Oerd Bylykbashi shprehet se vendimi i dhënë nga Gjykata e Apelit për vulën e PD-së është një vendim i marrë nën presionin e Edi Ramës, i cili sipas tij kërkon që të përjashtojë opozitën nga zgjedhjet. “Nuk ka asnjë lloj ekuivoku, ky vendim i marrë haptas nën presionin e Edi Ramës, që ishte dhe sot në sallë është vendim për përjashtimin e opozitës nga zgjedhjet. Eshtë vendim që ka thyer çdo rregull që deri më sot ka vendosur jo vetëm legjislatori duke pranuar ankimin e një pale që nuk përbën as minorancë. I shërben një qëllimi që Edi Rama mos…
Author: tirana
Pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit për vulën e PD, përfaqësuesi ligjor i grupimit të Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa, ka deklaruar se trupa gjykuese vendosi rikthimin në Gjykatën e Shpallës së Parë të çështjes me një trupë tjetër gjykuese. Në daljen për mediat, Sefa tha se Apeli ka vendosur të pranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt dhe se ditën e hënë do të bëhet regjistrimi në KQZ. “Sot gjykata vendosi rikthimin e çështjes në shkallën e parë me një tjetër trup gjykues. Ankimi i PD i përfaqësuar nga Enkelejd Alibej, u pranua, do të gjykohet nga një tjetër trup gjykues.…
Një adoleshent në Padova të Italisë ka denoncuar nënën e tij në polici, pasi kjo e fundit e goditi me shuplakë. Mediat italiane shkruajnë se 16-vjeçari ishte përjashtuar nga shkolla, gjë që e ka acaruar nënën e tij, e cila pasi ka mësuar lajmin e ka goditur me shuplakë. Me shenjën e shuplakës në faqe, i riu shkon në polici dhe thotë se dëshiron të denoncojë nënën e tij për keqtrajtim. Kjo është hera e dytë që 16-vjeçari pezullohet nga shkolla. Ai dyshohet se është përfshirë në disa vepra penale, për vjedhje, shpërndarje droge dhe marrjen e mallrave të vjedhura.
Gjykata e Apelit ka marrë vendimin që çështja për vulën e PD-së të rikthehet për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë. Trupa gjyqësore ka marrë vendimin që favorizon grupimin e Enkelejd Alibeajt, duke i dhënë mundësinë të regjistrohet në zgjedhjet vendore të 14 majit. Seanca në Apel nisi në orën 11:00 të paradites, dhe trupa gjyqësore shqyrtoi ankimimin e Alibeajt, i cili kërkoi rrëzimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e Kuvendit të Berishës të 11 dhjetorit 2021 si legjitim.
Në shtëpinë e “Big Brother Vip” pritet të hyjë një banore e re. Përflitet se bëhet fjalë për ish-konkurrenten e “Përputhen”, Antoneta Koçi. Ndonëse, Koçi ende nuk ka konfirmuar asgjë, emri i saj është përhapur në mediat rozë si një konkurrente e mundshme. Nuk dihet nëse ajo do t’i bashkohet këtij formati në prime-in e nesërm apo javën e ardhshme.
Turqia ka paralajmëruar me burgim ata që rrisin qiranë e banesës. Të mbijetuarit nga tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë në Kahramanmaraş migruan në qytete të ndryshme. Ankaraja ishte një nga qytetet që e përjetoi valën më të madhe të qytetarëve të zhvendosur. Megjithatë, me ardhjen në qytet të të prekurve nga tërmeti, filloi një rritje e lartë e qirave të shtëpive. Shumë njerëz u ankuan, duke pretenduar se disa pronarë dhe agjentë imobiliare, të cilët përfituan nga ardhja e viktimave të tërmetit në qytet, bënë rritje të jashtëzakonshme. Ekipet po shqyrtojnë denoncimet e bëra në Ministrinë e Tregtisë,…
Në raport me një vit më parë, të ardhurat ruse nga nafta dhe gazi ranë me 46.4 për qind. Të ardhurat prej taksave dhe doganave nga shitjet e naftës dhe gazit ranë në janar në nivelin më të ulët që nga gushti i vitit 2020. Të ardhurat nga shitjet e naftës dhe gazit arritën në 521.2 miliardë rubla (6.5 miliardë euro) muajin e kaluar, krahasuar me 425.5 miliardë rubla (5.3 miliardë euro) në janar dhe 971.7 miliardë rubla (11.8 miliardë euro) në shkurt 2022. Moska mbështetet në të ardhurat e energjisë për të financuar shpenzimet e qeverisë. Ajo është detyruar…
Brenda dy vitesh “One Stop Security” pritet të jetë funksional, duke bërë që pasagjerët që udhëtojnë nga Rinasi të mos u nënshtrohen kontrolleve shtesë në aeroportet tranzit. Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj dha me tepër detaje për projektin. “Javën e kaluar ne patëm një auditim teknik nga një kompani europianë e specializuar për sigurinë, i cili do na tregojë ne ekzakt se ku duhet të ndërhyjmë në sisteme. Ky proces shkon deri në dy vite. Nëse ju bëni fluturim për në Kopenhagen, bëni security check sot në aeroportin e Tiranës, dhe kur shkoni në Vjenë bëni një…
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi thotë se pas vendimit të gjykatës së Apelit për vulën, Partia Demokratike do të dalë më e copëtuar.Duke folur në Report Tv, Korreshi tha se pas vendimit demokratët fillimisht do të shahen mes tyre, më pas do të nisin një lloj bashkëpunimi për zgjedhjet e 14 majit, e më pas drejt një bashkimi. “Ky vendim është i vonuar! Nuk i bën mirë procesit zgjedhor ku kemi hyrë. Mendoj dhe gjykoj se prandaj nuk kishte interes protesta. Kishin më shumë interes se çfarë do të vendoste gjykata e Apelit. Do jem gjithë kohës në PD.…
Gazetari shqiptar Milto Baka është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, i cili ka dhënë një mesazh ngushëllimi për familjarët e Bakës. Baka ka një karrierë të gjatë në media. Për vite me radhë, ai ka mbajtur detyrën e shefit të Departamentit të Informacionit në RTSH.
I afërmi i Etleva Kurtit, të cilës iu mor jeta nga autori i masakrës së trefishtë në Tiranë më 1 mars, Dan Hutra, ka paralajmëruar se familja e tyre do të hakmerret për të larë gjakun e vajzës së re. Në një intervistë për mediat, ai iu referua Kanunit, sipas të cilit tha se gjaku i një femre lahet me 7 meshkujt. “Shteti mund të bëjë punën e tij”- tha ai, por paralajmëroi gjakmarrje kur u shpreh se “t ë tjerët që jetojnë pas Dan Hutrës do ta marrin parasysh, i çojmë fjalë sipas Kanunit, se ligje këtu s’ka.” “Dan…
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit, sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë. Sipas të dhënave, mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 436 testime, nga të cilët 19 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19.Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2, një qytetar 83 vjeç, nga Durrësi.Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,789 që nga fillimi i epidemisë.