Author: tirana

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer momentet e para të raportimit të ngjarjes që tronditi kryeqytetin, ku Dan Hutra vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera. Në studion e “Kjo Javë” në News24, Lala, teksa bën një profil të vrasësit serial, e përshkruan atë njeri gjakftohtë dhe që mbart një urrejtje të madhe për vajzat. “Më momentet e para nuk u përfshiva sepse nuk isha në Paskuqan, kur ka përfunduar ballafaqimi, një burim më mori e më tha nuk po të shoh të angazhua, i kërkova të dija ku qëndron problemi dhe më tha që të tre rastet mund ti…

Read More

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Gjoricë të Bulqizës. Një automjet veturë tip “Audi” është përplasur me një mjet tip, në vendin e quajtur ura e Drinit, pjesë e rrugës së Arbrit. Mësohet se dy drejtuesit e mjeteve janë plagosur dhe janë dërguar për mjekim në spital.

Read More

54-vjeçari me iniciale L.B. ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. Ai u dhunua brutalisht nga djali i pronarit të banesës, teksa po tentonte të vidhte pula. Prej ditësh ai ndodhej në spital, por nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra. Ngjarja ndodhi në 25 shkurt, kur 54-vjeçari hyri në banesë për të vjedhur pula, por që u pikas nga pronari i shtëpisë. Më Pas, djali i këtij të fundit, 20 vjeç, ka ndërhyrë dhe e ka dhunuar, duke i shkaktuar fraktura të shumta në kokë.

Read More

Flamur Noka ka reaguar edhe një herë në lidhje me vendimi e Gjykatës së Apelit për vulën e PD. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Noka shkruan se PD do ta vazhdojë “luftën” dhe se ekipi i tyre i juristëve do i drejtohet Gjykatës Europiane. “Ajo që ndodhi dje ishte vendimi i Edi Ramës. Skenari i tij për t’u hequr shqiptarëve alternativën e opozitës në zgjedhjet e 14 majit. PD do zhvillojë betejën e saj në gjykatë, në Parlament dhe në shesh. Ekipi i juristëve tanë do i drejtohet Gjykatës Europiane. Kryesia e Partisë Demokratike i bën thirrje çdo demokrati…

Read More

Policia e Lushnjes ka arrestuar një 55-vjeçar, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.   Në pranga ka përfunduar L. K. Kanë qenë familjarët e të miturës të cilët kanë denoncuar 55-vjeçarin. “Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi L. K., 55 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një shtetas të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Marrëdhënia mes Oltës dhe Kristit kohët e fundit nuk ka qenë aq e mirë. Sot debati mes tyre ka agravuar. Olta i ka thënë Kristit se ai po e shfrytëzon Keisin, ndërsa Kristi nuk e ka pranuar këtë, duke u shprehur se Olta po bën lojë të shëmtuar. Pjesë nga debati:  Olta: Mos e shfrytëzo se ajo është e vogël dhe të ka qejf me të vërtetë. Ajo duket që është e sinqertë me ty. Kristi: Edhe unë e kam qejf Olta: Një njeri që e ke qejf e trajton në mënyrë të barabartë. Ajo të shërben se të do.…

Read More

Për Luan Baçin, Enkelejd Alibeaj do të mbahet mend në histori si njeriu që i ka bërë më shumë dëme Partisë Demokratike. Deputeti demokrat tha në një intervistë në “Euronews Albania” se Alibeaj është i shitur te kryeministri Edi Rama. “Është për të ardhur keq kur themi do mbledhë Alibeaj forume. Forumet e Alibeajt janë inekzistente, për arsye se të gjitha ata që kanë qenë, janë larguar. Alibeaj çfarë ka bërë tashmë? Ka gjetur individë pa lidhje fare, i ka marrë i ka regjistruar, u thotë; ju jeni Kryesi, ti je në Këshillin Kombëtar. Ai është një amalgamë, është një…

Read More

Përfaqësuesi ligjor i grupit të Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa komentoi vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit për vulën e Partisë Demokratike. Në një intervistë për News24, Sefa deklaroi se pas këtij vendi, PD, nën drejtimin e Enkelejd Alibeajt, do të regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e 14 majit. “Gjykata mori një vendim të drejtë. Ajo nuk e trajton çështjen politikisht, por juridikisht. Nuk merret me mbështetjen ose jo, por me faktet. Berisha ka deklaruar ditën e sotme se në lidhje me vendimin e marrë nga Apeli dje, do t’i drejtohet me rekurs Gjykatës së Lartë. Kjo është zgjedhja e tij…

Read More

Sabiani e ka shprehur hapur qëndrimin e tij sa i përket lidhjes së të bijës, Keisit, me Kristin. Pak ditë më parë Sabiani fshiu fotot me të bijën dhe e hoqi nga ndjekësit. Së fundmi ai ka publikuar një video, ku shfaqet duke thënë: “Më në fund erdhi momenti që po prisnit. Ka ardhur koha të bëjmë dëme. Do bëjmë dëme sot apo jo?”, thuhet në videon e tij. Kjo ka bërë që ndjekësit të aludojnë se këngëtari mund të futet sonte në shtëpinë e Big Brother si surprizë për Kejsin. Nuk dihet saktësisht se kujt i referohet ai kur…

Read More

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha të shtunën se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për luftën e nisur në Ukrainë. Ndërkohë luftime të ashpra kanë përfshirë qytetin ukrainas Bakhmut, ndërsa forcat ruse të mbështetura nga njësi të shumta të grupit privat mercenar “Wagner” duan që me çdo çmim të marrin kontrollin e këtij qyteti. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen thotë se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për luftën e nisur në Ukrainë. Duke folur në një konferencë të fundit në Bruksel, Von der Leyen theksoi nevojën për një gjykatë që do të gjykonte krimet…

Read More

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të rinjtë nga qyteti i Shkodrës. Ai ka postuar një foto krah të rinjve, ku shkruan se është rikthyer në politikën aktive për t’i dhënë fund dramës së madhe të shpopullimit. Postimi i Ilir Metës: Rikthimi im në politikën aktive ka të bëjë me angazhimin për t’i dhënë fund dramës së madhe të shpopullimit. Partia e Lirisë –  Partia e Rinisë!

Read More

Luizi iu drejtua Kiarës se tek ajo ka gjetur njeriun e jetës dhe se nuk dëshiron të ndahet kurrë prej saj. Mirëpo, Kiara vijon të ketë dyshime për vazhdimësinë e marrëdhënies së tyre. “Njeriu perfekt është kur përshtatesh në çdo gjë. Ti me mua nuk përshtatesh në çdo gjë se jemi shumë të ndryshëm si karaktere”, i tha Kiara, Luizit.

Read More