushata zgjedhore marrin një forcë konsultuese deri në kufijtë e vendimmarrjes. Unë kam propozuar që gjeti mirëkuptim te kryesia dhe grupi parlamentar është që vendimi i Apelit nuk…

Read More