Author: tirana

Vijon prej orës 11:00 në gjykatën e Apelit seanca gjyqësore lidhur me fatin e Partisë Demokratike. Ndërsa pritet që trupi gjykues të shprehet se kujt do i takojë vula dhe sigla e PD, përfaqësuesit ligjorë të grupimit Alibeaj, avokatët Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi, kanë paraqitur sot në seancë argumentet e tyre për prishjen e vendimit të gjyqtarit Zhukri. Argumentet e grupimit Alibeaj:Nga sa analizuar dhe parashtruar më lartë rezulton e qartë që përvec shkaqeve të detajuara shkaqe bazë për pranimin e ankimit dhe pushimin e gjykimit janë: – Gjykata ka legjitimuar kërkuesin përpara se të vendoste për ligjshmërinë e…

Read More

Është liruar nga burgu i Fierit, Safet Bajri alias Rustemi, i cili vuante një dënim prej 9 vite burgim të dhënë nga drejtësia Belge. Vendimi për lirimin e Bajrit nga qelia është marë para 1 muaji nga gjykata e Fierit, e cila ka pranuar kërkesën e Bajrit për lirimin e tij me kusht. Sipas vendimit të gjykatës Bajri, ka vuajtur më shumë se 2/3 e dënimit në burg dhe gjatë kohës së izolimit nuk ka pasur masa disiplinore nga drejtoria e burgjeve.

Read More

Pas përfundimit të protestës së opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, forcat Operacionale (civile) janë zhvendosur në Gjykatën e Apelit. Sot pritet të jepet vendimi për “vulën” e partisë më të madhe opozitare. Gjykata e Apelit pritet të vendosë nëse PD zyrtare do të jetë në “duart” e Enkelejd Alibeajt apo Sali Berishës. Ndërkohë protesta e thirrur më 3 mars nga ish-kryeministri, filloi në orën 12:00 dhe u mbyll dy orë më pas, rreth orës 14:00. Nuk u shënua asnjë incident, ndërsa në terren kishte më shumë se 1200 forca policie.

Read More

Aktorja Eva Alikaj, e cila u përjashtua nga “Big Brother VIP” pas thyerjes së rregullave kryesore të programit me rekorde shikueshmërie, ka folur për herë të parë. Pas debatit që ish-banorja bëri, fillimisht me Kristin dhe më pas momenti kulminant ishte me Luizin, atij të cilit i drejtoi fjalët kërcënuese. “Ta çaj kafkën”, iu drejtua aktorja Luizit, një frazë e cila çoi në marrjen e vendimit nga Vëllai i Madh. Por në “Shqipëria Live” Eva Alikaj i kërkoi falje shqiptarëve për gjuhën që ka përdorur gjatë debatit. “Ju kërkoj falje shqiptarëve që përdora ato fjalë aty, pasi e shohin të…

Read More

Në Shqipëri, opozita nisi pas mesditës protestën e radhës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, ndërsa në Gjykatën e Apelit po zhvillohet seanca e procesit gjyqësor që do të përcaktojë juridikisht se cilat janë strukturat udhëheqëse të Partisë Demokratike. Zëri i Amerikës shkruan se në mars të vitit të kaluar, Gjykata e Tiranës, njohu si të ligjshëm Kuvendin Kombëtar të thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, e po ashtu dhe vendimet e dala nga ky Kuvend, i cili shkarkoi të gjitha strukturat dhe figurat drejtuese të partisë së udhëhequr deri në atë kohë nga zoti Lulzim…

Read More

Kreshnik Spahiu deklaron se Tirana nuk e mbështet më Berishën dhe protestat e tij. Në një intervistë për EuroNews, Spahiu u shpreh se Tirana ka një frymë tjetër, një frymë më perëndimore dhe nuk është pjesë e këtyre protestave apo organizimeve.“Tirana nuk beson në revolucion. Tirana beson që pushteti ndryshohet me votë. Sepse Tirana nuk do një përsëritje as të rebelimit të 97, ku u vranë mbi 4 mijë qytetarë të pafajshëm, nuk do as protestat e 14 shtatorit kur u vra i ndjeri Azem Hajdari dhe Tirana u rrethua me tanke. Tirana nuk do më një destabilizim të dhunshëm.…

Read More

Teksa përfundoi protesta e opozitës para kryeministrisë, Kreu i PD, Sali Berisha në një prononcim për mediat para selisë blu u pyet nga gazetarët nëse do lirojë selinë blu nëse gjtkat ai jep vulën Enkelejd Alibeaj. Berisha u përgjigj se nuk do të bëj asnjë diskutim paraprak për gjykatën. “Mirënjohje për dhjetëra mijëra qytetarë që lanë çdo gjë dhe mbushën bulevardin si kurrë ndonjëherë në të njëjtën orë. E kam thënë nuk kam ndërmend të bëj asnjë diskutim paraprak për gjykatën. Në protestë ishim për Edi Ramën, për ne armik numër një është Edi Rama.”-tha Berisha.

Read More

22 minuta, kaq zgjati fjalimi i Sali Berishës në protestën kombëtare para Kryeministrisë, një protestë e cila u shua brenda 1 ore. Kreu demokrat u bëri thirirje për bashkim të gjithë qytetarëve dhe punonjësve të administratës për të shpëtuar Shqipërinë. Berisha “kërcënoi”, duke thënë se kushdo që do të luajë me pluralizmin dhe demokracinë do të fshihet nga faqja e dheut. Ai tha se është koha e misionarëve që qëndrojnë në këmbë. “Një thirrje vëllazërore do u drejtoj sot të gjithë atyre që i shohin forcat politike me mosbesim, që janë të dëshpëruar, që janë të zhgënjyer dhe vazhdojnë rrugën…

Read More

Ndërsa euro vijon të luhatet në nivele shumë të ulëta edhe për këtë vit, Banka e Shqipërisë tërheq vëmendjen për normën shumë të lartë të depozitave, ashtu si dhe të kredive të rrezikuara prej luhatjeve të monedhës së parbashkët evropiane. Në raportin e sapopublikuar mbi ecurinë e procesit të deeuroizimit, Banka e Shqipërisë evidenton dy ndryshime kryesore: rritja e mëtejshme e depozitave në valutë dhe rritja e depozitave në monedhën vendase me afat maturimi mbi një vit. Zgjerimi i depozitave në valutë pasqyron një zhvillim në kahun e kundërt me objektivat e masave të Bankës së Shqipërisë për deeuroizimin, ndërsa…

Read More

Moska ka shprehur shqetësimin e saj më të thellë pas raportimeve që aleatja e saj, Serbia, i ka dorëzuar Ukrainës mijëra raketa. Sipas raporteve, një fabrikë shtetërore serbe e armëve dërgoi së fundmi 3,500 raketa në Ukrainë nëpërmjet Turqisë dhe Sllovakisë. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se Moska po ndjek këtë histori dhe se mundësia që Serbia të armatosë Ukrainën paraqet një pyetje serioze për marrëdhëniet serbo-ruse. Ministri serb i mbrojtjes Millosh Vuçeviç mohoi që vendi i tij të kishte eksportuar raketat në Ukrainë, megjithëse ai sugjeroi se ato mund të kishin arritur atje nëpërmjet një…

Read More

1 orë ka zgjatur protesta kombëtare e thirrur nga kreu i PD-së, dhe më pas Sali Berisha është larguar me makinë nga Bulevardi. Me largimin e tij, u shpërndanë edhe protestuesit. Gjatë fjalës së tij, ish-kryeministri e cilësoi protestën si ajo e “revolucionit tonë demokratik dhe paqësor, një protestë me të cilën ne jemi të vendosur t’i shkurtojmë orët dhe ditët, muajt, kësaj qeverie antishqiptare me në krye Edi Ramën, i cili faktohet para Shqipërise dhe botës, si pushtuesi më i egër i këtij vendi”. Për Berishën, Rama kërkon të boshatisë vendimin nga shqiptarët. “Shqipëria e etërve të tij barbarë…

Read More