Kreu i PD-së, Sali Berisha në fjalën e mbajtur në protestën para Kryeministrisë, edhe pse kushtet e motit nuk po e favorizojnë, tha se kryeministri Edi Rama kërkon që të vjedhë të ardhmen tonë. “Sot, secili prej jush është në një mision të madh për veten, fëmijët, kombin e tij. Një mision që do u japë shqiptarëve, Shqipërinë e shekullit të 21-të. Vështirësitë janë të mëdha, por këtë mision e përmbushin studentët, që punojnë paradite në shkollë dhe pasdite nxjerrin disa të ardhura. Në darkë punojnë për të shkruar parullat e kësaj proteste. Këtë mision e përmbushin të rinjtë, demokratë,…
Author: tirana
Gjykata e Sarandës dënoi pak ditë më parë 3 shtetas të akuzuar për vjedhjen me dhunë të një të moshuari 3 vite më parë. Gjyqtari Fatmir Ndreu ka dënuar në 21 shkurt Kleo Hysin, Paris Qurkun dhe Jetmir Gërbin për ngjarjen e 29 gushtit 2020 në fshatin Malcan, Finiq ku pasi e dhunuan, 91-vjecarit Dhimitër Papa i morën 20 mijë lek te reja dhe 1 armë gjahu “Bajkal” ruse të kalibrit 12 mm. Papa u grabit nga dy persona me maska kirurgjikale ndërkohë që siç e përshkruajti vetë: “njëri nga ata më kapi nga fyti dhe më qëlloi me grusht…
Është thënë që protesta e thirrur nga Sali Berisha që po mbahet përballë Kryeministrisë nuk ka lidhje me gjyqin për fatin e PD-së, por kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka thënë hapur se janë mbledhur për shkak se kreu i qeverisë sipas tij kërkon të marrë vulën e PD-së. “Është tronditur në themel siguria juridike, parim thelemor i Kushtetutës sonë. Jemi këtu se këtij të marri nuk i mjafton që zaptoi Partisë Socialite, me disa njerëz që janë kthyer në kartonë, dhe tani kërkon të marrë edhe vulën e Partisë Demokratike. Ky njeri me probleme të mëdha…
Në spitalin e Larisës familjarët e viktimave po marrin trupat e të dashurve të tyre në arkivole të mbyllura, ndërsa disa prej trupave të paidentifikuar mbahen në një kamion frigoriferik pasi morgu është i mbushur plot. Sipas urdhrit të autoriteteve, identifikimi bëhet përmes ADN-së, në mënyrë që të afërmit të identifikojnë njerëzit e tyre që kanë humbur pas aksidentit. Midis prindërve fatkeqë që presin identifikimin e viktimave apo diçka të re për personat që konsiderohen të humbur, janë edhe ata të Denis Rucit, 23-vjeçarit me origjinë shqiptare që ndodhej në vagonin 5 të trenit të vdekjes. “Nuk kemi asnjë informacion…
Gjykata e Apelit vendosi pak minuta më parë që të shprehet në fund për kërkesat paraprake të palëve për mosnjohje të palës tjetër. Vazhdon gjyqin në themel për vulën e PD-së, dhe nuk dihet nëse do të jepet sot vendimi.
Edhe në këtë protestë nuk mungon fenomeni Luiz Ejlli. Fansat e konkurrentit të “Big Brother VIP Albania 2”, kanë përgatitur një banderolë për Luizin, të cilën e kanë ngritur në protestën e organizuar nga Sali Berisha. Ai është kthyer në një fenomen dhe ka fansa të zjarrtë nga kudo ku ka shqiptarë, por jo vetëm.
Anëtarja e FRPD, Klea Vukaj teksa mbante fjalën e saj përballë turmës së protestuesve që kanë ardhur në mbështetje të PD-së para Kryeministrisë, ka ndërprerë fjalën e saj pasi është ndjerë keq. E reja ka ndërprerë fjalimin e saj dhe është anuar nga e majta, gjë që ka alarmuar personat përreth, të cilët e kanë ndihmuar për t’u larguar nga podiumi.
Në Moldavi situata po bëhet gjithmonë më e tensionuar. Vendi lindor kufitar me Ukrainën dhe me Rumaninë, nga fillimi i sulmit rus ndaj Kievit po përjeton një gjendje alarmi, me frikën që mund të jetë objektivi i radhës i Kremlinit. Pas lajmeve të një grushti shteti të mundshëm të vendosur nga Putin dhe të organizuar nga pakica pro ruse që banon veçanërisht në rajonin e vetëshpallur si të pavarur të Transnistrias, dhe sulmit të tentuar ndaj Parlamentit të në kryeqytetin Kishinev nga qindra protestues, një tjetër lajm mund të trazojë vendin. Parlamenti moldav ka miratuar projektligjin për të hequr termin…
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaroi sot opinionin publik, se kohët e fundit është gjendur përpara një sulmi me lajme të pavërteta, pa asnjë barrierë etike profesionale, nga mediet e shtetasit Irfan Hysenbelliu. E gjitha kjo situatë, thuhet në njoftimin e DPT-së, vjen si pasojë e evidentimit nga ana e Administratës Tatimore e një rasti tjetër evazioni, këtë radhë nga Shoqëria “Albecorp” shpk, në pronësi të z. Hysenbelliu, shoqëri e cila ka shmangur detyrimet tatimore për vitet 2016 – 2017, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 266 milionë lekësh. “Drejtoria e Përgjithshme Tatimeve dëshiron të sigurojë të gjithë qytetarët…
Vijon seanca për vulën e PD-së. Gjykata e Apelit është tërhequr për vendim në dhomë këshillimi për tu shprehur për kërkesat për legjitimin e palëve. Të grupet nuk pranojnë njëra-tjetrën si palë.
Aktivisti pro-demokratik bjellorus, fitues i çmimit Nobel për Paqe, Ales Bialiatski, është dënuar me 10 vjet burg. Dënimi i tij është denoncuar si një “padrejtësi e turpshme” nga udhëheqësja kryesore e opozitës Sviatlana Tsikhanouskaya. “Ales i ka kushtuar jetën e tij luftës kundër tiranisë. Ai është një hero i vërtetë i Bjellorusisë dhe do të nderohet shumë kohë pasi diktatori të harrohet”, tha ajo. Bialiatski u dënua së bashku me aktivistët e tjerë të të drejtave të njeriut, Valiantsin Stefanoviç, i cili u dënua me 7 vjet burg dhe Uladzimir Labkovich me 7 vjet.
“Mjaft është mjaft”, kjo është diçitura e banderolës që të rinjtë e Partisë Demokratike mbajnë në duar në protestën e thirrur nga Sali Berisha. Simpatizantët janë kujdesur që në protestën e sotme të marrin dy manekinë që duken si të burgosur dhe njërit i kanë vënë fotografinë e Edi Ramës dhe tjetrit Charles McGonigal.