Author: tirana

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një komunikim për mediat u shpreh se kryeministri Edi Rama është armik i egër i pluralizmit politik. Gjithashtu ai shtoi se së bashku me McGonigal kishte për qëllim të shkatërronte opozitën. Pjesë nga fjala e Berishës: “Të dashur demokratë , mbështetës të PD, që ndiqni me interes këtë mbledhje e thirrur pas vendimit të Ramës si hakmarrës primitiv ndaj partisë që përmbysi pushtetin e etërve të tij. Bashkë me MCGonigal u mobilizuan që këtë forcë politike ta shndërronin në një aleate. Nga shtatori i vitit 2021 deri më sot, PD kaloi në një proces të vështirë,…

Read More

Sezoni i ri i Formula 1 ka nisur me mjaft emocione. Në garën për çmimin e madh të Bahrein, triumfues rezultoi Max Verstappen (Red Bull), i cili ia doli të lejë mbrapa të gjithë kundërshtarët. Pozicioni i dytë mbahet po nga Red Bull, Sergio Perez tregoi se ishte në një ditë mjaft të mirë. Me nota pozitive mund të vlerësohet edhe përformanca e Fernando Alonso, vendi i 3-të duket se i shkon mirë atij. Pas këtyre emrave vijnë Sainz, Ferrari / Hamilton, Mercedes /Stroll,Aston Martin / Russell, Mercedes/ Bottas, Alfa Romeo/ Gasly, Alpine / Albon, Williams. RENDITJA: Verstappen, Red BullPerez,…

Read More

Qytetarët janë treguar më të kujdeshëm në përdorimin e energjisë elektrike.Sipas të dhënave të INSTAT në tremuajt e fundit të vitit të 2022 familjet shqiptare kanë konsumuar më pak energji elektrike.Ndikim duket se kanë dhënë disa faktorë midis të cilëve thirrjet për kursim nga institucionet si dhe njoftimi për aplikimin e një fashë në bazë të cilës do të paguhej më tepër. Aplikimi I fashës u paralajmërua në tetor-dhjetor ku çdo kilovat/orë do të paguhej me 42 lekë por edhe pse nuk u zbatua shërbeu si një mekanizëm nxitjeje në uljen e konsumit. Temperaturat e larta gjatë mujave të fundit…

Read More

Një shqiptar është kapur duke dalë nga një hotel në Itali me 6 pako me lëndë narkotike. Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur të premten, rreth orës 17:30 në një hotel në Marina Centro. Sjellja e tij dyshimtë tërhoqi vëmendjen e policisë, të cilët e ndaluan. Gjatë kontrollit fizik, oficerët gjetën dhe ia morën nga dora 6 pako me lëndë narkotike. Pesha e tyre ka qenë rreth 3 gramë.

Read More

Ukraina po planifikon të përdorë 460 milionë dollarë asete të sekuestruara nga bankat ruse për të rindërtuar vendin dhe për të kompensuar qytetarët e saj. Kështu deklaroi kryeministri Denys Shmyhal në një konferencë në Lvov. Në një postim në Facebook, ai tha se Kievi po zhvillon procedura për të përdorur asetet e konfiskuara për të ndihmuar qytetarët ukrainas dhe komunitetet e tyre të rimëkëmben nga pushtimi rus. Qeveria po punon me aleatët për të zhvilluar një sistem të bazuar në një traktat ndërkombëtar, i cili do të ndihmojë në vendosjen se si do të lëshohen dëmshpërblime për ukrainasit. Sistemi do…

Read More

Big Brother Vip vazhdon të surprizojë publikun. Pas hyrjes në shtëpi të babait të Keisit, Sabianit, Kristi është ndjerë në siklet, por pavarësisht kësaj ka vazhduar të rrijë pranë Keisit dhe të mos i ndalojë puthjet dhe përkëdheljet ndaj saj. Në dy video të publikuara së fundi dëgjohet Kristi që i thotë Keisit në shtrat të të puth pak. Ndërsa në një video tjetër çifti shfaqet në sallon teksa përqafohen dhe puthen bashkë. “Mos të biem në sy…”, thotë Keisi teksa përqafon Kristin. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Read More

Pasditen e ditës së sotme ka marrë flakë një autobus në Berat. Ende nuk dihen arsyet e zjarrit, por mësohet nuk ka asnjë të lënduar. Autobusi ishte i parkuar pranë shkollës nëntë vjeçare “Thimi Tani”, lagjia Kushtrim në momentin që është përfshirë nga flakët. Autobusi është nën pronësi të Ardian Çiço. Ka qenë vetë Çiço i cili ka lajmëruar zjarrfikësit. Pas mbërritjes së zjarrfikësve është bërë e mundur fikja e menjëherë e zjarrit. Grupi hetimor po punon për shkaqet e rënies së zjarrit në automjet, ndërsa shkak dyshohet një defekt teknik.

Read More

Ndeshja mes Bylisit dhe Erzenit në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit është mbyllur me momente shumë të tensionura. Menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare, në fushën e lojës ka shpërthyer një sherr masiv me lojtarëve. Në një zënkë ku u përfshinë pak a shumë të gjithë, protagonistë u bënë edhe stafet e skuadrave apo edhe persona të cilët zbritën nga tribuna, duke krijuar momente kaosi që zgjati disa minuta. Fillimisht ndërhyrja e policisë solli ndalimin e personave civil që iu bashkuan sherrit, ndërsa më pas pak nga pak u vendos qetësia dhe skuadrat vazhduan drejt dhomave të zhveshjeve.

Read More

Dhimbjet e kokës, sidomos ato të shkaktuara është migrena, nuk mund t’i besojë kurrë dikush që nuk i ka provuar. Këto dhimbje, sipas njerëzve që vuajnë nga migrena, të lënë në gjendje amullie e të pashpresë. Ilaç magjik kundër dhimbjeve të forta të kokës apo migrenës nuk ka, megjithatë, ka disa produkte krejt natyrale që ofrojnë lehtësim të menjëhershëm. Ju duhet një gotë ujë, lëngu i një limoni dhe një lugë çaji me kripë (jo të mbushur plotë). Përziejini së bashku dhe pijeni lëngun menjëherë.

Read More

Olta, Sabiani dhe Qetsori kanë diskutuar për marrëdhënien e Keisit me Kristin. Qetsori tha se ndjen keqardhje për Kristin dhe situtën në të cilën ndodhet. Ai tha se Kristi do penalizohet nga ardhja e Sabianit dhe se do dalë të martën. Olta: Qëndrimin e Kristit këtu brenda e ka Sabiani në dorë. Qetsori: Nuk kthen mendje, ka ardhur ta përzëj. Sabiani: Nuk përzë njeri unë. Qetsori: Prezenca jote po.

Read More

Eklent Kaçi është shpallur për herë të dytë radhazi kampion bote në sportin e bilardos. Ashtu si një viti më parë, talenti nga Laçi doli më i miri në botë në disiplinën e “dhjetëshit” duke mundur çdo kundërshtar. Në finale 24-vjeçari mposhti spanjollin Francisco Sanchez Ruiz në Las Vegas, duke fituar me rezultatin 10-7. Një triumf i bukur dhe më se i merituar për kurbinasin që përmbysi rezultatin mes shumë emocionesh. Nga 5-1 për spanjollin Ruiz, Kaçi nuk u dorëzua dhe fitoi shtatë raunde radhazi për të përmbysur favoritin e duelit në letër. Ky është suksesi i tretë në tre…

Read More

Peshkopët portugezë u kërkuan falje viktimave të abuzimit seksual në Kishën Katolike të Portugalisë. Peshkopët u takuan në Fatima në një mbledhje plenare të Konferencës Episkopale Portugeze (CEP). CEP-i lëshoi një deklaratë pas takimit, duke kërkuar falje për viktimat në gjithë vendin. Ky hap erdhi pasi një njoftim i një komiteti të pavarur muajin e kaluar zbuloi se të paktën 4.815 fëmijë janë abuzuar seksualisht nga kleri katolik në Portugali që nga viti 1950. Pasi 512 persona dolën me dëshmi, koordinatori i hetimit, Pedro Strecht, tha se ky ishte një numër “minimum absolut” i viktimave. Hetimi tregoi gjithashtu se 96…

Read More