Vendi ynë ka pushtuar sërish mediat botërore. Shqipëria mund të mos jetë vendi i parë që ju vjen ndërmend për pushime, por resortet gjysmë ore larg Tiranës ofrojnë plazhe të mrekullueshme dhe hotele mjaft të përballueshme, shkruan “The Guardian”. Prestigjozja britanike e liston Shqipërinë mes vendeve me plazhe të mrekullueshme që mund të shijohen jo me shume shpenzime. Një mënyrë për të arritur këtu , është të fluturohet për në Korfuz dhe më pas të merret një traget për rreth 20 euro në çdo drejtim. Për më tepër dreka në një restorant të këndshëm fillon nga 8 paund për person. Përpos…
Author: tirana
Nga Brian Blum, Israel21C Për pacientët që vuajnë nga pamjaftueshmëria e valvulës së zemrës ose aortës, e vetmja zgjidhje e disponueshme aktualisht është operacioni me zemër të hapur për të zëvendësuar valvulën. Fatkeqësisht, operacioni prej pesë deri në gjashtë orë është shumë i rrezikshëm për disa njerëz, veçanërisht të rriturit e moshuar. Vetëm 20 për qind e pacientëve mund të miratohen për procedurën. Megjithatë, nëse nuk trajtohet, pamjaftueshmëria e valvulave të zemrës mund të çojë në rrahje të zemrës, dhimbje gjoksi, lodhje, gulçim dhe, në fund të fundit, dështim të zemrës. Shkalla e mbijetesës pesëvjeçare është vetëm 30%. Fillimi izraelit…
Si rezultat i punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe për nxjerrjen para përgjegjësisë penale të autorëve të tyre, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan dy shtetas 17-vjeçarë, të dy banues në Tropojë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë natës së shkuar dhe më datë 22.02.2023, kanë vjedhur me thyerje, një shumë parash dhe steka me cigare, në një lokal në qytetin e Bajram Currit. Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë…
Pronarët e godinës ku ndodhi tritoli një natë më parë në Fushë-Krujë janë marrë në pyetje. Mësohet se ata kanë deklaruar se nuk kanë asnjë konflikt. Ndërkohë të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe qiraxhiu që ka marrë me qira godinën që e shfrytëzon ambientin për mobilerinë. Ai ka deklaruar se nuk ka konflikte personale apo familjare me askënd. Pisa kryesore që po hetohet për vendosjen e tritolit është konkurrenca mes bizneseve në zonë.
Shtrenjtimi i çmimeve të apartamenteve në Tiranë ka rritur kërkesën e të pasurve për prona jashtë Shqipërisë. Agjencitë e pasurive të patundshme pohojnë se po bëhen më shumë blerje apartamentesh në Dubai, Malin e Zi dhe Greqi, për shkak të diferencës së ngushtë të çmimeve dhe kohës më të ulët të kthimit të investimit nga qiraja. Interes për shtëpi banimi ka edhe në SHBA, ndërsa Zvicra ka më tepër shpenzime nga shqiptarët për prona komerciale. Ndërtuesit parashikojnë që çmimet e banesave të reja në Tiranë të mos shënojnë rënie. Dorina Azo Çmimet e larta të apartamenteve në Tiranë kanë shpejtuar…
Partia Socialiste e Shqipërisë kërkon zyrtarisht të regjistrohet në zgjedhjet vendore të 14 majit.Burime nga Komisioni Qëndror I Zgjedhjeve konfirmojnë se në këtë institucion ka mbërritur kërkesa zyrtare e firmosur nga Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PS Eridian Salianji, ku kërkohet regjistrimi I këtij subjekti.Në ditët në vijim pritet dhe mbledhja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për miratimin formal të kësaj kërkese.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, fton qytetarët që më 14 Mars, Ditën e Verës, të bëhen pjesë e aktiviteteve të shumta që do të organizohen.Nëpërmjet statusit të tij ‘Facebook’, Veliaj bën të ditur se do të ketë mbi 100 aktivitete në 10 vende të ndryshme në kryeqytet.“Bëhuni gati për ‘Ditën e Verës’. 1 ditë feste 10 vende 100 aktivitete me muzikë, art, lojëra dhe argëtim. Ejani të festojmë së bashku Ditën e Verës”, shkruan Veliaj.
Administratori i një poste private është vënë në pranga, ndërsa një tjetër administratore e një poste private u shpall në kërkim nga policia e Tiranës, gjatë një operacioni të koduar “Pakot postare”. Blutë kanë sekuestruar 260 pako dhe 46 thasë me mallra të ndryshme (veshje, produkte kozmetike, medikamente mjekësore, pajisje elektronike etj)., gjatë kontrollit të magazinave të postës në administrim nga shtetasi A. Sh., në Linzë. Gjatë kontrolleve u gjetën edhe disa pako me logon e një poste tjetër, të papajisura me fatura apo deklarata doganore dhe u shpallën në kërkim administratorja e kësaj poste, shtetasj A. Gj. Nga veprimet…
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me vendimin e djeshëm të Gjykatës së Apelit, e cila ktheu çështjen për rigjykim në Shkallën e Parë. Sula në një reagim në ‘Facebook’ Sula pohon se bashkimi i demokratëve është rruga e vetme dhe e duhur për të gjithë shqiptarët. Mes të tjerash ai thekson se ky vendim i Apelit nuk është triumf për askënd nga demokratët. Demokrati sugjeron se kandidatët demokratë për zgjedhjet e 14 majit duhet të regjistrohen në KQZ, vetëm me logon e PD, dhe ata të dalë nga Primaret. REAGIMI🔵Bashkimi i demokratëve, rruga e vetme…
Në të gjithë vendin maturantët kanë nisur tashmë edhe me përgatitjet për provimet e Maturës Shtetërore 2023. Edhe për këtë vit, katër janë testet që do të plotësohen nga të gjithë maturantët e shkollave të mesme: tre provimet e detyruara në lëndën e gjuhës së huaj, gjuhës shqipe, matematikës, si dhe provimi i katërt i lëndës me zgjedhje (përcaktimi i të cilës është bërë sipas preferencave të vetë nxënësve). Bashkë me rregulloren se si do të zhvillohen provimet, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka konfirmuar edhe llojet e testeve zyrtare që do të plotësohen në maturën e këtij viti. Sipas…
Një ngjarje kriminale është parandaluar në Elbasan, që ka përfunduar me arrestimin e dy personave dhe shpalljen e tre të tjerëve nëkërkim. Sipas policisë, 5 persona në konflikt anë ndjekur njëri-tjetrin me 2 automjetet që drejtonin dhe në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik”, i kanë përplasur qëllimisht këto automjete, me njëra-tjetrën, duke shkaktuar për pasojë, vetëm dëme materiale. Teksa dy u arrestuan, tre personat e tjerë të përfshirë në konflikt kanëmundur të largohen pasi janë marrë me automjet nga një shtetas ende i paidentifikuar.
Nga Gjergj Marku Tarti ka qenë qeni i njohur që jetonte me ish të burgosurit politik të Spacit deri në ditët e Revoltës së famshme. Historia e tij është një roman më vete. Në faqet e librit “Baladë për Tartin e Spaçit” Hysen Haxhiaj tregon se Tarti flinte me të burgosurit, në të njëjtin kapanon, gjithmonë poshtë krevatit të ndonjë të burgosuri dhe çdo natë ai ndërronte vendin e fjetjes si për t’u bërë qejfin të gjithëve nga pak dhe si për ta ndarë dashurinë dhe mirënjohjen e tij me të gjithë. Autori kujton me emocione vetitë e këtij qeni,…