Author: tirana

Kiara dhe Luizi nuk reshtin së i shprehur dashurinë njëri-tjetrit. Teksa gjatë mbrëmjes së djeshme kanë qenë duke folur, Luizi e ka pyetur moderatoren nëse ajo e dashuron. Fillimisht, Kiara i është përgjigjur duke i thënë se nuk do ti përgjigjet sepse ai e di se çfarë ajo  do i thotë, por pasi këngëtari ka ngulmuar ajo i ka thënë se e dashuron. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Read More

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas, për 2 persona që e shantazhonin dhe e kërcënonin për jetën, që t’u jepte një shumë parash, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tyre.   Në kuadër të operacionit policor të koduar “Credit”, është bërë lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:    – M. L., 23 vjeç dhe B. A., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim…

Read More

Lidhur me marrëveshjen me Shqipërinë për rekursin në Hagë për përcaktimin e zonave ekskluzive detare kryediplomati grek Niko Dendias u shpreh per mediat greke se hartimi i dokumentacionit nga bashkë nënshkruesit është një “ndërmarrje komplekse tekniko-ligjore”. Sipas Dendias nga pala shqiptare “ka disa procedurat e brendshme që duhen ndjekur”. Ai shtoi se zgjidhja e kësaj çështjeje do të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe, do të dërgojë mesazhin se vendet e rajonit janë në gjendje t’i zgjidhin çështjet dypalëshe në mënyrë miqësore, në bazë të së drejtës ndërkombëtare, ndërsa do të pozitivisht për vetë perspektivën evropiane e Shqipërisë.…

Read More

Big Brother Albania, prej muajsh është kthyer në një fenomen në Shqipëri. Por, kjo shfaqje ka marrë edhe kritika të shumta, për shkak se konsiderohet si një shou që nuk ofron asgjë. Kritikave iu është përgjigjur vete Lori Hoxha, pronare e Top Channel, por dhe producente e kësaj shfaqje. “Big Brother Vip është një nga produksionet më të bukura por dhe më të vështira që Top Channel ka dhe vetëm grupi që punon për të 24 orë në ditë për muaj të tërë mund ta kuptojë. Megjithatë kohët e fundit kam ndjerë që tek ta presioni që vjen me audiencën…

Read More

Ish kryeministri Sali Berisha ka vepruar pa surpriza një ditë pasi Apeli vendosi t’ja linte ende vulën Partisë Demokratike të Alibeajt. Ai u shpreh se do e çojë vendimin në Gjykatë të Lartë dhe ironizoi Sokol Sadushi gjykatësin. Berisha theksoi se nuk pret asgjë ndryshe nga vendimi dhe si rezultat do e çojë në Gjykatën Ndërkombëtare. “Vendimi i juristëve se ky akt, ky vendim të dërgohet për rekurs në Gjykatën e Lartë. E them unë që njerëzit mund të habiten sesi do e dërgojmë ne këtë te Sadushi. Do e çojmë dhe do kërkojmë përjashtimin e Sadushit. S’presim gjë tjetër,…

Read More

Sali Berisha thotë se vendimi që dha dje Apeli për vulën e PD tregon se Edi Rama është i tmerruar por demokratët janë të pamposhtur. “Ky moment është dëhsmia më flagrante e tmerrit dhe ferrit që ka kapur Edi Ramën, mafien shqiptare të tij por e vërteta është edhe segmentet e mafies ndërkombëtare. Ata e shohin se demokratët janë të pamposhtur, ata u përpoqën t’i japin PD goditje fatale duke i mbajtur një kufomë politike në krye të saj që e akuzonin publikisht dhe ligjërisht si një kukull të financuar nga rusët dhe sipas tyre, sipas Edi Ramës dhe guvernatores…

Read More

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, foli për vendimin e Gjykatës së Apelit për fatin e vulës së Partisë Demokratike. Ajo theksoi se një vendim i tillë nuk ndikon fare në veprimtarinë politike të Partisë Socialiste. Sipas Gjylametit, Partia Socialiste ka një organizim kapilar në të gjithë Shqipërinë dhe kjo është forcë e madhe për një parti politike. “Nuk ndryshon asgjë për më në PS. Lajmi mirë është fakti se gjykata mori një vendim. A favorizon njërën palë apo tjetrën, nuk është ndonjë gjë që ndikon tek PS. Mendoj se PS nuk frikësohet. Në fund të ditës nuk e zgjedh…

Read More

Një 55-vjeçar është arrestuar në lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Në pranga ka rënë shtetasi L. K., 55 vjeç, bën me dije policia. “Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi L. K., 55 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një shtetas të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read More

Moderatorja Arbana Osmani ka reaguar mjaft e revoltuar pas një situate të shëmtuar që është përballur në një market të kryeqytetit.Pas ngjarjes tragjike në Paskuqan ku Dan Hutra i mori jetën 3 grave, Arbana tregon se dëgjoi bisedën mes dy vajzave kasiere dhe rojes së dyqanit. Ky i fundit tregon Arbana, ishte shprehur: “Hajd, se do i ketë arritur atij atje ku s’mban më. Mirë ua ka bërë!” “Sot në mëngjes teksa paguaja faturën në kasë dëgjova fundin e bisedës mes dy gocave kasiere dhe rojes së dyqanit. Roja, i veshur me këmishë të bardhë e kravatë u duk se…

Read More

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar drejtuesit e mjeteve për një devijim të Unazës së Madhe, për shkak të punimeve që po kryen në mbikalimin e Shkozës. Për shkak të këtyre punimeve, do të ketë dhe devijim të trafikut. NJOFTIMI I ARRSH ⚠️Në kuadër të zbatimit të projektit në Unazën Lindore Loti 3 – në datën 6 mars deri më 12 mars do të kryhen punimet e fundit për ndërtimin e mbikalimit të Shkozës, ku do të bëhet montimi i trarëve të këtij mbikalimi🏗🗒Për kryerjen e këtyre punimeve do të bëhet devijimi i trafikut sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut:👉Trafiku që…

Read More

Autori i vrasjes së tri grave dhe plagosjes së tre të tjerave, Dan Hutra u la në burg nga gjykata ditën e sotme. Ai u shfaq i qetë gjatë seancës gjyqësore dhe pa asnjë shenjë pendese. Ai u shpreh se për të gjitha vrasjet kishte një qëllim dhe nuk ishte penduar. “Nuk jam penduar edhe sikur të ma 5 burgime të përjetshme”, është shprehur Hutra në sallën e gjyqit. Një tjetër deklaratë që Dan Hutra ka bërë në Gjykatë ishte: I kërkoj sistemit të drejtësisë të mos deklarojë të fajshëm persona që janë të pafajshëm pasi ndodhin masakra të tilla” Me…

Read More

Paulo Dybala pretendon se Juventusi i ka ende një borxh për të shlyer. Sulmuesi argjentinas deklaroi në zyrat e “Guardiia di Financia” se nuk e mbante mend se kur ishte shlyer rroga e fundit, porse “Zonja e Vjetër” ende i detyrohej para. Sipas hetuesve, Juventus dyshohet se ka falsifikuar bilancet me fitime fiktive dhe me vonesat e pagasave të lojtarëve në periudhën e pandemisë. Në rastin e Dybalas, çështja lidhet me sezonin 2020/21, ndërsa sulmuesi aktual i Romës ende duhet që të paguhet nga klubi torinez me 3.7 milionë euro. Lojtari u dha hetuesve se kur u bë akordi për…

Read More