Author: tirana

Arbana Osmani ka publikur së fundi një video në InstaStory ku po ndjek “Big Brother VIP” nga shtëpia e saj bashkë me partnerin, Eduartin. Në ekran shfaqet Luizi dhe Tani teksa hedhin batuta me njëri-tjetrin dhe qeshin. Bashkë me to shkrihet së qeshuri edhe Eduarti. “Mendova se do isha më i shëmtuari i shtëpisë…. derisa hyri Bledi”, thotë tani që ka bërë për të qeshur, Luizin, Arbanën dhe Eduartin. “3 shkodran që qeshin me njëri-tjetrin pa pushim”, shkruan Arbana krah videos.

Read More

Avokati Saimir Vishaj është shprehur se e njihte personalisht Dan Hutrën duke thënë se ky i fundit e bleu me lekë gruan e dytë. Në një intervistë Vishaj theksoi se gruaja përpiqej të ulte gjakrat në familje ndërsa Dan Hutra ishte njeri krejt ndryshe. “Unë e njoh shumë mirë Dan Hutrën. Ai dyshonte në një shtatzëni. Në Shqipëri gratë blihen me lekë dhe që nga ky moment ato duhet të jenë të nënshtruara , të rri brenda mureve të shtëpisë. Këto martesash na kanë kthyer 500 vite mbrapa. Unë e njihja si familje ishte shumë e mirë. Gruaja e dytë…

Read More

Protesta e thirrur nga Sali Berisha para Kryeministrisë, ka bërë që masat nga Policia e Shtetit dhe forcat speciale, të merren edhe tek Parlamenti. Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, ka një shtim të numrit të forcave speciale. Ku është edhe autoblindi për shpërndarjen e turmave në rast trazirash.

Read More

Kryeministri i Shqipërisë të enjten mohoi se ai kishte dhënë ryshfet ose trajtim preferencial për një ish zyrtar të rangut të lartë të kundërinteligjencës së FBI i cili është paditur në Shtetet e Bashkuara. Edi Rama, udhëheqësi i socialistëve në pushtet, i tha Parlamentit se opozita dëshironte “të shfrytëzonte politikisht një proces ligjor në SH.B.A që nuk ka lidhje fare me Shqipërinë, qeverinë ose mua personalisht”. Opozita kërkoi debatin parlamentar me Ramën duke pretenduar se ishte i përfshirë me Charles McGonigal, një ish zyrtar i rangut të lartë të kundërinteligjncës së FBI. McGonigal akuzohet në Sh.B.A për fshehjen nga FBI…

Read More

përfaqësuesi i Sali Berishës në gjyqin për vulën, Ivi Kaso tha se Enkelejd Alibeaj nuk është konfirmuar asnjëherë në detyrë nga Këshilli Kombëtar i PD-së. “Enkelejd Alibeaj nuk është konfirmuar asnjëherë në detyrë. Pasi nuk është mbledhur Këshilli Kombëtar i Partisë Demokatike për ta zgjedhur atë kryetar. Alibeaj është komanduar me detyrë përmes një deklarate nga sekretari i përgjithshëm, i cili është shkarkuar nga kuvendi i 11 dhjetorit”,-tha Kaso.

Read More

Qytetarët të shumtë i janë bashkuar protestës së thirrur nga Sali Berisha. Një qytetar u shpreh i revoltuar, duke thënë se kryeministri Edi Rama e ka kthyer vendin në një regjim dhe se nuk mendon për qytetarët. “Kush mundohet të bëjë regjim ka dhunë është e pranueshme kjo. Ai po dhunon popullin nga të gjitha arsyet, papunë, shtypje. Ka gjysmën e qeverisë në burg, le të shkojë tek 313. Çfarë do më ky nga ne. Jemi treguar shumë me kulturë. Ka dhunë, nuk ka më fjalime. Edhe gjykatat i ka korruptuar. Nuk mund ta bëjë kryetar partie. Vula është e…

Read More

Seanca në Gjykatën e Apelit ka nisur prej orës 11:00 për të shqyrtuar çështjen më të nxehtë të momentit. Përfaqësuesi i Alibeajt, Indrit Sefa thotë se vendimi i Shkallës së Parë është marrë në shqyrtim gabim. Ndërsa përfaqësuesi i Berishës, avokati Ivi Kaso thotë se Gjykata të konstatojë mospranimin e ankimit, pasi gjykata është investuar nga një palë që nuk legjitimohet. Ivi Kaso: Të mos e pranojë padinë sepse gjykata është vënë në lëvizje nga një palë që nuk është pjese e procesit. Nga ana tjetër, përfaqësuesi ligjor i Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa tha se trupa gjykuese duhet të shqyrtojë…

Read More

Gjykata do të japë sot verdiktin e saj mbi vulën e Partisë Demokratike, nëse do të qëndrojë në duart e Enkelejd Alibeajt apo do t’i kalojë kryedemokratit Sali Berisha. Përfaqësuesi ligjor i Sali Berishës, Ivi Kaso ka kërkuar që gjykata të mos e pranojë padinë sepse gjykata është vënë në lëvizje nga një palë që nuk është pjese e procesit. “Gjykata të konstatojë mospranim e ankimit, pasi gjykata është investuar nga një palë që nuk legjitimohet. Sipas nesh vendimi gjyqësor që e ka lejuar ankuesin është marrë në kundërshtim të ligjit”, tha Kaso.

Read More

Endri Fuga, drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim të Qeverisë, ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë. Kjo pasi do të fokusohet në fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 majit. Këtë e ka bërë të ditur me anë të një njoftimi duke thënë se postin ia ka deleguar Manjola Hasës ndërsa vetë Fuga do të ketë në fokus fushatën për zgjedhjet vendore. “Nga dita e sotme unë do të përqendrohem në fushatën zgjedhore të PS. Ndonëse ligji nuk e pengon, nuk do të ishte e ndershme që teksa angazhohem në fushatën e një partie politike të vazhdoja…

Read More

Me interes vendimin e sotëm për vulën e PD-së, po e pret edhe ambasada Amerikane në Tiranë. Dy persona, njëra prej tyre përkthyesja zyrtare e ambasadës, ndërsa tjetrës nuk i dihet ende roli, janë fotografuar në oborrin e Gjykatës së Apelit. Brenda në sallë janë futur përfaqësuesit ligjorë të dy grupime brenda PD-së dhe trupa gjykuese, ndërkohë që është raportuar se në Gjykatën e Apelit janë vendosur dhe masa të shumta sigurie.

Read More

Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother Albania Vip 2”, nuk kanë të sosur. Në një bisedë me Tanin, Luizi ka shprehur mendimin se mund të përjashtohet të shtunën. Sipas tij, debati që ka patur me Evën mund të keqinterpretohet dhe të merret si presion psikologjik ndaj saj. Vëllai i Madh i dha banorëve një ultimatum për sjelljen e përdorur në shtëpi. Ultimatumi u vu në zbatim, ku dy banore u skualifikuan nga gara për ushtrim të dhunës verbale.

Read More

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ndodhet prej 1 ore në Kryeministri dhe po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama. Ky takim vjen vetëm pak momente para nisjes së protestës së thirrur nga Sali Berisha. Mendohet se, tema kryesore e bisedës mes Çuçit e Ramës do të jenë pikërisht masat e marra për këtë protestë.

Read More