Author: tirana

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, gjatë vizitës në Ukrainë më 4 mars bëri thirrje që ky shtet të lejohet të nisë gjatë këtij viti negociatat për anëtarësim në bllokun evropian. “Kam shpresë se negociatat për pranim mund të nisin gjatë këtij viti”, tha Metsola gjatë vizitës në Lviv, qytet në perëndim të Ukrainës. “E ardhmja e Ukrainës është në Bashkimin Evropian”, theksoi ajo. Qershorin e vitit të kaluar, Brukseli i dha Kievit statusin e kandidatit, katër muaj pasi nisi pushtimi rus i Ukrainës. Por, procesi për anëtarësim në BE mund të marrë disa vite. Vendimi final varet nga qeveritë…

Read More

Olta Gixhari teksa bisedonte me maestron për Luizin, u shpreh se këngëtari do të përfundojë në psikiatri nëse nuk del fitues i “Big Brother VIP”, duke marrë shkas nga pritshmëritë e Luizit për fitore. Pjesë nga biseda: Luizi: jam me targa CD moj Olta dhe merresh me mua. Olta: Po mirë more, të ra thika në mjaltë dhe prandaj. Luizi: Tani jam me targa FT (fitues) Olta: Bravo! Ky do të shkojë te pesa po nuk fitoi, do të kalojë. Se ky nuk e mendon asnjë sekond që nuk do ta fitojë. Dhe ky çdo ditë sillet si fitues dhe…

Read More

Një 68-vjeçar i ka dhënë fund jetës këtë të shtunë në zonën e Kombinatit në Tiranë. Bëhet fjalë për M. E., 68 vjeç, i cili u gjet i vetëvarur në banesë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. “Më datë 04.03.2023, në orën 14:00, në Kombinat, është vetëvarur në banesën e tij, shtetasi M. E., 68 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton Policia.

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha pas mbledhjes së Kryesisë ka mbajtur një deklaratë me mediat, ku foli në lidhje me procesin e vendimeve që do të marrin në vijim. Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka instrumentuar vendimin e Gjykatës për Vulën me qëllim për të goditur opozitën. “Çdo demokrat, që ka minimumin e lidhjes me këtë parti, e ftoj të dënojë me ashpërsi aktin e turpshëm, antikushtetues të Ramës duke shfrytëzuar veglat e tij, Basha-Brava. Çdo zyrtar i PD-së, cdo mbështetës e ka të qartë aktin armiqësor dhe atë askush të mos mendojë se ne do mposhtemi nga armët e Edi Ramës.…

Read More

Partia Demokratike i kërkoi sot Prokurorisë të nisë hetimin për procedurën e tenderimit të flotës së re me 67 makina nga Policia e Shtetit. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, në një deklaratë për mediat, u shpreh se Policia do të shpenzojë 30 mijë euro për një makinë të tipit ‘Hyundai’ që blihet nga 19.500-21.500 dollarë me zero kilometra. Njoftimi: “Për 67 makina Hyundai, Policia e Shtetit do të shpenzojë 2.2 milionë euro. Pas katër vitesh përdorim këto mjete do t’i kthehen koncensionarit. Me një përllogaritje të thjeshtë, një makinë do të kushtojë 30 mijë euro për katër vjet, dhe…

Read More

Pas komunikimit me autoritetet greke, Ministria e Jashtme bën me dije se në rradhët e viktimave të aksidentit tragjik hekurodhor në Larisa konfirmohen deri më tani katër shtetas shqiptarë dhe me origjinë shqiptare: Ifigjenia MickaPavlin BozoJoanis XhollasKlaudia Lato. Pritet përgjigja e ADN për një tjetër shtetas shqiptar të deklaruar “i zhdukur” nga familja dhe policia greke.

Read More

Regjisori Kastriot Çipi komentoi protestën e djeshme të Berishës para Kryeministrisë duke u shprehur se ky është një film i parë në kohën kur partia drejtohej nga Basha. Sipas tij në Shqipëri nuk është kaluar kurrë në mosbindje civile. Çipi tha se “revolucioni s’është të mbash një koncert dhe të plasin adoleshentët ca kapsolla”. “Jam dakord që nëse thua me Ramën nuk fitohet hiq dorë nga partia. Sepse njerëzit presin që të bësh rotacionin e pushtetit. Se si do ta fitojnë këta unë nuk e di, sepse po shoh një film të parë. Këtë që po shohim me Berishën e…

Read More

Teksa pritet që të hënën të depozitojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve regjistrimin e PD-së për garën elektorale, Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar të PD-së, do të mbledhë të hënën strukturat e partisë. Në njoftimin për mediat, Alibeaj bën me dije se do të mbledhë kryesinë e Partisë, grupin parlamentar dhe Kolegjin e Kryetarëve, mbledhje në të cilat do të diskutohet mbi situatën e fundit të krijuar brenda Partisë Demokratike, si edhe një fokus të veçantë do kenë zgjedhjet vendore.

Read More

Kreu i PL, Ilir Meta ka shprehur bindjen se Shkodra do të arrijë një rezultat spektakolar në zgjedhjet vendore. Meta gjatë një takimi me të rinjtë atje theksoi se ata do të “jenë përfaqësues model në këshillin bashkiak të Shkodrës pas zgjedhjeve të 14 majit”. “Bashkia e Shkodrës është prioritet për ne, jemi të bindur se do arrijë rezultat spektakolar. Rilinda pothuajse e ka asgjësuar Shkodrën. Është e rëndësishme të nxitojmë, që të japim mesazhin e ndryshimit të domosdoshëm dhe që të rinjtë e të rejat të mos ikin, por të kenë besim se mundësitë e tyre janë të pakufizuara…

Read More

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 197 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 185 lekë/litër.Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 103 lekë/litër.Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në…

Read More

Një 55-vjeçar nga Pogradeci është proceduar penalisht, pasi ka kërcënuar ish-dhëndrin e tij dhe më pas e ka rrahur. “Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 55 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një shtetas (ish-dhëndrri i tij), dhe ka ushtruar dhunë ndaj tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read More

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka siguruar dosjen e Dan Hutrës. Ai është shprehur para grupit hetimor se personit me të cilën kishte lidhje intime, Marjana Gurakuqin donte t’i priste kokën me biçak që të mos tërhiqte vëmendje me zhurmën e armës.“Më datë 16.02.2023 Dani është liruar nga burgu dhe 3-4 ditë para se të dilte, Alketa ka lindur djalë për të cilin Dani ka dyshime që nuk është babai biologjik. Dani me Alketën ka debatuar mbi çështjen e atësisë duke deklaron se nga debatet e ndodhura, ka vendosur qe ta shuajë familjen e Alketës dhe për këtë ka…

Read More