Author: tirana

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, tha se kryeministri Edi Rama ka korruptuar jo vetëm institucionet shqiptare që i ka vënë në shërbim të tij, sipas Kryemadhit, por arriti që të blinte edhe zyrtarin e lartë të FBIsë. Ajo hodhi edhe një akuzë të rëndë, ku tha se në e mailet e Ramës, dalin vetëm në ato raste të kundërshtarëve të tij brenda PS-së dhe jo njerëzve të afërt. “Çështja McGonigal është një e vërtetë që pavarësisht se parafolësit mundohen ta lidhin me çështje të ndryshme në prokurori, dua t’ua kujtoj se e kam bërë prezent në media që…

Read More

Bie në prangat e policisë 60-vjeçari me iniciale A.G., i cili kanosi me armë zjarri një 24-vjeçar në Elbasan.  Mësohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e konflikteve për motive të dobëta. “Kanosi për motive të dobëta një 24-vjeçar, me një armë artizanale të modifikuar si armë zjarri, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë në vendngjarje, identifikohet dhe arrestohet 60-vjeçari. Sekuestrohet arma artizanale e modifikuar si armë zjarri dhe municion luftarak. Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në bulevardin “Aqif Pasha”, dyshohej se një shtetas kishte kanosur me një armë, për motive të dobëta, një 24-vjeçar, shërbimet e Komisariatit të…

Read More

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra, gjyqtarin e Tiranës, Kastriot Gramshi. Vendimi i KPA-së hedh poshtë vendimin e marrë në 25 mars të vitit të kaluar kur KPK e konfirmoi në detyrë. Trupa e KPK-së e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Suela Zhegun tha se Gramshit i ishin kërkuar shpjegime shtesë mbi ndërtimin e një “çatie të banueshme”, pagesë tatimesh në SHBA dhe të ardhurat e përfituara atje. Shuli lexoi relatimin shtesë duke vënë në dukje edhe qëndrimet e gjyqtarit. Ajo tha se KPK e nisi verifikimin për të kuptuar nëse mbi…

Read More

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik i trenit në Tempi ka shkuar në 57, sipas deklaratës së shefes së mjekësisë ligjore të Larisës, Rubini Leontari. Leontari vuri në dukje se të enjten mbërritën në morg 14 trupa të djegur, teksa shtoi se po kryhen gjithashtu testet e ADN-së për viktimat. “Është marrë ADN-ja e secilit anëtar, kështu që disa anëtarë që mund t’i përkasin një trupi të copëtuar do t’i caktohen trupit, disa anëtarë që nuk do t’i përkasin një trupi, ne do të kemi ADN-në e tyre…Identifikimi nuk është punë e mjekëve. Sigurisht që ne ndihmojmë, por është përgjegjësi…

Read More

Këngëtari shqiptar, Ardit Çuni, është ndalur në rrugët e Londrës nga Adam Abraham, i njohur dhe si miliarderi i “TikTok”, i cili e sfidoi që të këndojë në çast një këngë që përmban fjalën “lose”. Nëse do të fitonte sfidën, Arditi do të merrte një orë me vlerë 220.000 paund. Vetëm me një paragraf nga kënga e Jessie J “Ëho you are” që në tekst kishte fjalën e kërkuar, Çuni u bë fitues i sfidës, duke siguruar edhe dhuratën me vlerë të konsiderueshme. @loveluxury.co.uk Will you accept the challenge if someone asks you to sing in the street from now…

Read More

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga Policia e Shtetit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit që do të zhvillohet në datën 03.03.2023, në orën 12:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë, do të angazhojë shërbimet e Policisë, për bllokimin e qarkullimit në disa segmente rrugore, si dhe për bllokimin e pjesshëm të qarkullimit në disa segmente të tjera rrugore. Njoftojmë qytetarët se duke filluar nga ora 06:00 e datës 03.03.2023, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, në rrugët…

Read More

Vrasësi Dan Hutra që ekzekutoi me gjakftohtësi 3 gra dhe plagosi 3 të tjera, i kreu krimet tronditëse vetëm 14 ditë pasi u lirua nga burgu. Fqinji i autori, Ilir Hajvazi, në një dalje për mediat, e cilësoi Hutrën një person të rrezikshëm për komunitetin dhe se ka qenë gjithmonë problematik. “Mendova se do më vriste mua se e kam rrahur njëherë. Nuk e di si është liruar një person i tillë që ka vrarë, dhunuar dhe grabitur gjithë kohës. Ka qenë një monstër me gjithë veset e këqija që mund të ketë një njeri”, tha ai.

Read More

Evi Kokalari e njohur për mbështetjen e saj për ish-kryeministrin Berisha ka treguar arsyet e distancimit me këtë të fundit. Sipas saj, Berisha nuk solli ndryshimin e premtuar dhe për këtë arsye ndodhi dhe distancimi i saj me Berishën. Ajo gjithashtu tregoi planet për nisjen e Lëvizjes Konservatore në Shqipëri. Kokalari: Ideja ishte që ne donim një PD komplet të ndryshuar, por kjo nuk ndodhi. Që nga formimi i komisionit të rithemelimit, PD-ja mori për poshtë, që me protestën e 8-janarit. Për më tepër çfarë pash pas kuvendit të 30 Prillit që ishte manipulim dhe ishte kundër asaj që ne…

Read More

Ish-banori i “Big Brother Vip”, Amos Zaharia, vijon të jetë aktiv me intervisa të ndryshme. Së fundmi, i ftuar në “Big Brother Radio”, aktori ka folur sërish rreth eksperiencës së tij në format, veçanërisht për marrëdhënien e tij me Dea Mishel. “Po tani gjërat sikur kanë ndryshuar pak dhe ju jeni vetë të dijenishëm. Unë di vetëm të them këtë gjë që brenda asaj shtëpie unë nuk është se e pata të lehtë që të gjeja komunikimin me shumë nga banorët. Ishin të pakët ata njerëz me të cilët mund të bëja edhe këto humoret që mbase nuk janë kuptuar…

Read More

Vendimi që do të marrë gjykata nesër se kujt i takon vula e Partisë Demokratike nuk ka lidhje me protestën që pritet të mbahet më 3 mars. Kështu deklaroi kryedemokrati. “Nuk ka asnjë lidhje. Unë nuk mund të paragjykoj një vendim i cili nuk ekziston as edhe një bazë e vetme ligjore për të shpallur palë atë që nuk është palë,” – u shpreh Berisha. Kreu i PD-së foli për mediat në oborrin e Kuvendit pasi doli nga seanca maratonë e kësaj të enjteje që pritet të zgjasë gati 24 orë. Do të zhvillohet mocioni me debat për kryeministrin Edi…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i PS komentoi sot në Kuvend dhe rastin e dy kompanive “TerraOil” dhe “Strabag”, drejtuesit e së cilës janë pritur nga Berisha. Numri dy i socialistëve deklaroi se kompaninë “Terra-Oil” në Shqipëri e ka sjellë vetë Sali Berisha në vitin 2010. “Së pari, për kompaninë që ju aludoni, bëjini pyetjen vetes, si erdhi kompania “Terra-Oil” në Shqipëri? Kush e solli në Shqipëri atë për herë të parë? E ka sjellë qeveria e Sali Berishës në vitin 2010. Një kompani zviceriane, e cila ka një avokat shqiptar si përfaqësues këtu në Shqipëri, dhe që u fut në tregun…

Read More

Nënat e reja dhe ato gra që kanë më shumë fëmijë janë të ekspozuar ndaj një rreziku më të madh të sulmit në zemër dhe goditjes në tru, ka treguar hulumtimi. Shkencëtarët kanë zbuluar se femrat që kanë menstruacione të hershme, lindin fëmijën e parë në moshë të re dhe që kanë më shumë fëmijë, kanë më shpesh probleme kardiovaskulare, shkruan “Daily Mail”. Ekspertët sugjerojnë që mjekët duhet t’i marrin parasysh këta faktorë së bashku me rreziqet konvencionale, si dieta e varfër dhe mungesa e ushtrimeve, kur vlerësojnë mundësinë e problemeve të zemrës tek gratë. Ata paralajmëruan se trajtimi i…

Read More