Author: tirana

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, biseduan shkurtimisht të enjten gjatë samitit të G20-s që po mbahet në Nju Delhi të Indisë. Ky është takimi i parë i nivelit të lartë midis dy vendeve pas disa muajsh, dhe vjen pasi tensionet midis Uashingtonit dhe Moskës janë rritur për shkak të luftës Ukrainë-Rusi. Zyrtarët amerikanë thanë se Blinkeni dhe Lavrovi biseduan për rreth 10 minuta në margjinat e konferencës së G20-s. G20 përfshin 19 shtete dhe Bashkimin Evropian, dhe përbën rreth 85 për qind të ekonomisë botërore dhe dy të tretat e popullsisë së…

Read More

Erion Braçe ka reaguar ashpër lidhur me vrasjen e 3 grave dhe plagosjen e 3 të tjerave ditën e djeshme në Tiranë. Nga foltorja e Kuvendit, deputeti socialist u shpreh se gjyqtari që vendosi për Dan Hutrën e ka kaluar Vettingun me ndërhyrje nga të dyja palët, majtas dhe djathtas. “Është tmerr që ai njeri ishte dënuar me 16 vite burg, shumë pak se ka vrarë gruan e tij vetëm 22 vjeçe. Por lexoni çfarë thotë gjykatësi: ‘Ky njeriu ka pak klasë shkollë dhe kjo e bën të mos kuptojë rregullat dhe normat e familjes dhe shoqërisë, që ky njeri…

Read More

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, thotë se opozita e ka përdorur çështjen McGonigal si një motiv shtesë për të elektrizuar demokratët që të ngrihen në protestë. Duke u ndalur te pjesëmarrja e dobët në protesta, ai tha se opozita nuk po e krijon dot kiminë me popullin për shkak se nuk ka as kimi brenda vetes. “Opozita e ka përdorur McGonigal si motiv shtesë për të elektrizuar masën e madhe të demokratëve gjë që nuk ka ndodhur. Protestat kanë qenë të dobëta, nuk ka qenë pjesëmarrja e duhur. Kam pritur pjesëmarrjen më të madhe për situatën…

Read More

Frutat dhe perimet e modifikuara gjenetikisht mund të dëmtojnë seriozisht shëndetin tuaj. Për shkak se tani ato shiten kudo, është e lehtë të biesh në grackë. Në këtë mënyrë do të dalloni domatet mutante. Domatet janë shumë të ushqyeshme, edhe pse duhet të kemi kujdes në konsumimin e tyre. A e dimë se çfarë hamë? Fatkeqësisht, kjo perspektivë shpesh na bën të mbytemi kur është koha për të filluar një projekt. Ka shkencëtarë dhe industri që i mbështesin dhe ndikojnë që ne të ndihemi të sigurt, por ne duhet të jemi në gjendje të njohim dallimet dhe të bëjmë zgjedhje…

Read More

Pas vrasjes së trefishtë në Tiranë një ditë më parë ku Dan Hutra ekzekutoi me armë tre gra dhe plagosi me thikë tre të tjera, sot po zhvillohet një protestë para Ministrisë së Drejtësisë. Me thirrjet ‘Siguri për vajzat dhe gratë’ një grup protestuesish ngritën një sërë pyetjesh se pse Dan Hutra lihej i lirë, pas gjithë këtyre krimeve që kishte bërë. ‘Duhet mobilizim i të gjitha ministrive të shtetit për një platformë kombëtare ndaj femincidit. Sot duhet të reagojmë sa më shpejt para se tu vijë radha, fëmijëve, shoqeve, motrave tona. Hajde të dalim në rrugë edhe për 8…

Read More

Ermiona Lekbello u përjashtua nga shtëpia e “Big Brother Vip” ditën e djeshme, pas paralajmërimit që u bë të shtunën nga “Vëllai i Madh” se nuk do të tolerohej më asnjë dhune fizike apo verbale. Për rrjedhojë, Jona u pezullua për shkak të gjuhës së përdorur ndaj Oltës, Maestros dhe Kiarës. Me daljen e saj të shumtë kanë qenë ata që janë mërzitur, por edhe që e kanë përgëzuar për qëndrimin e saj në “BBV”. Një ndër personazhet publikë që ka reaguar për daljen e Ermionës është këngëtarja Albërie Hadërgjonaj. Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Albërie i…

Read More

Në seancën me mocion për çështjen McGonigal, deputeti demokrat, Dashnor Sula, ka folur me tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama në Kuvend. Sula tha se ka ardhur ora që drejtësia të pastrojë “morrat e politikës”, ndërsa shtoi se është i bindur që kryeministri Edi Rama do të fundoset. “Ka një rrugë të vetme që të shpëtojë ky vend. Një personi për të hequr morrin nga koka i duhen duart e tjetrit. Ishin ndërkombëtarët që ndërtuan Reformën në Drejtësi. Tani i ka ardhur ora që drejtësia të pastrojë morrat e politikës. Besoj se drejtësia është më e mirë se dje,…

Read More

Një çift të moshuarish që banojnë në lagjen e familjes Hutra, rrëfejnë krisjen që vrasësi pati me familjarët e tij të cilët e mohuan si djalë. Sipas fqinjëve, vëllai e fali përdhunimin e gruas së tij në vitin 2003, por i shkëputi përfundimisht marrëdhëniet me Hutrën në vitin 2007, kur ai vrau ish-gruan, Hasime Dafku. Fqinjët theksojnë për Euronews se familjarët kishin frikë nga Hutra dhe u larguan jashtë vendit për strehim politik në momentin që ai doli nga burgu. “E mohuan siç vraun e dytë, jo për përdhunimin e gruas së tij se për atë nuk i mbajtën mëri.…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një zonë pyjore në Adana të Turqisë. Dy të rinj, të cilët sapo ishin fejuar, janë gjetur të masakruar. Si pasojë e plagëve të rënda, burri mbeti i vdekur në vend, ndërsa vajza u dërgua në spital për marrjen e ndihmës mjekësore. Por, ajo nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve të rënda dhe ndërroi jetë në spital. Ajo që e bën më të rëndë situatën është fakti se autori i kësaj masakre sipas policisë është babai i vajzës, i cili pas kryerjes së krimit, është parë nga kamerat e sigurisë duke u larguar me…

Read More

Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e djeshme ku shtetasi Dan Hutra vrau tre gra si dhe plagosi tre të tjera, gazetari Enkel Demi mëngjesin e sotëm ka bërë një analizë gjerë e gjatë për mënyrën se si femra trajtohet ditët e sotme. Ai i shqetësuar nga kjo çfarë është duke ndodhur u shpreh se mënyra se si trajtohen sot, zonjat, zonjushat apo dhe fëmijët është e tmerrshme. Gazetari tha se pas viteve 1990 në Shqipëri kemi parë se si “gangsterët” të cilët janë bërë sipërmarrës apo dhe mund të kenë funksione shetëtore kanë trafikuar kushërirat…

Read More

Duke filluar nga 1 Prilli deri në Dhjetor të këtij viti të gjithë punonjësit e sektorit privat me pagë minimale prej 40 mijë Lekësh do të përfitojnë kompensim financiar nga shteti për pagesën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Qeveria në mbledhjen e fundit të saj miratoi vendimin që u vjen në ndihmë rreth 30 mijë punonjësve të cilët preken nga vendimi tjetër që e rrit pagën minimale nga 34 mijë Lekë në 40 mijë Lekë. Sipas këtij vendimi bëhet fjalë për kompensimin e shtesës së pagës minimale nga 34 000 Lekë në 40 000 Lekë. Subjektet përfituese të kompensimit financiar…

Read More