Author: tirana

Këtë 7 Mars mësuesit e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve në kryeqytet morën një letër mirënjohje nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai u shpreh atyre mirënjohjen për punën fisnike, duke i cilësuar si udhërfyes të palodhur drejt dijes, ndërsa shton se e ardhmja e fëmijëve është në duart e tyre. “Gëzuar 7 Marsin! Në këtë ditë të veçantë, dua t’ju përgëzoj dhe t’ju shpreh personalisht mirënjohjen time për punën tuaj fisnike. Unë dhe qytetarët e Tiranës, ju shohim si udhërrëfyes të palodhur drejt dijes sepse në duart tuaja është e ardhmja e fëmijëve tanë. Për këtë arsye, dua…

Read More

7 Marsi është uruar edhe nga Presidenti Bajram Begaj, si për mësuesit në Shqipëri dhe ata në Diasporë. Kreu i shtetit thotë se ka pasur privilegjin, bashkë me bashkëshorten e tij që të ushtrojnë mësimdhënien dhe shprehet se ky është një mision sublim. “Në këtë 7 Mars, është e udhës të urojmë të gjithë mësuesit që kanë lënë një shenjë tek ne, që na kanë ndihmuar të bëhemi profesionistë më të zotë, njerëz më të mirë e qytetarë më të denjë për shoqërinë ku ne jetojmë”,-shkruan Begaj në një postim në Facebook. Postimi i Presidentit Begaj Sot, në Ditën e…

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka uruar mësuesit me rastin e 7 Marsit. Nikolla shkruan se me energjinë, vizionin dhe dashurinë e tyre ata edukojnë brezat e rinj. “7 Marsi, Festa e Mësuesit, është një ditë mirënjohjeje. Për mësueset e mësuesit që vit pas viti, ditë pas dite, orë pas ore, me energjitë, talentin, vizionin dhe dashurinë e tyre përgatisin dhe edukojnë brezat e rinj, për të ndërtuar të ardhmen!”, shkruan Nikolla.

Read More

Nuk ka qetësi në Turqi. Një tërmet me magnitudë 4.1 ka ndodhur në orën 01:14 në lagjen “Defne” të Hatay. Sipas informacioneve në faqen e Qendrës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), është regjistruar një tërmet me magnitudë 4.1 ballë, epiqendra e të cilit ka qenë rrethi Defne i Hatajit. Një muaj nga tërmetet shkatërruese në Turqi e Siri, gati 46 mijë të vdekur vetëm në anën turke të kufirit e 6 mijë në krahun tjetër dhe mbi 13 mijë pas-lëkundje, njerëzit në zonat më të prekura ende jetojnë në frikë.

Read More

Vijojnë ndryshimet në Policinë e Shtetit. Ardian Çipa nga DVP Elbasan emërohet Drejtor i Policisë Vendore Gjirokastër. Bledar Çeliku nga Gjirokastra emërohet tek Drejtoria e Standarteve në Drejtori të Përgjithshme. Në Elbasan komandohet drejtues Ilir Proda që më herët mbante postin e nëndrejtorit për Policinë Kriminale në këtë Drejtori. Në Dibër emërohet drejtues Lorenc Shehu. Lëvizje mësohet të ketë pasur edhe në Lezhë, por ende nuk janë të konfirmuara me emra konkret.

Read More

Një sherr për motive të dobëta mes të miturve në Pogradec, ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në lagjen nr 1 në qytet, në një pikë lojërash për të rinj afer zonës së Agjensisë. Dy të mitur janë konfliktuar dhe njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë (biçak) duke e goditur tjetrin në bark. Fatmirësisht, i dëmtuari është jashtë rrezikut për jetën pasi plaga ka qenë sipërfaqësore. Mësohet se dy të miturit janë rreth 15-vjeç, ndërsa po bëhen veprimet e mëtejshme nga policia dhe prokuroria për ngjarjen.

Read More

Vendimi i Gjykatës së Apelit për vulën duket se e ka përçarë edhe më shumë PD-në, edhe pse grupi Alibeaj që siguroi vulën, thotë se duan bashkim. Ndaj dhe për këtë, që PD-ja të shkojë e bashkuar në zgjedhjet lokale të 14 Majit, është miratuar ngritja e një grupi prej tre deputetësh të cilët janë mandatuar për të biseduar me grupin e Rithemelimit për çështjen e gjetjes së gjuhës së përbashkët për një kandidat të Partisë Demokratike. Ky grup do të përbëhet nga Gazment Bardhi, Merita Bakiu dhe Flamur Hoxha. Gjithashtu forumet e PD-së vendosën afatin e këtij komunikimi deri…

Read More

136 vite më parë në qytetin e Korçës u hap Mësonjëtorja e Parë Shqipe, një ngjarje me rëndësi madhore në përpjekjet e popullit shqiptar për të krijuar shkollën e vet kombëtare. Edhe pse në kushte të vështira, kur mësimi i gjuhës shqipe për shkak të kushteve të ndodhura nën sundimin osman ishte rreptësisht i ndaluar, mësonjëtorja e Korçës qëndroi e hapur për gati 20 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj. Kontributi i madh që këta atdhetarë dhe veprimtarë të shquar dhanë për kombin, dëshmohet…

Read More

Me rastin e Ditës së Mësuesit, ministrja e Arsimit Evis Kushi ka uruar përmes një video të publikuar në Facebook. Kushi shkruan se me misionin e tyre mësuesit edukojnë fëmijët. “Gëzuar 7 Marsin dhe mirënjohje për ju të dashur mësues! Ju me misionin tuaj edukoni fëmijët tanë, mbillni ëndrra dhe i frymëzoni ata çdo ditë! Kjo video u realizua me kontributin e veçantë të nxënësve nga Instituti i Nxënësve që Nuk Shikojnë, Instituti i Nxënësve që Nuk Dëgjojnë, Shkolla Artistike “Jan Kukuzeli” Durrës, Shkolla e Baletit dhe Gjimnazi “Qemal Stafa” Tiranë”,-shkruan Kushi.

Read More

E lajmëruar ditë më parë, sot Presidenti Bajram Begaj do të zhvillojë një takim me shefin e NATO-s Jens Stoltenberg. Kreu i shtetit do të diskutojë lidhur me zhvillimet strategjike dhe të sigurisë në krahun lindor të NATO-s dhe Ballkanin Perëndimor. Po ashtu temë e diskutimeve do të jetë vijimi i mbështetjes për Ukrainën; angazhimi dhe kontributi i Shqipërisë në NATO, si edhe pritshmëritë për Samitin e ardhshëm të NATO-s, që do të mbahet në Vilnius, Lituani, në korrik të këtij viti. Nga ana tjetër, sot kryeministri Edi Rama do të jetë në Berlin, ku pritet që të zhvillojë një…

Read More

Mëngjesin e kësaj të marte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një urim për mësuesit, në kuadër të ditës së Mësuesit. Në postim e tij në Facebook, kreu i qeverisë urimin e ka me fjalët “gëzuar me përulësinë e mirënjohjen më të madhe”. “MIRËMËNGJES. Gëzuar “7 Marsin” mësues të dashur, me përulësinë e mirënjohjen më të madhe ndaj Jush”,-shkruan Rama.

Read More

Dashi Qielli me rritje të shpejtë edhe pse është e qartë se shumë varet nga mosha dhe rrethanat. Nuk do të jenë të paktë të lindurit e kësaj shenje që do të kenë kënaqësi të mira deri në fund të muajit marsit. Tranziti i Jupiterit vazhdon të jetë shumë i rëndësishëm. Demi Ka filluar një sezon vendimesh të mëdha, shpesh kur jetojmë një vit të rëndësishëm (siç do të jetë 2023) mund të lindin kontradikta. Për shembull, në një vit të vlefshëm mund të vendos të eliminoj ato marrëdhënie që nuk bëjnë gjë tjetër veçse krijojnë vështirësi. Binjakët Qielli juaj…

Read More