Kreu i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka zhvilliuar një takim me kuksianët në Londër. Këto takime, sipas Gjicit nuk janë në kuadër të fushatës elektorale dhe bëhen për të treguar çfarë ka bërë bashkia këto vite si dhe një thirrje për kuksianët që të kthehen në Kukës për të investuar. Ai u shpreh optimist se me investimet në infrastrukturë shumë kuksianë do të kthehen në vendin e tyre.
Author: tirana
Arratisje dhe rekorde në fitoren 4-2 që PSG shënoi ndaj Nantes. Kampionët e Francës blindojnë kreun e Ligue 1, në një sfidë ku shkëlqyen dyshja e sulmit, të përhershmit, Lionel Messi-Kylian Mbappe. Argjentinasi hapi serinë e goleadës me një gol tepër të bukur në minutën e 12-të, ndërsa francezi mbylli llogaritë me golin e 4-2, duke shënuar edhe një rekord për klubin. Mbappe u ngjit në kuotën e 201 realizimeve për të qënë ai lojtari më më shumë gola në historinë e gjigantit francez. “Unë luaj për të shkuar historinë. Gjithmonë kam thënë se kam dashur të jem në librat…
Nga Lindita Buxheli, Deputete e PS, Lushnje Prej disa javësh temë kryesore e ligjërimit politik dhe e vëmendjes së medias është çështja Mc.Gonigal. Por, Shqipëria nuk është kaq. Shqipëria është edhe e fermerëve që po përgatiten për të mbjellat e pranverës. Edhe e tregtarëve, pensionistëve të cilët i takoj çdo ditë në zonën time dhe që e kanë të vështirë të kuptojnë dobinë e diskutimit të çështjes Mc. Gonigal. Shqipëria janë qytetarët e thjeshtë me të cilët fola pak ditë më parë në Lagjen “Kadri Qystri” mbledhur në një kafe. Mes tyre kishte ish-ushtarakë që janë shumë të informuar…
Përleshje të dhunshme shpërthyen këtë të dielë midis policisë dhe demonstruesve përballë Parlamentit në Athinë, gjatë një proteste nga qytetarët grekë pas përplasjes së trenave në të cilën mbetën të vdekur 57 njerëz të martën në mbrëmje. Demonstruesit i vunë zjarrin kazanëve të plehrave dhe hodhën kokteje molotov. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës në qendër të kryeqytetit grek. Brenda pak minutash, sheshi Sintagma përballë Parlamentit, u zbraz nga 12 mijë demonstrues, të cilët ishin mbledhur për të kërkuar llogari nga autoritetet greke pas përplasjes mes dy trenave që lëvizin në të njëjtën linjë.
Zonja e Parë e vendit, Armanda Begaj vizitoi burgun e grave “Ali Demi” në Tiranë, ku 27 vajza dhe gra vuajnë dënimin e tyre. Gjatë vizitës së saj, Zonja e Parë zgjodhi të mbillte disa lule bashkë me vajzat dhe gratë e dënuara. “Të mbjellim bashkarisht disa bimë që sot nuk janë të çelura, por normalisht me ardhjen e pranverës ato do të çelin, duke ju dhënë një shpresë për jetën, për vazhdimin e saj”,-tha ndër të tjera Zonja e Parë gjatë takimit me gratë. Në fund të takimit, Zonja e Parë dhuroi disa libra të cilat shkuan për fondin…
Ndryshimet e menjëhershme të motit rikthejnë qarkullimin e virozave. Mjekët flasin për rritje të sëmundshmërisë në këtë periudhë thuajse tek të gjitha grup moshat. Karakteristikë e infeksioneve respiratore është temperatura e lartë dhe e zgjatur si dhe skuqjet e fytit, kryesisht tek fëmijët. Rastet më grip janë më të pakta, por më të rralla infektimet nga Covid-19, ku 1 deri 2 pacientë në javë mund të rezultojnë pozitiv më koronavirus. Sipas mjekëve shenjat klinike të covid-19 kanë qenë më të lehta se gripi i stinës. Me fillimin e pranverës mjekët presin një tjetër rritje të vizitave për shkak të alergjive…
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi këtë të dielë po e kalon me gjimnazistët e LRI-së.
Në videomesazhin e fundjavës, drejtuar qytetarëve të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj ia kushtoi arsimit, mësuesve dhe punës për transformimin e shkollave, çerdheve dhe kopshteve. Duke i uruar mësuesit për festën e 7 marsit, Veliaj tha se sot në kryeqytet, mësuesit, ashtu si edhe nxënësit, japin mësim dhe mësojnë në hapësira moderne. “Punën transformuese e nisëm nga kujdesi për më të vegjlit. Ende e kam të freskët imazhin e ditëve të para, të çerdheve, të kopshteve, që ishin lënë në mëshirë të fatit, 4 vite pa përkujdesje dhe mirëmbajtje: mure me lagështirë, mobilje të vjetra dhe kushte skandaloze. E njëjta situatë…
Aksidenti tragjik në Greqi ku u përplasën 2 trena, ka shkaktuar humbjen e 57 jetëve, mes të cilëve 6 shtetas shqiptarë. Ministrja Olta Xhaçka ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave. “Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi. Kaq shumë jetë të prera në mes kaq papritur e në mënyrë kaq tragjike! Në këtë ditë zije një lutje e veçantë shkon për familjarët e 6 bashkëkombësve tanë që humbën jetën në këtë aksident: Klaudia LatoIfigjenia MickaErieta MolkoIoanis XhiollasDenis RuçiPavlin Bozo”, shkruan Xhaçka.
Sali Berisha do mbledhë kandidatët e Rithemelimit për zgjedhjet vendore që do të mbahen më 14 maj. Vulën e PD e ka Enkelejd Alibeaj, Berisha tha dje gjatë një mbledhje me deputetët se sot do të dorëzojë dokumentet në KQZ për regjistrimin në zgjedhje. Berisha kërcënoi edhe KQZ-në, ku tha se duhet ti përmbahet ligjeve dhe kodit dhe se nuk duhet të lozë me një procedurë të tillë. Kjo situatë e krijuar është një skemë e mirëpërgatitur nga kryeministri Edi Rama në bashkëpunim me Bashën, duke thënë se ky i fundit kishte në plan të autorizonte Alibeajn si kryetar partie. Po…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka quajtur 14 majin si ditën e ndëshkimit të qeverisë së “Rilindjes”. Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se “14 Maji do të jetë dita e ndëshkimit për ‘Rilindjen’ që varfëron, shpopullon, korrupton dhe që kërkon të zgjedhë edhe opozitën”.
Vendet e BE-së kanë dhënë një numër rekord shtetësish në vitin 2021. Në total, 827 300 personash morën nënshtetësinë në vendet anëtare të BE-së në vitin 2021, një rritje prej 98 300 në krahasim me vitin 2020. Kjo rritje që në përqindje është 14 për qind, mund t’i atribuohet pjesërisht një ngecjeje të epokës së pandemisë, por gjithashtu pasqyron një prirje rritëse në vitin 2019, kur u dhanë 706 400 shtetësi të reja. 85 për qind e qytetarëve të rinj nuk kanë qenë më parë shtetas të një vendi tjetër të BE-së. Vendet që dhanë më shumë shtetësi në vitin…