Author: tirana

Ambasada e SHBA-së në Tiranë, ka dalë me një mesazh për qytetarët e saj, që të shmangin kalimin në rrugët ku do të mbahet protesta e thirrur nga Sali Berisha. Sipas njoftimit, theksohet se kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth. “Është planifikuar të zhvillohet një protestë para godinës së Kryeministrisë. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve. Protestat mund të përshkallëzohet në veprime të dhunshme të mundshme. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, situatat…

Read More

Një tërmet tjetër i fortë ka goditur Turqinë. Tërmeti ishte me magnitudë 5 ballë goditi Turqinë qendrore herët në mëngjes, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare. Epiqendra ishte 38 km në veriperëndim të Kahramanmaras. Tërmeti, i cili ndodhi në orën 05:53, kishte një thellësi prej 6.95 kilometrash. about:blank Disa goditje të forta janë regjistruar në Turqi që nga lëkundjet e forta që tronditën vendin në fillim të Shkurtit duke shkaktuar humbjen e mijëra jetë njerëzish. Më shumë se 45,000 njerëz vdiqën vetëm në Turqi. Pothuajse 6,000 njerëz janë konfirmuar të vdekur përtej kufirit në Sirinë veriore.

Read More

Kim Kardashian është marrë në pyetje nga FBI pasi personazhi i famshëm televiziv akuzohet se ka lidhje me biznesmenin e arratisur Joe Lowe, i cili përvetësoi miliarda dollarë nga firma malajziane e zhvillimit strategjik 1MDB. Siç raportohet nga dailymail.co.uk, Kardashian pranoi se kishte festuar me Lowe në Las Vegas dhe kishte pranuar dhurata në para prej tij. Sipas saj, ajo u takua me Lowe vetëm gjashtë herë, dy prej të cilave në një kazino. Megjithatë, ata mbajtën kontakte me mesazhe, ku biznesmeni i premtoi se do ta pasuronte me gjerdan diamanti dhe piktura të shtrenjta. Gjithashtu, Joe Lowe mori pjesë në…

Read More

Sot mbahet protesta kombëtare e PD-së, e thirrur nga Sali Berisha para Kryeministrisë. Teksa rreth 1000 protestues nga Vlora po përgatiten për tu nisur drejt Tiranës. Policia e Shtetit është në gatishmëri. Ka kontrolle në hyrje të autostradës Levan-Vlorë për automjetet që largohen drejt Tiranës, kontrolle për sende të forta, mjete prerëse apo armë.

Read More

Në fillim 2 të shtëna dhe më pas 4 breshëri. Dan Hutra ka pritur disa minuta para banesës së ish-bashkëjetueses së tij Elena Hysa e më pas ka hapur zjarr duke lënë 2 viktima dhe 2 gra të plagosura. Gazetari Spartak Koka ka sjellë në emisionin “Opinion” një video ekskluzive të siguruar nga një kamera sigurie, që tregon pikërisht momentin e vrasjes. “Patrulla e parë e policisë ka ardhur 20 minuta pasi ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që policisë i është dhënë edhe targa e makinës.  Ai ka përdorur edhe rrugë dytësore dhe e ka patur të qartë se ku do…

Read More

Një 44 vjeçar nga Bulqiza është vënë në prangat e policisë pasi ushtroi dhunë psikologjike dhe fizike ndaj ish gruas së tij. 44 me inicialet F.D, ka thyer urdhrin e mbrojtjes dhe në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë ndaj saj. Ai rezulton i dënuar edhe më parë për dhunë në familje. Njoftimi i policisë: Kreu veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ushtroi dhunë psikologjike dhe fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij, vihet në pranga 44-vjeçari. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.D., 44 vjeç, banues në Bulqizë(…

Read More

Agjencia e brendshme e inteligjencës britanike mund të kishte ndihmuar në parandalimin e një sulmi të vitit 2017, ku u vranë 22 persona në një koncert të Ariana Grande. Këtë e konfirmoi një hetim i publikuar ditën e enjte, ku thuhej që agjencia nuk veproi në kohën e duhur. Gjykatësi John Saunders, i cili drejtoi hetimin për sulmin në Manchester Arena, tha se dështimi i MI5 për të vepruar me shpejtësi çoi në “këtë mundësi të humbur të rëndësishme”. Sulmuesi, 22-vjeçari Salman Abedi, shpërtheu një bombë në hollin e arenës në fund të koncertit ndërsa fansat u larguan nga shfaqja…

Read More

23-vjeçari Vilson Leshtori ka rënë në prangat e Policisë së Beratit, pasi një sasi prej 20 kilogram kanabis dhe një armë zjarri iu gjetën në banesë. “Pas kontrollit të banesës së tij, iu gjetën 20 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1153 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri pushkë, 2 krehra me fishekë dhe një sasi tjetër municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 aparate celulare”,-njofton Policia.

Read More

Dhimbja nga tragjedia si pasojë e përplasjes së dy trenave në Larisa të Greqisë është e madhe. Në mesin e viktimave ka edhe të zhdukur, dhe një prej tyre është edhe një 28-vjeçare. Babai i saj ka deklaruar për mediat greke se ka humbur çdo shpresë për gjetjen e të bijës dhe thjesht po pret ta marrë atë në një kuti të copëtuar. “S’ka asnjë përditësim, jemi në pritje. Kam hequr dorë nga shpresa për ta gjetur të gjallë. Ne dhamë mostra të ADN-së dhe tani presim të na thërrasë policia. Nuk ja uroj as armikut tim më të keq…

Read More

“Cilësia e ndërtimit dhe betonit ishte e keqe”. Këtë kanë zbuluar ekspertët e Inxhinierisë së Ndërtimit në Turqi, të cilët kryen hetime mbi strukturat në zonën e fatkeqësisë së tërmetit. Akademikët theksuan se stoku i ndërtesave në zonën e tërmetit ishte shumë i keq dhe se numri i objekteve që janë në përputhje me rregulloret është rreth 5 deri në 7 për qind. Ali Sercan Kesten, Önder Umut dhe Bora Akşar se ka defekte në punim dhe prodhim sidomos në elementët kryesorë strukturorë si shtyllat dhe trarët. Sipas tyre mbi 156 mijë objekte janë gjetur të rrënuara, të prishura menjëherë…

Read More

Këtë të premte, moti parashikohet me kthjellime, por edhe alternime vranësirash mesatare deri dhe të dendura kryesisht në pjesën e dytë të ditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në Alpe dhe majat e maleve reshje bore me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë. Temperaturat parashikohen: në zona malore 2 deri 11°C, në zona e…

Read More

Dashi Një ditë shumë intensive në dashuri, veçanërisht nga data 6 Marsi është kthyer në favor dhe do t’ju japë energjinë e duhur. Nëse ka pasur diskutime apo zhgënjime, do të jeni në gjendje ta kompensoni atë. Demi Do të jetë një ditë shumë pozitive për ndjenjat. Sidomos nëse jeni beqar për një kohë të gjatë, dëshironi të dashuroni dhe të të duan. Në punë mund të ketë tension dhe ankth për një detyrë të re të rëndësishme që ju është besuar. Binjakët Ka një melankoli të fortë që ju përshkon. Kjo është veçanërisht e vërtetë për ata që janë…

Read More