40-vjeçari, Dan Hutra që vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera mesditën e së mërkurës, pritet të dalë ditën e sotme përpara gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Ai përballet me 5 akuza, ‘Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave’, ‘Vrasje me paramendim’, ‘Vrasje e mbetur ne tentative’ ‘Plagosje rëndë me dashje’, ‘Armëmbajtje pa leje’. Më 1 Mars, Dan Hutra plagosi fillimisht me thikë në Astir 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi. Më pas iu drejtua Kodër Kamzës ku u fut në shtëpinë e sh-bashkëjetueses së tij, Elena Hysa. Nga të shtënat aty mbetën të vrara motra…
Author: tirana
Vijon puna për Unazën e Madhe të Tiranës. Është kryeministri Edi Rama që ka shpërndarë disa foto nga punimet në kantier. Kreu i qeverisë thotë se loti i 5 për Unazën e Madhe po merr formë dita-ditës. “Dhe nga Unaza e Madhe e Tiranës, ku loti 5 po merr formë dita – ditës, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.
Dashi-Venusi do të ketë ndikim shumë pozitiv sidomos për zgjidhjen e disa problemeve. Vetëm për shkak se dikush ka një ide tjetër, nuk do të thotë se është një ide më e mirë. Mendimi i pavarur gjithmonë duhet të inkurajohet. Mos u shqetësoni nëse njerëzit ju akuzojnë se jeni mendjembyllur. Demi-Është ditë e shkëlqyer. Të gjitha lodhjet do të shpërblehen në aspektin financiar. Do t’i blini të afërmve dhurata. Bëni kujdes mos të harxhoni të gjitha paratë. Binjakët-Sqarohuni më mirë me zemrën tuaj, jo çdo zgjedhje që bëni ka të njëjtën vlerë. Në aspektin profesional, dikush po vëzhgon punën dhe…
Reshjet e shiut pritet të jetën të herëpashreshme me intensitet të ulët deri mesatar.Në zonat malore në jug dhe juglindje të vendit në lartësin mbi 900-1000 metër reshjet do të jenë në formën e dëborës. Era nga verilindja-juglindja me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila ditën e shtunë fiton shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Vlerësimi për Edi Ramën 49.7% e kryeqytetasve kanë mendim negativ/shumë negativ për Edi Ramën, ndërsa 47.3% kanë mendim pozitiv/shumë pozitiv. 3% e tyre refuzojnë të përgjigjen. Vlerësimi për Sali Berishën 70.4% e kryeqytetasve kanë mendim negativ/shumë negativ për ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa 26.8% e tyre kanë mendim pozitiv/shumë pozitiv për të. 2.8% e kryeqytetasve refuzojnë të përgjigjen. Vlerësimi për Lulzim Bashën 76.7% e kryeqytetasve kanë mendim negativ/shumë negativ për ish-liderin e PD-së Lulzim Basha, ndërsa 20.2% e tyre kanë mendim pozitiv/shumë pozitiv për të. 3.1% e tyre refuzojnë të përgjigjen. Vlerësimi për Ilir Metën 87.6% e kryeqytetasve kanë mendim negativ/shumë…
Kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj, e ka cilësuar një ogur të mrië vendimin e Gjykatës së Apelit e cila rikthen në shkallë të parë “vulën” e PD. Në reagimin e tij Alibeaj thekson se ka ardhur momenti që demokratët të bashkohen dhe të lënë mënjanë pakënaqësitë, për t’i dlë përballë Edi Ramës. Reagimi i Alibeajt: Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit vjen si një ogur i mirë për demokratët, që prej më shumë se 1 viti po kalojnë një periudhë të vështirë. Kjo është dita kur të gjithë ne, demokratët duhet të jemi më të bashkuar se…
Policia italiane ka arrestuar sot futbollistin e skuadrës së Veronës, Abdurahman Diabi, i cili edhe pse në një moshë të re, është kthyer në një person problematik sa i përket trafikimit të substancave narkotike. Djaloshi 19-vjeçar, i dalë nga akademia e Romës dhe i sapokthyer te Verona pas huazimit te Imoleze, është arrestuar pas një aksioni blic të policisë së kryeqytetit italian. Ai është arrestuar pasi është ndaluar nga polica teksa po fliste me një person në makinën e këtij të fundit, ku pas kontrolleve u gjetën rresh 60 mijë euro në kartëmonedha. Pasi policia mori urdhër për kontrollin e…
Nuk ka vonuar reagimi i kryetarit të Partisë së Lirisë mbi vendimin e dhënë nga Gjykata e Apelit për vulën e Partisë Demokratike. Ilir Meta shkruan se ky ishte një akt i paralajmëruar nga Edi Rama, të cilin e quan një “frikacak të tmerruar nga zgjedhjet”. “Akti i paralajmëruar i Edi Ramës përmes gjykatës së kapur nuk e ndryshon dot fatin e tij. Edi Rama ky frikacak i tmerruar nga zgjedhjet do ta ketë opozitën fitimtare përballë tij në 14 maj shumë më të motivuar dhe shumë më të organizuar se kurrë më parë. Fitorja nuk ndalet!”, shkruan Meta.
Zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit në lidhje me vulën e Partisë Demokratike. Në vendimin e trupit gjykues thuhet se çështja do të rigjykohet në shkallë të parë me një trup të ri gjykues. Trupa gjykuese ka vendosur: “mospranimin e ankimit të ankuesit Partia Demokratike të Shqipërisë përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, të ushtruar ndaj vendimit nr. 508 rregj them, datë vendimi 22.04.2022 me objekt ‘Disponim ankimi’ të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si vendim ndaj të cilit nuk lejohet ankim”. Vendimi i plotë i Gjykatës së Apelit për vulën e PD: Në vijim të informacioneve të dhëna më herët…
Gjykata e Apelit ka shfuqizuara sot vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri për vulën e PD-së, duke kthyer çështjen për rigjykim në Shkallën e Parë. Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar pas këtij vendimit, duke shkruar se nga sot kryetarët e Partive i cakton kryeministri Edi Rama përmes gjykatave të tij. Reagimi i Jozefina Topallit: Nga sot , kryetaret e partive i cakton Kryetari i Qeverise permes vendimeve te Gjykatave te tij. Vendimi i sotem eshte vendimi me i Zi politik , i marre nen petkun e drejtesise, i ngjashem ne thelb me vendimin e gjykates ne vitin 1946, qe…
Sali Berisha ka folur për gazetarët nga selia blu pas vendimit të Gjykatës së Apelit që ktheu çështjen e vulës dhe logos së PD për rishqyrtim në shkallë të parë. Sipas tij, pas këtij vendimi qëndron kryeministri Rama, ndërsa theksoi se demokratët janë të vendosur për të mbrojtur me çdo çmim pluralizmin politik dhe PD-në “Të dashur demokratë dhe demokrate, mbështetës të PD, qytetarë shqiptarë… sot në darkë Edi Rama komunikoi vendimin e tij me të cilin ka një synim, likuidimin e opozitës shqiptare dhe pluralizmit…Sot 3 gjykatës në një proces të pashembullt kundër pluralizmit lexuan vendimin e përgatitur kohë…
Ky është momenti kur trupa gjykuese e Apelit dha vendimin për vulën e Partisë Demokratike. Pas leximit të vendimit nga togat e zeza, siç dallohet edhe nga pamjet, të parët që u larguan nga salla janë përfaqësuesit ligjorë të grupit të Enkelejd Alibeajt. Nga ana tjetër, përfaqësuesi ligjor i grupit të Berishës, Oerd Bylykbashi, shihet duke folur në telefon. Gjykata vendosi që të rikthejë në Shkallën e Parë çështjen për vulën e PD-së, duke pranuar ankimin e Enkelejd Alibeajt, i cili zhbën vendimin e gjyqtarit, Agron Zhukri, që mandatoi Komisionin e Rithemelimit si organi drejtues i PD-së.