Author: tirana

Nga: Edi Rama Prej javësh në Shqipëri ka shpërthyer një kanal ujërash të zeza kinse opozitare me një përpjekjeje të dëshpëruar për të shfrytëzuar politikisht një proces gjyqësor në SHBA, i cili s’ka asnjë lidhje me shtetin shqiptar, me qeverinë e Shqipërisë apo me mua personalisht. Çfarë ka ndodhur konkretisht? Një ish-zyrtar i lartë i FBI-së, përkatësisht ish shefi i Kundër Inteligjencës amerikane në Neë York Charles McGonigal, akuzohet për një bashkëpunim të paligjshëm me oligarkun rus Oleg Deripaska. Gjatë hetimeve prokurorët kanë konstatuar sipas tyre edhe një sërë shkeljesh, të cilat lidhen me udhëtimet e ish shefit të kundër…

Read More

Vrasësi serial i grave, Dan Hutra është shprehur i zhgënjyer, pasi nuk kishte arritur të vriste ish-bashkëjetuesen e tij, Elena Hysa e cila u plagosur nga një plumb rikoshet dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se sapo është vënë në dijeni mbi faktin se ish-bashkëjetuesja e tij nuk kishte vdekur, ka thënë se nuk kishte arritur të kryente misionin e tij. Dan Hutra nuk ka shfaqur pendesë, i donte të gjithë të vrarë dhe jo të plagosur. Ai i konsideronte si borxh të gjitha investimet që kishte bërë për fejesën me Elena Hysën dhe kërkonte që këto para…

Read More

Agron Xhafa, shoferi i autobusit të linjës së Unazës, është liruar nga burgu, pasi sot Gjykata e Tiranës caktoi masën e “arrestit të shtëpisë”. Agron Xhafa akuzohet se shkaktoi aksidentin e para pak ditëve te Shallvaret, ku me urbanin u përplasën 9 automjete të tjera. Sipas dëshmisë së 63-vjeçarit, në momentin e përplasjes masive, humbi vetëdijen, duke shtuar se vuan nga diabeti dhe tensioni.

Read More

Kryetari i PD-së, Sali Berisha është shprehur në lidhje me çështjen “McGonigal”, duke thënë se kryeministri Edi Rama mashtroi gjatë fjalës në Kuvend, ku shtoi se gjykata amerikane nuk gënjen kurrë. Referuar dosjes hetimore, Berisha nënvizoi se Rama ka mashtruar kur deklaroi se nuk është e vërtetë se nga zyra e kryeministrit u bë porosia për të hetuar lobimin e opozitës. “Edi Rama ka kryer së pari krimin e shëmtuar të rekrutimit me korrupsion të kryeagjentit. Më 9 shtator është takuar me McGonigal në zyrë. Kush ia solli? Duçka juaj. Gënjen ai. Po çfarë është Duçka? Ai është njeriu që…

Read More

Pas fjalës në seancën plenare, kreu i PD-së, Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat pasi doli nga salla e Kuvendit. Ai tha se Rama foli në Kuvend sikur nuk ndodhi asgjë për atë që e konsideroi super skandali i shekullit. Berisha tha se krijimi i Komisionit Hetimor për hetimin e lidhjeve të Ramës me McGonigal është themelor. “Ky njeri nuk ndien përgjegjësinë më miminale ndaj qytetarëve shqiptarë për autorësinë që ka në super skandalin e këtij shekulli, ku së bashku me McGonigalin dhe oligarkun rus, janë tre personazhet më të diskutuar dhe në botën e lirë më të…

Read More

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ironizoi grupin e Sali Berishës që la seancën plenare se duhet të mbledhë protestues për nesër. Po ashtu, Balla nuk la pa përmendur një audio-përgjim që u publikua dje për 21 janarin, duke i bërë thirrje prokurorisë që të nisë hetimet. “Një audio-regjistrim që zbardh më në fund të gjithë kronologjinë e urdhër dhënies për vrasjen, masakrën shtetërore të 21 janarit. S’e kam bërë kurrë diçka që historikisht e bëni ju dhe do vendos për publikun gjithë këtë material që është publikuar i gjithi mbrëmë dhe uroj e shpresoj, i bëj thirrje…

Read More

“O e fitoj o s’ka”- Kështu është shprehur Luiz Ejlli gjatë një bisede me një nga banorët brenda shtëpisë së BBV, duke e treguar me plot bindje se qëllimi i tij i vetëm është të rrëmbejë çmimin e madh. Teksa fliste me Shpatin, këngëtari tha se nëse do e zbulojë se nuk e fiton ‘Big Brother’, ai do e linte menjëherë shtëpinë. I pyetur se çfarë do të bëjë nëse nuk arrin ta fitojë “BBV”, Luizi tregoi se do të largohet menjëherë për në Amerikë. Pjesë nga biseda: Luizi: Nëse e di që nuk e fitoj Big Brother dal që sot.…

Read More

Në përgjigjet e tija për 14 herët që përmendet në aktakuzën për çëshjten McGonigal, kryeministri Edi Rama dha sinjale që nga SHBA do të vijë një tjerër shpallje “non-grata”. Rama tha se opozita e shikon Departamentin e Shtetit në Shtetet e Bashkuara si një byrektore, duke iu referuar informacioneve që e shpallën “non-grata” Sali Berishën. “Ju presim më 14 maj për të na mundur siç na keni mundur gjatë këtyre 9 viteve. Deri atëerë, kujdes se byrektorja vijon punën, gjiza ka arritur dhe hokllaia po ushtron brumin tjetër për tavën që pret të hyjë në furrën e rindezur. Personin në…

Read More

45 minuta foli në Kuvend kryeministri Edi Rama në lidhje me çëshjten “McGonigal” dhe iku nga seanca plenare. Grupi i Sali Berishës kërkoi që Rama të jetë i pranishëm për mocionin e debatit, por që kryeministri nuk do të jetë. Të gjendur në këtë situatë, grupi i Berishës është larguar nga salla e Parlamentit. Nënkryetari dhe deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka kërkuar të ndërpritet seanca pas largimit të Ramës nga seanca. Boçi thotë se kjo nuk është seancë por hartim i shkollës së mesme. “Ndërpriteni seancën deri në momentin që do të vijë kryeministri. Gallatë me tre çështje të…

Read More

45 minuta, kaq ishte koha që kryeministri Edi Rama foli në seancën plenare dedikuar tij dhe çështjes McGonigal. Pasi iu përgjigj akuzave se emri i tij përmendet 14 herë në aktakuzën, kreu i qeverisë u largua nga seanca plenare. Pasi argumentoi se janë raste të vërteta por jo krime, kryeministri Edi Rama i ka bërë të ditur opozitës se më të do të takohen tashmë vetëm më 14 maj. “Asgjë e hatashme, asgjë e qortueshme nuk thuhet në këtë aktakuzë. Ajo nuk thotë asgjë, zero, as për mua, as për qeverinë shqiptare as për këdo tjetër që ka takuar personi,…

Read More

Në fjalën e tij afro 1 orë në seancën plenare, ku iu përgjigjur 14 herët e përmendura në çështjen “McGonigal”, kryeministri Edi Rama foli edhe në lidhje me akuzat e opozitës se ka ndihmuar në shkatërrimin e opozitës për paratë ruse në lobimin e Partisë Demokratike. “McGonigal mori informacion nga zyra e Kryeministrit për lobimin rus. Unë apo zyra ime nuk kishim asgjë nga ato që kishin dalë në media. Sepse po t’i kishim çfarë do të mbronin? Lulin apo tutorin e Lulit? Po të kisha pasur çfarëdolloj informacioni për këtë fakt të tmerrshëm do t’ia kisha përcjellë kujtdo që…

Read More

“Në aktakuzë për çështjen McGonigal mund të jetë përmendur 14 herë, por këto nuk janë 14 akuza”,-tha kryeministri Edi Rama në mocionin me debat që po mbahet në Kuvend. Kreu i qeverisë po lexon para ligjvënësve në Parlament të gjitha herët që emri i tij është përmendur në aktakuzë, duke pohuar rast pas rasti që bëhet fjalë për fakte, ngjarje që kanë ndodhur, por jo për krime. Kryeministri Rama i pranon si fakte të gjitha herët kur emri i tij përmendet në aktakuzë, si për rastet kur takohet me ish-zyrtarin e FBI-së ashtu edhe me personat A dhe B në…

Read More