Author: tirana

Sekretarja e Brendshme e Britanisë, Suella Braverman është e vendosur për të penguar azilin për personat që shkojnë me gomone. Ajo njoftoi se në ligjet që do të shpallen javën e ardhshme, autoritetet do të ndalojnë dhe largojnë këdo që kërkon të hyjë në Britani ilegalisht. Kryeministri Richi Sunak ka deklaruar se ndalimi i gomoneve është një nga pesë prioritetet e tij, në këtë situatë të vështirë që ndodhet vendi. Legjislacioni i ri me pikat përkatëse pritet të miratohet këtë të martë për azilkërkuesit që mbërrijnë me gomone. Ata përveçse do të pengohen të kërkojnë azil në Britani, do të…

Read More

Kapet 42-vjeçari nga Fieri, kjo pasi dyshohet se ngacmoi seksualisht të miturën. 42-vjeçari Sh.V., banues në Fier është arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Arrestimi i tij u bë i mundur nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar falje për tragjedinë e ndodhur në Larisa ku si pasojë e përplasjes së dy trenave dy persona humbën jetën. Për të ngjarja është përgjegjësi e të gjithë atyre që qeverisin ndërsa shtoi se do të ngrihet një komision i posaçëm hetimor për të hetuar ngjarjen e rëndë. “Në të vërtetë, në Greqinë e 2023, nuk është e mundur që dy trena të lëvizin në drejtime të kundërta në të njëjtën linjë dhe askush nuk e ka vënë re. Por ne nuk mundemi, nuk duam dhe nuk duhet të fshihemi pas gabimit njerëzor”. Ai tha…

Read More

Pas më shumë se 40 vitesh, anëtarët e Kombeve të Bashkuara kanë dakordësuar në parim Marrëveshjen e Detit të Hapur, që shndërron rreth 30% të sipërfaqes detare të planetit në zonë të mbrojtur brenda vitit 2030, me synim ripërtëritjen e specieve të ndryshme të rrezikuara. Marrëveshja e fundit për mbrojtjen e oqeaneve ka qenë firmosur në vitin 1982, por mbronte vetëm 1% të sipërfaqes së detit të hapur. Ky term nënkupton sipërfaqen e ujërave ndërkombëtare ku çdo vend ka të drejtën të peshkojë ose të shfrytëzojë resurset nënujore, më së shumti mineralet që ndodhen mbi 200 metra në thellësi, praktikë…

Read More

Më në fund Luiz Ejllit i është dhënë mundësia e hapjes së kutisë së pandorës në spektaklin e së shtunës në Big Brother VIP Albania. Ai mori si lajm të mirë mundësinë për të takuar dy prej miqve të tij më të ngushtë, gjersa bashkë me të mirën erdhi edhe një e keqe. E keqja ishte mundësia për tçuar tre banorë direkt në televotim, ku ai me dëshirën më të madhe zgjodhi: Oltën, Armaldon dhe Kristin. Të tre këta të fundit janë konkurrentë shumë të fortë dhe që kanë hyrë që nga fillimi. Olta dhe Armaldo janë shquar si dy…

Read More

Në fshatin Bushat, Vau i Dejës, në oborrin e zyrave të OSH EE-së, është hedhur dhe ka shpërthyer lëndë plasëse. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Njoftimi Rreth orës 01:40, në fshatin Bushat, Vau i Dejës, në oborrin e zyrave të OSH EE-së, është hedhur dhe ka shpërthyer lëndë plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy mjete të OSHEE, të parkuara në oborr. Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Nën drejtimin…

Read More

Inxhinieri i Gjeofizikës Prof. Dr. Övgün Ahmet Ercan ka folur për tërmetin e mundshëm në Stamboll. “Shpresoj të mos gaboj, por nuk do të ketë tërmet në Stamboll deri në vitin 2045”, u shpreh Ercan. Ercan mbajti një konferencë se çfarë duhet bërë para, gjatë dhe pas tërmetit. Duke folur në konferencën e mbajtur në Qendrën Kulturore “Leyla Dizdar”, Ercan tha: “Ajo që duhet të bëjmë është të ndalojmë migrimin. Nga këtu kanë emigruar rreth 2 milion njerëz. Popullsia e atij rajoni është 13.5 milion. Nuk duhet të frikësohemi. Ky migrim duhet të ndalet menjëherë“.

Read More

Dashi Do keni hënën në shenjën tuaj, kështu që do të jeni shumë të zhytur në mendime, por kjo nuk është një gjë e keqe. Për sa i përket situatës së punës, është një kohë e shkëlqyer për të investuar dhe për të lënë vend për gjëra të reja. Demi Ata që kanë përjetuar një krizë dashurie janë në një moment shumë të veçantë, për të gjithë fajin e kalimit të Venusit dhe Marsit. Në punë duhet të mësoni të kërkoni ndihmë. Binjakët Hëna nuk është më kundër saj dhe aq e mirë për marrëdhëniet me të tjerët dhe nëse…

Read More

Sabiani, babai i Keisit nga mbrëmë është banor në Big Brother Vip 2. Këngëtari hyri në shtëpi për të takuar vajzën, ndërsa më pas u prezantua si konkurrent i reality show-t. Hyrja e Sabianit shkaktoi mjaft të qeshura në shtëpi pasi banorët filluan të aludojnë se si mund të shkojnë raportet mes tij dhe partnerit të Keisit, Kristit. Mirëpo duket se përpos të qeshurave, një pjesë e publikut nuk e ka pritur dhe aq mirë hyrjen e Sabianit në shtëpi. Mes reagimeve ka qenë dhe moderatorja e njohur, Einxhel Shkira, e cila teksa postoi një foto në InstaStory, u shpreh…

Read More

Këtë të dielë, në komunën shqiptare të Tuzit në Mal të Zi po mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale. Qytetarët do të zgjedhin mes katër koalicioneve dhe tre listave të pavarura. Procesi i votimit do të jetë i hapur deri në orën 20:00 të mbrëmjes. Alternativa Shqiptare e kryetarit aktual të Tuzit, Nik Gjeloshaj, është bashkuar me Lidhjen Demokratike të Shqiptarëve, Unionin Kombëtar Shqiptar dhe Lidhjen Demokratike të Malit të Zi nën emrin “Forumi Shqiptar”. Në krahun tjetër është koalicioni nga Partia Demokratike Socialiste, e presidentit aktual Milo Gjukanoviq, Socialdemokratët, Partia Boshnjake dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve.

Read More

Në nderim të viktimave të aksidentit tragjik në Greqi, mes të cilëve edhe 4 shqiptarë, kjo e dielë është ditë zie në Shqipëri, ku flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtizë. Kryeministri Edi Rama nënvizoi se tragjedia e Greqisë, ku dy trena u përplasën mes tyre, është dhe tragjedi e vendit tonë. Ministria e Jashtme ka identifikuar 4 viktima me origjinë shqiptare në radhët e aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi që ndodhi të martën. Bëhet fjalë për Ifigjenia Mickën, Pavlin Bozon, Joanis Xhollas dhe Klaudia Latën.

Read More

Këtë të dielë, moti do të jetë me altrenime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës në orët e mesditës dhe pasdite do të pasohen nga reshje shiu me inensitet të ulët të karakterit lokal. Era nga verilindja-juglindja me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila ditën e shtunë fiton shpejtësi deri në 12m/sek.

Read More