Sot Partia Demokratike ka paraqitur kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 14 Majt. Kërkesa është dorëzuar nga Sekretari Ligjor i PD-së, Indrit Sefa. Juristi i grupit të Alibeajt që ka mbrojtur këtë palë në Gjykatën e Apelit për çështjen e vulës, tha para mediave se në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të PD-së protokolloi kërkesën për zgjedhjen lokale. “Do e vlerësojë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Nuk e kuptoj gjithë këtë interes kaq të madh. Bëmë një veprim thjesht procedural. Është praktikë e ndjekur nga të gjitha partitë politike”, tha Sefa. Por ai nuk tregoi para mediave se cili prej zyrtarëve…
Author: tirana
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj në Kongresin e Shëndteësisë, tha se do të rimbursohen fishat e diabetit diabetit falas për qytetarët mbi 65 vjeç. “Siç premtuam, fishat për matjen e diabetit për të moshuarit mbi 65-vjeç rimbursohen sot nga shteti. Me politikat e orientuara drejt parandalimit financojmë sot programe të depistimit apo diagnostikimit të hershëm për kancerin e gjirit, të qafës së mitrës dhe kolorektal“, bëri me dije ministrja Manastirliu. Shifrat e pacientëve me diabet po shtohen çdo ditë, aq sa çdo vit po preken 60 fëmijë të vegjël. Deri në 18 vjeç…
Një tjetër problem nga tërmtet shaktërruese në Turqi dhe Siri. Güven Özdemir, Presidenti i Dhomës së Inxhinierëve Bujqësorë në Kilis, tha se pesticidet e mbetura nën mbeturinat e lëna nga tërmeti, paraqesin një kërcënim serioz për ujin e pijshëm. Özdemir tha se është e nevojshme dhe urgjente që sa më shpejt të jetë e mundur, pesticidet që janë nën gropë, të mblidhen dhe të mbahen në një vend të veçantë. Për të tregtarët që shesin pesticide, të cilat u shkatërruan nga tërmetet me qendër, paraqesin rrezik të madh për shëndetin e qytetarëve. Sipas tij, nëse uji i shiut përzihet me…
Si do të jenë në zgjedhje, 2 grupet e PD-së? Dritan Çaka, anëtar i komisionit rregullator KQZ, tregon opsionet e grupimit të Berishës për zgjedhjet e 14 majit, nëse KQZ vendos që të pranojë kërkesën e Alibeajt për t’u regjistruar. Çaka tha se PL duhet të bëjë koalicion me një parti të tretë pasi grupimi i Berishës nuk ka personalitet juridik. Një tjetër alternativë do të ishte që Berisha t’i regjistronte kandidatët si të pavarur, por ky opsion duket tashmë i djegur, pasi sot regjistrohen komitetet nismëtare. Për të rreziku i vetëm i Berishës është që nuk do t’i numërohen…
Banorët e Stambollit u shqetësuan së tepërmi se qyteti i tyre mund të ishte i radhës që do të përjetonte tërmete shkatërruese, ndaj dhe ata kanë kthyer sytë drejt të ashtuquajturve “qytete të sigurta”, njëra prej të cilave është Kırklareli. Në këtë provincë, që sipas sizmologëve, nuk rrezikohet nga tërmetet në Turqi, ka pasur kërkesa intensive për banesa dhe toka. Çmimet e shtëpive dhe tokave u trefishuan në lagjet “Lüleburgaz”, “Babaeski” dhe “Vize”, ndërsa në zonë nuk gjen më banesa me qira, por vetëm në shitje. Një banesë me qira në këto zona kap shifrat nga 4 mijë deri në…
Gjykata e Posaçme urdhëron shoqërim të detyrueshëm në gjykatë të Luftar Reçit, të penduarit të drejtësisë, në procesin ndaj të akuzuarve për vrasjen e Klodian Saliut e Vajdin Lamajt. Sipas Reçit, ai është paraqitur 5 herë dhe seancat kanë dështuar jo për faj të tij. Me kërkesën e Recit ishte dakord edhe prokurorja Elida Kackini e cila tha se për shkak të largësisë nga burgu Drenovës shoqërimi i tij është i pasigurt. Në lidhje me këtë kërkesë kanë reaguar avokatët e të pandehurve të cilët kërkuan shoqërim të detyrueshëm. “Të më sjellësh mua ne gjykate është sikur t’u sjellësh qingjin…
Kryeministri Edi Rama, i cili gjatë Kongresit të Shëndetësisë, bëri me dije se kanë vendosur që pagat e mjekëve specialistë t’i rrisin me 50 mijë lekë më shumë. Kjo nisur nga muaji prill. Nga rritja me 50 mijë lekë do të përfitojnë vetëm mjekët specialistë, ndërkohë që për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët do të aplikohet rritja me 7%, ashtu siç ishte premtuar nga qeveria. “Autonomia do iu rrisë pagat atyre që punojnë më shumë, që bëjnë më shumë operacione, vizita, por ndërkohë duhet të garantojmë pagë më dinjitoze tavan. Në këtë prill, mjekët specialistë do marrin 50 mijë lekë…
Këtë të hënë po mbahet Kongresi e Shëndetësisë, i cili do të vijojë edhe gjatë ditës së martë. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama tha se në një situatë ku edhe vendet më të zhvilluara janë në një garë për kapital njerëzor, bluzat e bardha në vendin tonë japin garanci për të nesërmen. “Më lejoni t’iu falënderoj ju dhe të gjitha bluzat e bardha për mundin dhe përkushtimin dhe rezultatet e arritura në një fushë, e cila çdo ditë iu përball me domosdoshmërinë për të garantuar jetën e njerëzve tanë. Sot kemi të gjitha arsyet të themi se në…
Kjo e hënë shënon edhe afatin e fundit për regjistrimin e subjekteve politike pranë KQZ-së për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Deri më tani kanë dërguar kërkesën për regjistrim 34 parti politike. Nga partitë e mëdha, Partia Socialiste dhe Partia e Lirisë i kanë dorëzuar kërkesat e tyre dhe dokumentacionet përkatëse. Pritet me interes regjistrimi i Partisë Demokratike. Do të jenë dy grupimet që do të dërgojnë kërkesën për tu regjistruar për garën e 14 Majit. Pastaj ngelet në dorë të KQZ se kë prej grupeve brenda PD-së do njohë si forcën kryesore opozitare dhe më pas për të vijuar…
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, do vizitojë këtë të hënë Tiranën. Frederiksen pritet që të mbërrijë në Tiranë rreth orës 10:30 ku do të mirëpritet në aeroport nga kryenegociatorja me BE-në, Majlinda Dhuka dhe ambasadorja shqiptare në Danimarkë, Elida Petoshati. Më pas do të shkojë në Kryeministri, ku do të takohet me kreun e qeverisë, Edi Ramën. Pas takimit kokë më kokë mes dy homologëve pritet që të zhvillohet një konferencë për shtyp. Takimi pritet që të përfundojë pas orës 12:05 pas një dreke zyrtare mes dy delegacioneve.
Këtë të hënë do të luhet derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana, sfida më e rëndësishme e futbollit shqiptar vjen me “shije” titulli. Në “Air Albania”, në orën 19:00 dy ekipet luajnë një pjesë të mirë të sezonit, interesimi është i madh nga dy tifozeritë duke detyruar Policinë e Shtetit që të marrë një sërë masash në mënyrë që kjo sfidë të zhvillohet pa probleme. Njoftimi i plotë Policia e Tiranës ka hartuar plan masash për ruajtjen e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve të futbollit Partizani dhe Tirana, që do të zhvillohet më…
Kripa është parë prej kohësh si armiku kryesor për njerëzit që kanë probleme me zemrën, por jo vetëm me këtë kategori. Mjeku Alban Ylli, thotë se reduktimi i kripës me 5 gramë në ditë do të na shpëtonte nga hipertensioni dhe sëmundjet cerebrale. “Nëse do të ulnim kripën në nivelet 5 gramë në ditë për person ne do të kursenim me mijëra vite jete të shëndetshme në Shqipëri, edhe miliona në botë. 5 gramë është rekomandimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë”,-thotë Ylli. Ai tha se janë disa vende të rralla në Europë që konsiderojnë se 5 gramë janë shumë dhe…