Protestuesit po mblidhen në sheshin Skënderbej dhe para selisë blu. Në ora 12.00 fillon edhe protesta e thirrur nga Sali Berisha para Kryeministrisë. Dita e sotme është e rëndësishme për PD pasi pritet të jepet vendimi për vulën e partisë opozitare më të madhe në vend. Më herët kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka theksuar se revolucioni opozitar nuk do të ndalet deri në rikthimin e demokracisë dhe votës së lirë në vend. Dy variante dalin nga skutat e selisë së PD. Nëse Gjykata e Apelit jep vendimin në favor të Berishës, protesta do jetë e qetë. Por nëse…
Author: tirana
Sot mbahet protesta e thirrur nga Sali Berisha përballë Kryeministrisë, por Edi Rama poston reflektimet e tij ndaj asaj që ai cilëson si një dështim të drejtësisë shqiptare “ të resë dhe të vjetrës”, zgjatja e hetimeve mbi çështjen e 21 janarit. Ai shkruan se vrasësit janë ende të lirë dhe disa prej tyre në rolet më të rëndësishme në vend. “Pavarësisht se krimi makabër i 21 janarit s’ka pasur nevojë për prova të reja, me provat e reja të javëve të fundit, e sidomos me audioregjistrimin tronditës të publikuar ditët e fundit, moskthimi pa humbur më kohë i drejtësisë…
Ish-deputetja e PD-së, Rudina Hajdari para ambienteve të jashtme në Gjykatën e Apelit ku do të jepet vendimi për përkatësinë e vulës, tha se ajo që është duke ndodhur është e paprecedentë. Për të kryetarin e opozitës e zgjedh populli dhe jo gjykata. “Ajo që po ndodh është e paprecedentë. I kujtoj gjykatës , shoqërisë që ky është një problem që na përket të gjithë. Gjykata nuk mund të mohojë të drejtën. PD nuk mund të trajtohet si pronë private, s’mund të vendoset nga një trup gjykues nëse kjo i përket zoti Berisha apo jo. E inkurajoj gjykatën që ta…
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka thënë që protesta e thirrur sot nuk ka lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën, mbështetësit e tij janë kujdesur që të vënë një pankartë në portën e Gjykatës së Apelit. “Opozitën e zgjedh populli, jo gjykata”,-është mesazhi që kanë zgjedhur bashkë me disa fotografi të Berishës me protestat që ka mbajtur.
Edhe këtë të premte seanca gjyqësore për ekstradimin e Svetlana Timofevas është shtyrë sërish. Ajo ka kërkuar që kërkesa e prokurorisë të jetë në gjuhën ruse. Seanca e radhës për ekstradimin do të mbahet në 17 mars. Në fund gushtin e vitit të shkuar Svetlana Valerevna Timoveva bashkë me Mikhail Zorin dhe Fedis Alpatov tentuan të hynë në ish uzinën ushtarake në Gramsh dhe hodhën spray djegës tek rojet ushtarake të objektit. Pas arrestimit dhe ngritjes së akuzave për spiunazh atyre u është caktuar masa e arrestit me burg masë e lënë në fuqi edhe nga apeli Durrësit. Hetimet për…
Sot do të jepet vendimi nga Gjykata e Apelit se kujt i takon vula e PD-së, grupit të Alibeajt apo të Berishës. Duke qenë se është një çëshjte e nxehtë, Gjykata e Apelit ka shtuar masat e sigurisë.
Beteja ligjore për vulën dhe logon e Partisë Demokratike nisi në dhjetor 2021. Sali Berisha dhe Lulzim Basha zhvilluan dy Kuvende Kombëtare të Partisë Demokratike, nga ku secili pretendoi se ishte konfirmuar si kryetar i selisë blu. Të dyja kampet ju drejtuan Gjykatës së Tiranës për të zyrtarizuar në akte juridike vendimet që kishin marrë në salla forumesh politike, pasqyrimin e vendimeve të kuvendeve në regjistrin e partive politike. Prania e padisë së Berishës, nënkuptonte njohjen nga gjykata të marrjes së drejtimit të partisë nga Grupi i Rithemelimit, i udhëhequr prej tij dhe shkarkimi i Lulzim Bashës nga kryesimi i…
Çifti Luiz-Kiara janë në lupën e çdo portali, dhe fenomen i këtij edicioni në “Big Brother Albania Vip 2”. Pasi Luizi i kërkoi disa herë të falur, Kiara vendosi që të pajtohej me këngëtarin. Mbrëmë ata kanë biseduar sërish për marrëdhënien e tyre, e në një moment moderatorja i tha ‘të dua’ Luizit. Gjithashtu pati edhe përqafime dhe puthje mes çiftit që u krijua brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”. E jo vetëm kaq, pasi teksa po qëndronin vetëm në oborr duke shijuar muzikën, që të dy patën një moment ku qanë. Nga ana tjetër, Kiara…
Mbrëmë kreu i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje rinisë që të marrë pjesë sot në protestën e thirrur nga ai para Kryeministrisë. “Të mbrojmë të ardhmen tonë në këtë revolucion”. Ky ka qenë thelbi i mesazhit që Berisha u ka dërguar të rinjve shqiptarë në një video të shkurtër në TikTok. “Me këtë mesazh ju bej edhe një herë thirrje në ditën e 577-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, të bashkohem në idealet tona në protestën më të fuqishme që ka njohur vendi. Kjo është një protestë për çdo qytetar. Është protestë në radhë të parë e çdo të riu.…
Sot do të flasë ligji, pra Gjykata e Apelit do të japë vendimin se kujt grup në PD i takon vula. Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, interesi nga media është i lartë dhe janë vendosur në derën e Gjykatës në pritje të vendimit. Vendimi i sotëm është mbi ankimimin e Alibeajt ku kërkohet rrëzimi i vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen si legjitim të kuvendit të 18 dhjetorit. Po në këtë ditë, kreu demokrat Sali Berisha ka thirrur protestë kombëtare, që sipas tij nuk ka të bëjë me vendimin e gjykatës, por me rrëzimin e qeverisë Rama.…
Nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh i bindur se do e fitojë gjyqin ndaj Sali Berishës, të cilin e ka paditur për shpifje pas akuzave të këtij të fundit në parlament rreth vrasjes së Ravik Gurrës. Në daljen para mediave, Balla tha se Berisha duhet të mësohet të shkojë në Gjykatë e të respektojë ligjin. Po ashtu u shpreh se duhet të përgatitet se në GJKKO do të jetë klient i përhershëm. “Është një vepër penale që duhet ndëshkuar. Edhe Bashën kam…
Një tjetër mrekulli ka ndodhur në rrënojat e tërmetit shkatërrues në Turqi. Një qen “husky” është shpëtuar pas 23 ditësh i bllokuar. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë arritur të nxjerrin të gjallë nga rrënojat e një ndërtese dykatëshe në Antakya në provincën e Hatay qenin, i cili arriti të mbijetonte pa ushqim dhe pa ujë. Gjëja e parë që bëri “husky” pasi u shpëtua, lëpiu me gëzim fytyrën e personit që e shpëtoi. Edhe pse kishte humbur peshë, qeni ishte në gjendje të mirë.