Sabiani banori më i ri i shtëpisë së Big Brother Vip. Tashmë ai do jetë i pranishëm dhe do shohë nga afër raportin mes vajzës së tij dhe Kristit. Ndonëse skeptik nga ekrani, do shihet në shtëpi se si do sillet ai përballë kësaj situate.
Author: tirana
“Mos u bëni merak vulën e keni në vend të sigurt, jua ruajmë ne të LGBTI”. Kështu shkruan përfaqësuesja e LGTB-së, Xheni Karaj, duke ironizuar çështjen e vulës së PD-së. Në rrjet, pas vendimit të Gjykatës së Apelit, tashmë ka nisur humori.
Një aksident ka ndodhur në urën e Gjoricës, ku janë përplasur një mjet tip Audi me një zetor. Aksidenti ka ndodhur mbi Urën e Drinit në Gjoricë. Fatmirësisht raportohet për vetëm dëme materiale. Audi drejtohej nga Denis Miftari. Mjeti tjetër tip zetor është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ka startuar mbrëmjen e sotme spektakli i madh i BBV, teksa Arbana ka dhënë një super lajm. Sipas saj është berë e ditur se mbrëmjen e sotme pritet të nisë një Big Brother i ri sepse në shtëpi do të ketë plot 6 hyrje të reja. Nderkohë kujtojmë se gjatë javës që po lëmë pas kanë dalë dy banorë, Ermiona dhe Eva Alikaj teksa aktualisht në shtëpi kanë mbetur vetëm 10 banorë.
Të dielën në komunën me shumicë shqiptare, në Tuz të Malësisë, mbahen zgjedhjet vendore ku garojnë 4 koalicione dhe tri forca politike të pavarura. Në koalicionin “Forumi shqiptar” të udhëhequr nga Alternativa Shqiptare e kryetarit aktual të komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, bëjnë pjesë edhe Lidhja Demokratike e Shqiptarëve, Unioni Kombëtar Shqiptar dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi. Në anën tjetër gjendet koalicioni i gjerë i përbërë nga Partia Demokratike Socialiste, e presidentit aktual Milo Gjukanoviq, Socialdemokratët, Partia Boshnjake dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve . Këto dy lista cilësohen si konkurrentet kryesorë në fitoren e zgjedhjeve vendore në Tuz.…
Autoritetet turke kanë arrestuar 218 persona, pasi dyshohet se nuk kanë ndërtuar apartamente sipas standardeve dhe për këtë arsye ato janë shembur nga tërmetet që goditën jugun e vendit në fillim të muajit shkurt. Në kuadër të hetimeve të nisura nga prokuroria janë gjetur përgjegjës gjithsej 869 persona. Deri më tani, janë arrestuar 218 persona, ndërsa për 151 të dyshuar të tjerë janë lëshuar urdhër arresti.
Një autobus që transportonte 40 nxënës të fillores në një udhëtim në Alpet Franceze u rrëzua nga një shpat, duke lënë shoferin dhe partnerin e tij rëndë në spital. Gjithashtu dhe 18 fëmijë si dhe një tjetër i rritur pësuan lëndime të lehta. Prokurori i qarkut ka hapur hetimet, ndërsa sipas kryebashkiakut “skenari më i mundshëm” është që shoferi të kishte shfaqur probleme shëndetësore teksa ishte në timon.
Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP Kosova”, Gjon Karrica, i njohur si Lugati, ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Barber Shok”, ku foli për eksperiencën e tij në këtë format. Mes të tjerash ai mbështeti deklaratën e Edon Shilekut, i cili pas daljes tha se dyshon se ka edhe banorë të tjerë që i përkasin komunitetit LGTB+. Sipas Gjonit, brenda shtëpisë ndodhen tre persona që i përkasin këtij komuniteti. “Pajtohem se ka persona të LGBT+, unë kam patur dyshimet e mia, mendoj që janë më shumë, mendoj që janë tre”, tha ai.
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga ballafaqimi mes ish-zyrtares së kryeministrisë, Alda Klosit dhe pastrueses Rozeta Dobi. Lala tha në një intervistë për News24 se Rozeta Dobi deklaroi në gjykatë që të gjitha paratë e gjetura në banesën e saj i përkisnin Alda Klosit. “Është një procedurë e njohur nga prokuroria në momentin që dy persona akuzojnë njëri-tjetrin do të duhet të bëhet ballafaqimi. Rozeta Dobi pasi refuzoi në tri pyetjet e para pranonte se kujt i përkiste shuma, në fund u dorëzua dhe tha se shuma 125 mijë euro 30 mijë dollarësh 404 mijë euro të tjera të…
Taulant Balla, gjatë një takimi me Asamblenë e Zgjeruar të PS në Bashkinë Lushnje, u ndal te vendimi i Apelit për vulën e PD-së. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste u shpreh se partia që ka humbur vulën e di mjaft mirë që zgjedhjet e 14 majit nuk i fiton, pasi kur vjen fjala për të bërë punë elektorali zgjedh PS-në. “Kundërshtarët tanë e dinë që janë të humbur më 14 Maj, qofshin me vulë, qofshin pa vulë apo të gjithë bashkë nën një kësulë. Por ne duhet të flasim çdo ditë me njerëzit, për çështjet që njerëzit presin…
Ish-kryeministri Sali Berisha në një komunikim për mediat u shpreh se Partia Demokratike nuk mund të shantazhohet. Gjithashtu ai u shpreh se vendimi për vulën është një akt i shëmtuar dhe se duhet të dënohet. Berisha zbuloi gjatë mbledhjes së grupit parlamentar se nesër do të dorëzojë të gjitha dokumentet për regjistrimin e PD-së në zgjedhje. “Nesër do të dorëzojmë të gjitha dokumentet për regjistrimin e PD-së në zgjedhje Rikthemi tek problemi i ditës, për të cilin jemi mbledhur. Në diskutimet e bëra në kryesi dhe grupe më të ngushta është arritur në përfundimin se vendimi i Apelit është një…
Për drejtuesin politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, opozita është ‘vulëhumbur’, që nuk rregullojnë dot as shtëpinë e tyre politike. Nga Kamza, ku zhvilloi një takim me strukturat e PS-së aty, Veliaj shtoi se ata e kanë hallin te vilat e tyre, e jo të zgjidhin hallet e njerëzve. “Këta që kanë humbur vulën, nuk i rregullojnë dot shtëpitë tuaja. Mjafton të kujtoni skenat e 8 janarit, kur një pjesë e revolucionit digjte selinë e gjysmës tjetër të revolucionit. Një çmenduri! A mendoni se këta njerëz, që janë gati të djegin shtëpinë e tyre, do rregullojnë…