Dita e shtunë do të ketë mot me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut pritet të jetën të herëpashreshme me intensitet të ulët deri mesatar.Në zonat malore në jug dhe juglindje të vendit në lartësin mbi 900-1000 metër reshjet do të jenë në formën e dëborës.Dita e dielë do të ketë mot me altrenime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës në orët e mesditës dhe pasdite do të pasohen nga reshje shiu me inensitet të ulët të karakterit lokal.Era nga verilindja-juglindja me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila ditën e shtunë fiton shpejtësi deri në 12m/sek.Valëzimi në dete i…
Author: tirana
Senatori dhe sekretari i Partisë Demokratike të Lazios, Bruno Astorre, është ndarë nga jeta në moshën 60-vjeçare. Ende nuk dihen motivet e vdekjes, por dyshohet për vetëvrasje. Mediat italiane raportojnë se Prokurori Publik në detyrë duhet të kryejë një inspektim në Palazzo Cenci dhe pas një analize nga ana e mjekut, Prokuroria Publike do të vlerësojë nëse do të urdhërojë autopsi. Astorre ishte shtruar në spital për disa probleme shëndetësore dhe vetëm pak ditë më parë la spitalin. Hipoteza e vetëvrasjes, për momentin është dyshimi kryesor.
Një gjykatë në Ukrainë ka dënuar me 12 vjet burgim oficerin e Forcave Ajrore Ruse, Aleksei Loboda, me akuzën për shkelje të ligjeve të luftës. Kështu tha më 3 mars Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës. Kjo zyrë tha se bombardimi i Lobodës ndaj objektivave civile në lindje të Ukrainës, rajoni i Harkivit, në mars të vitit 2022, kishte shkatërruar një qendër transmetimi që nuk ishte përdorur për asnjë aktivitet ushtarak. Piloti rus u kap pas rrëzimit të avionit të tij nga forcat e armatosura ukrainase. Konventat e Gjenevës dhe protokollet shtesë të formuara nga gjykatat ndërkombëtare thonë se…
Ka përfunduar seanca në Gjykatën e Apelit Administrativ, ku do të vendoset mbi fatin e Partisë Demokratike, se kujt do i përkas partia, grupit të ish-kryeministrit Sali Berisha apo Enkelejd Alibeajt. Në përfundim të seancës përfaqësuesi ligjor i grupit të Alibeajt, Indrit Sefa ka kërkuar prishjen e bendimit të datës 25 Mars dhe kthimin e çështjes për gjykim. Nga ana tjetër, përfaqësuesi i palës tjetër në këtë proces, Ivi Kaso është shprehur se kërkesa nuk mund të legjitimohet. Gjyqtarët janë tërhequr në dhomën e këshillimit për shpalljen e vendimit. Diskutimi: Ivi Kaso: Nuk mund të ngrihen argumente të reja e…
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri bashkë me kryebashkiakun Gledian Llatja inspektuan kantierin e ndërtimit për rehabilitimin e zonës së njohur si ish-Konservimi.Gjiknuri, që është njëherësh dhe drejtues politik i qarkut, nënvizoi se qytetarët e Elbasanit janë njerëz që duan punën dhe nuk duan që qyteti i tyre të kthehet në kështjellë të një partie për t’iu kundërvënë qeverisë. “Bashkia do të sistemojë të gjitha lagjet dhe Elbasani do të bëhet më i mirë dhe më i bukur. Këtë kërkojnë të gjithë qytetarët, nuk duan betejat politike të Tiranës, janë ngopur me historitë ta kthejmë Elbasanin në kështjellë të…
Më 7 mars, presidenti Bajram Begaj do të zhvillojë një vizitë zyrtare me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Jens Stoltenberg. Çështjet që pritet të diskutojnë lidhen me zhvillimet strategjike dhe të sigurisë në krahun lindor të NATO-s dhe Ballkanin Perëndimor. Temë e diskutimeve do të jetë vijimi i mbështetjes për Ukrainën; angazhimi dhe kontributi i Shqipërisë në NATO, si edhe pritshmëritë për Samitin e ardhshëm të NATO-s, që do të mbahet në Vilnius, Lituani, në korrik të këtij viti. Begaj do të shoqërohet nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral Brigade…
Avokatja Adriana Kalaja ka folur pak orë pas përfundimit të protestës së Berishës lidhur me gjyqin për vulën e PD-së. Sa i takon pranisë së përfaqësuesve të ambasadës amerikane, Kalaja tha se duhet të distancohen, madje e ka cilësuar edhe si gafë. “Ambasada amerikane duhet të distancohet sesi përfaqësues të ambasadës shkojnë të marrin pjesë në gjykim për një parti politike. S’kanë asnjë arsye, e dënoj me shumë forcë. Ka bërë një gafë të madhe, është një akt i turpshëm.”- tha Kalaja në Report tv. Por praninë e të rinjve të FRPD-së dhe të Rudina Hajdarit në Apel, Kalaja e…
Një 53-vjeçar ka vdekur mesditën e sotme pasi e ka zënë poshtë kamioni që po riparonte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.3 të qytetit, ku sipas policisë, 53-vjeçari V.S. kishte ndaluar mjetin e tij për ta riparuar në një rrugë të pjerrët. Por fatkeqësisht gjatë punës, mjeti është përmbysur dhe e ka zënë poshtë viktimën, duke e lënë të vdekur në vend. Ndërkohë, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. “Sot, rreth orës 15:05, në lagjen nr. 3, Sarandë, shtetasi V. S., 53 vjeç, dyshohet ka ndaluar mjetin tip kamion, në rrugë të pjerrët,…
Pas ngjarjeve tragjike të vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave nga 40-vjeçari Dan Hutra, Kryetarja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut e Kuvendit, Klotilda Bushka, u është drejtuar disa institucioneve publike, duke iu kërkuar informacionet përkatëse me qëllim verifikimin paraprak të situatës. Bushka, i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, informacion mbi masat e marra për verifikimin e përgjegjësive të mundshme disiplinore të magjistratëve në prokurori e gjykata, ku janë shqyrtuar çështje ndaj autorit të krimeve. Nga Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së…
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar deklaratat e tij në Parlament një ditë më parë, ku paralajmëroi se SHBA do të shpallte një tjetër politikan “non-grata”. Në një postim në Twitter, Rama shtoi se ai u ka kujtuar deputetëve të opozitës se politika amerikane nuk është “muhabet leku, gjize dhe byreku”. Sipas kreut të qeverisë, marrëdhëniet SHBA-Shqipëri bazohen në qasje strategjike që “nuk ndryshon nga retë në pantallonat e gjelave të katundit tonë politik”. Postimi i Edi Ramës në Twitter: Nuk kam paralajmëruar asnjë nongrata! Thjesht kam kujtuar se politika amerikane nuk është muhabet leku, gjize dhe byreku siç e bëjnë…
Ka folur për mediet greke, vëllai e pasagjerit të zhdukur në aksidentin hekurudhor në Larisa rë Greqisë. Deri me tani janë konfirmuar 57 të vdekur, midis tyre 5 shqiptarë, ndërsa numri i të zhdukurve arrin në 56. Vëllai i 23-vjeçarit ka folur për herën e fundit kur familja kishte folur me Denisin. Familja e Denisit ka dhënë mostrat e AND-së, për të kuptuar nëse përputhen me trupat e dekompozuar që nuk janë identifikuar ende nga autoritet. Ai është shprehur se vëllai i tij Denisi ishte në vagonin e tretë natën kur ndodhi ngjarja dhe se babai po fliste në telefon…
Një punonjës Policie në Korçë gjatë kontrollit të territorit kundër kultivimit të kanabisit ka shfaqur probleme shëndetësore dhe për pasojë është rrëzuar në tokë dhe ka pësuar fraktura në kokë. Ai u dërgua menjëherë në spital dhe po mbahet nën kujdesin e mjekëve, ndërdohë pritet të transportohet drejt Tiranës për mjekim të specializuar. “Rreth orës 13:00, në fshatin Voskop, Korçë, punonjësit të Komisariatit të Policisë Korçë, shtetasit A. R., të planizuar për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kohës që kryente shërbimin, i janë shfaqur probleme shëndetësore dhe për pasojë, është rrëzuar në rrugë…