Pas përfundimit të Berishës me Këshillin Kombëtar, Edi Paloka zhvilloi një komunikim për mediat. Ai tha se nuk pati asnjë qëndrimin kundër apo propozim për të mos hyrë në zgjedhje. Gjithashtu shtoi se PD është e vendosur drejt rrugës së saj, teksa sqaroi se nesër do të bëhet edhe regjistrimi i koalicionit. “Këshilli Kombëtar është organi më i lartë që mund të marrë vendime në PD. Gjatë gjithë mbledhjes, nuk pati asnjë ide apo propozim të mos hyjmë në zgjedhje. PD do të hyjë në zgjedhje me bindje që do të fitojë. Kjo ishte pika e parë, pika e dytë…
Author: tirana
Është zbuluar edhe skema se si do të regjistrohen kandidatët e Primareve në 14 maj. Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot mbledhjen e Këshillin Kombëtar, mbledhje e cila nisi rreth orë 17:00. Pas mbledhjes u arrit në përfundimin për t’u futur në zgjedhje me koalicion.
Luizi është miqësuar me banoren e re, Jori. Ai i ka ofruar asaj rrobat e tij meqenëse modeles ende nuk i ka ardhur valixhja e për më tepër ka bërë një gjest që ka rënë shumë në sy. Teksa Jori po bisedonte me Maestron dhe Antonetën, Luizi kaloi pranë tyre dhe i dhuroi Jorit një trëndafil. Në këtë moment erdhi dhe Kiara pranë tyre dhe kaq u desh që Maestro të niste me batuta duke thënë ‘shiko shiko Kiara, plasën trëndafilat’.
Për herë të parë janë dokumentuar ” mbetjet fantazmë të një supernove”, kjo supernovë është parë për herë të parë 1800 vjet më parë nga astronomët kinezë. Imazhet u kapën një aparat fotografik krijuar për të fotografuar energjinë e errët në univers. Supernova, SN 185, fillimisht u regjistrua në 185 pes si një “yll mysafir” sepse ishte një dritë e re e ndritshme që u shfaq në qiellin e natës. Ndërsa është supernova e parë e regjistruar, tashmë është kthyer në një unazë mbeturinash e quajtur RCW 86. Imazhi mbresëlënës, i shkrepur në një observator në Kili, tregon grimca të…
Karnavalet e Rios sivjet, përveç ekstravagancave të pritura, argëtimit pafund dhe kërcimeve të egra, mburreshin edhe me praninë e tre bukurosheve braziliane të pasarelës. Isabelle Goulart, Gisele Bundchen dhe Alessandra Ambrosio u kthyen në vendlindjet e tyre për të marrë pjesë në festimet e karnavaleve, duke i dhënë pak më shumë ngjyra dhe shkëlqim ngjarjes më të madhe në botë. Alessandra Ambrosio u zbavit në festat e karnavalit më të famshëm në botë, Isabelle Goulart, banore e përhershme e Parisit vitet e fundit, ishte e ftuara zyrtare e hotelit historik “Copacabana Palace”, në zemër të Rios, i cili këtë vit…
Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe. Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”, pasi ajo dëshiron që të qëndrojë këtu dhe ta fillojë karrierën e saj edhe në vendin e saj. Gjithomonë Beniada është pyetur nga ndjekësit nëse do të jetë përsëri pjesë e këtij edicioni të dytë të…
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Durrës. Një fëmijë rom është përplasur nga një automjet në zonën e Kënetës. I mituri, që prej kohësh kërkonte lëmoshë pranë semaforit, është dërguar menjëherë në urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Një 40-vjeçare është hedhur nga ura në liqenin e Pogradecit, por falë ndërhyrje së shpejtë të banorëve dhe policisë u nxor nga uji shpejt. Pas nxjerrjes nga uji, shtetesja S.K, u dërgua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Pogradec/Informacion paraprak Më datë 05.03.2023, rreth orës 17:45, në lagjen nr.3, nga ura buzë liqenit të Pogradecit, është hedhur në ujë shtetasja S. K., rreth 40 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila falë ndërhyrjes së disa banorëve dhe shërbimeve të Policisë, u nxorr nga uji dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut…
Sabiani, i futur mbrëmë në shtëpinë e “Bih Brother”, i tha së bijës, Keisit, se “çdo gjë do kalojë shpejt”. Nga ana e saj, Keisi i tha se nuk dëshiron që ai të jetë i shqetësuar apo në presion. Për të, asgjë nuk është më e rendësishme se ai. “Unë hallin tënd kam”, i tha ajo të atit.
Në një diskutim me Oltën dhe Armaldon, Qetsori i kritikoi ata për faktin që nuk flasin për fëmijët e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother”. Armaldo tha se nuk do të emocionohet. Por Qetsori ia ktheu: Rrezikoni të ftoheni me fëmijët, kur nuk flisni për ta e t’i ktheni në mendime. Olta e ka kundërshtuar dhe ka thënë se preket për këtë temë. “Si mund të ftohet zemra e një nëne?”, tha ajo, e më pas shpërtheu në lot.
Së shpejti, Italia do të ndalojë pirjen e cigareve elektrike në bare dhe restorante të hapura në natyrë, por edhe në stacionet e metrosë, autobusëve, trenave dhe trageteve, si dhe në parqe publike. Teknikët e qeverisë po studiojnë dispozitën në fjalë, e cila pritet të dalë brenda vitit, si një përditësim i ligjit “Sirchia”, botuar 20 vite më parë. Ministri Orazio Schillaci kishte njoftuar që në shkurt planet për të ndaluar pirjen e çfarëdolloj cigareje, edhe në vendet jo të mbyllura. Qeveria ka vënë në zbatim një fushatë të rëndësishme parandaluese, që mund të ndryshojë zakonet e shumë italianëve. Risia…
Ndarja e punëve ka sjellë debat mes Oltës dhe Kiarës. Kiara e caktoi Oltën në kuzhinë, por Olta nuk ra dakord me vendimin e saj, kështu nisi një debat mes tyre. Kiara: Kam dëshirë të shoh në kuzhinë. Olta: Faleminderit se më vendose fiks aty ku doja. Kiara: Uroj të bësh një punë sa më të mirë. Olta: Nuk i mban dot kunjat deri në fund o Kiara. Mos dil nga vetja o KIara në ditën e 70. Kiara: Ma shpjego pak ca ishte “botën portokall” që the. Luizi: Do të dërgoj në nominim pra, me mua. Olta: Unë isha…