Author: tirana

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Interpol kanë arrestuar në Fier një 67-vjeçar, pjesëtar i një grupi kriminal që merrej me trafik droge dhe armësh kryesisht në Spanjë. Shtetasi me inicialet Gj.P, banues në Fier, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia spanjolle me akuzat “Trafikimi i narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Organizata kriminale”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”. Kjo akuzë e fundit tregon edhe si banda përshtaste ambiente të mbyllura në vendin e BE-së për t’i shndërruar në “shtëpi bari”, duke kultivuar kanabis falë disa llambave, që konsumojnë një sasi të konsiderueshme energjie. Pak ditë…

Read More

Një tren udhëtarësh u përplas me një tren mallrash dhe ka shkaktuar humbjen e jetëve të 44 udhëtarëve. Aksidenti fatal ndodhi pak pas mesnatës së të martës në luginën e Tembit pranë Larisës në Greqi, për shkak se të dy trenat ishin duke lëvizur në të njëjtët binarë. Në një interviste për “Euronews Albania”, pjesëtarja e emergjencave civile, Pavlikani Dia deklaroi se ajo që ka parë nga brenda vagonëve është tragjike. Në trenin e shkatërruar ndodhen ende trupa viktimash. “Deri tani kemi gjetur 13 kufoma. Asnjëri prej tyre nuk ishte i gjallë. Nuk ka asnjë mundësi qe ata te kenë…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka reaguar pas vendimin e Autoritetit të Konkurrencës për të pezulluar marrëveshjen e arritur mes këtij institucioni, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe shoqatave të autoshkollave për ndryshimin e çmimit të kursit të marrjes së lejes së drejtimit të mjeteve. Njoftimi i plotë DPSHTRR, në vijim të njoftimit për shtyp të bërë nga Autoriteti i Konkurrencës, qartëson qëndrimin, si fillim duke shprehur bashkëpunimin, në zbatim të Ligjit 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar, se objekti i “Akt Marrëveshjes” mes DPT, Shoqatave të Autoshkollave dhe DPSHTRR, është “Njohja ndërmjet Palëve,…

Read More

Pezës i shtohen sot 500 pemë të reja. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj shkruan se është shumë i lumtur të nisin muajin Mars me 500 pemë të reja në Pezë nga gjimnazistët e kësaj zone. Ai thekson se 8 vite më parë e nisën me vetëm një pemë, ndërsa brenda këtij muajit kjo shifër arrin në plot 1 milionë pemë të mbjella në kryeqytet. “Shumë i lumtur që nisim një muaj të ri me +500 pemë më shumë në Pezë nga super gjimnazistët e Pezës. 8 vite më parë e nisëm me 1 pemë e këtë muaj arrijmë…

Read More

Pas aksidentit tragjik në Larisa të Greqisë, ku humbën jetën 44 persona nga përplasja e dy trenave, të gjithë qytetarët kanë nisur protestat masive. Protestuesit u përleshën me policinë jashtë selisë së Hellenic Train në Athinë, e cila është kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e hekurudhave të Greqisë. Protesta u mbajtën edhe në Selanik përveç qytetit të Larisës, pranë vendit ku ndodhi fatkeqësia mbrëmjen e së martës. Qeveria ka thënë se një hetim i pavarur do të japë drejtësi. Tre ditë zie kombëtare janë shpallur në të gjithë vendin. Shumica e 350 pasagjerëve që ishin në bord ishin studentë rreth të…

Read More

Dan Hutra, autori i vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave u arrestua rreth orës 18:45 të së mërkurës. Sipas Policisë së Shtetit, plagosja e Marjana Gurakuqit në Astir, vrasja e dyfishtë në Bathore dhe vrasja e Etleva Kurtit në Kodër Kamëz, janë kryer në një hark kohor prej 33 minutash. Skeda e pasur kriminale e 40-vjeçarit Hutra daton në vitin 2003. Së fundmi Dan Hutra u lirua nga Gjykata e Tiranës më 16 shkurt, dy ditë pasi Apeli kishte refuzuar lirimin e tij nga qelia. Sakaq, në rrjete sociale po bëhet thirrje për një protestë sot…

Read More

Hakmarrja dhe problemet familjare po vrasin gratë. Tre gra janë vrarë nga një njeri, dhe shënojnë krimin më të frikshëm në vitet e fundit. Ngjarja e parë, që është edhe më e rënda, pasi vrasësi serial i grave, Dan Hurta del që është një prodhim i shtetit. Ai është autor i masakrës në Kodër-Kamëz, ku vrau Mevlute Hysën 30 vjeçe, (motrën e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses) si dhe plagosi Elena Hysën dhe Kujtime Hysën. Kurse Etleva Kurti e cila është viktima e parë, u vra në oborrin e shtëpisë së…

Read More

Një i ri u vu në prangat e policisë së Kukësit, pasi u kap duke transportuar emigrantë kundrejt fitimit, shtetas të huaj që do të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, vihet në pranga 32-vjeçari. “Strukturat e DVP Kukës, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, goditën një rast të kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi F. M., 32 vjeç, banues në fshatin Oreshkë,…

Read More

Këtë të enjte, situata atmosferike do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimesh. Gjatë natës reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim dhe jugperëndim të vendit, gradualisht reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit por me intensitet të ulët. Në Alpe dhe majat e maleve reshje bore me intensitet të ulët.

Read More

Dje qeveria vendosi rritjen e pagave prej 7% për ushtarakët, duke filluar nga një marsi. Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka ftuar të rinjtë të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura Shqiptare, duke aplikuar për mundësitë e punësimit. “Mirëmëngjes dhe me ftesën për t’u bërë pjesë e 400 mundësive të reja të punësimit në Forcat e Armatosura Shqiptare, duke aplikuar në https://www.mod.gov.al/rekrutim, pas rritjes së vijueshme të pagave për rreth 7 mijë ushtarakë, të cilët tanimë janë ndër më të paguarit në rajon, po do të jenë jo shumë larg nga sot në mesataren e pagave të NATO-s, ju…

Read More

Pas debatit që Kiara kishte me Luizin, të cilin ende nuk e ka zgjidhur, vendosi të flasë me Nitën për ndryshimet në raportin e saj. Kiara tha se me kalimin e kohës, dashuria konsumohet, por respekti duhet të mbesë gjithmonë. Ajo shtoi se ndonjëherë ai e vë në siklet atë dhe se ka nevojë që ata të njihen më shumë me njëri-tjetrin. Nita nga ana tjetër shtoi se pas takimit me babain e Kiarës, iu duk sikur Luizi reflektoi. Ajo shtoi se iu bë qejfi që takoi me babain e Kiarës dhe mendoi se në takimi mes tyre, do e…

Read More

Vrasësi serial i grave, skenarin e planifikuar që në ambientet e burgut. Dan Hutra kishte në plan që të vriste edhe një grua të katërt, dhe këtë ia tha policisë sapo e prangosën në kodrat e Sharrës. 40-vjeçari bënte fajtor për vdekjen e të atit një burrë që jetonte në Vaqarr, të cilin shkoi ta vriste pas kasaphanës në Paskuqan, por deri në prangosje nuk kishte arritur ta gjente. Sipas burimeve nga policia, Hutra ishte i armatosur me municione, ndërsa ishte çështje kohe të qëllonte nëse nuk do të ishte vënë në pranga.

Read More