Dashi Ju duhet të keni një dëshirë të madhe për të dashuruar kështu që lërini emocionet tuaja dhe kënaquni duke takuar njerëz të rinj nëse jeni beqar. Në punë është një periudhë optimale që duhet shfrytëzuar në maksimum për të rikuperuar terrenin e humbur. Demi Në dashuri ju duhet të bëni një bilanc të situatës dhe të mos ngecni vetëm në idetë tuaja. Pranoni gabimet tuaja dhe dëgjoni më shumë partnerin tuaj. Në punë, dikush do ju ndihmojë. Binjakët Në dashuri ju duhet të ndiheni pak të humbur, por zgjidhjen për gjithçka do ta gjeni vetë. Në punë, jini të…
Author: tirana
Sot prej orës 10:00 deri në 24 orë, do të vihen në dipozicion për mocionin e fortë me debat me kryeministrin Edi Rama, për çështjen McGonigal. Grupi parlamentar i PS-së do të ketë 750 minuta në dispozicion, 350 minuta do jenë për PD, 70 minuta për grupin parlamentar ‘Aleanca për ndryshim’, 80 minuta për ‘Drejtësi dhe Integrim’, 30 minuta për Partinë e Lirisë dhe e njëjta kohë do të jetë në dispozicion për deputetët e PSD. 9 deputetë të Rithemelimit do të kenë 10 minuta kohë për të folur. Në sallën e seancës plenare sot pritet të rikthehen Sali Berisha…
Në një njoftim për mediat, ILD bën të ditur se po verifikon nëse ka përgjegjësi disiplinore nga ana e magjistratëve për lirimin e 40-vjeçarit 2 javë më parë. Gjykata e Apelit njoftoi këtë të mërkurë se dy ditë përpara lirimit nga burgu të Dan Hutrës, i kishte refuzuar kërkesën 40-vjeçarit për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”. Kjo ka ngritur edhe pikëpyetje për mënyrën se si është liruar 40-vjeçari, teksa edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj deklaroi në një konferencë për shtyp se do të nisë verifikimi për këtë proces. “Inspektori i…
Kanë dalë pamjet e momentit të përplasjes së dy trenave në Greqi, ku humbën jetën tragjikisht 40 persona. Η στιγμή της σύγκρουσης των τρένων από κάμερα ασφαλείας,η αρχή της ΤΡΑΓΩΔΙΑΣ 🖤 #Τεμπη_Τραγωδία #Τεμπη #συγκρουση_τρενων #Τεμπων pic.twitter.com/QakyDUxZiR— g.goudaras (@GGoudaras) March 1, 2023 Ngjarja shokuese ka ndodhur në orën 11 e 15 minuta të mbrëmjes së djeshme dhe siç duket nga pamjet pas momentit të përplasjes është shkaktuar flakë dhe trenat kanë dalë nga shinat. Bilanci tragjik përfshin 40 persona që kanë humbur jetën dhe 60 të plagosur prej të cilëve 25 në gjendje serioze dhe 6 në intubim.
Dashi Ky muaj do të jetë i suksesshëm dhe ju do të futeni plotësisht në lojë, sidomos nëse keni pasur probleme më parë. Në këtë moment, ato çka kanë më shumë rëndësi për ju janë ambicia dhe vullneti. Marsi dhuron një harmoni të shkëlqyer planetare. Venusi do të qëndrojë në shenjën tuaj deri në datën 16, por edhe Jupiteri do ta shoqërojë. Pas datës 20 do t’u bashkohet edhe Dielli dhe me gjithë këta planetë do ta keni të vështirë të hidhni hapa të gabuar. Rezultatet do të vijnë në varësi të përgatitjes dhe moshës. Të favorizuar janë edhe punonjësit…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar është shprehur se dosja Rama-McGonigal po bëhet më e zezë. Berisha thekson se kryeministri Rama rreshtohet si një person që një akt të tillë mund ta bënte vetëm një bir shpirtëror i komunistit, Enver Hoxha. “Sot ne mblidhemi në prag të mocionit për Edvin Gonigalin, i cili bëri gjithçka që të sabotojë këtë mocion, që të fshihet nga superskandali i shekullit, nga ‘Uotergejti’ i shekullit të XXI-të, por një gjë u garantoj shqiptarëve se dosja e tij po bëhet gjithnjë e më e zezë nga hetimi shumë serioz që…
Vllaznia është një hap larg gjysmëfinales, pasi ka mposhtur 3-1 në Loro Boriçi Partizanin në një terren të vështirë kjo për shkak të shiut që pushtoi fushën. Ndërkohë, ndeshja e kthimit do të luhet në Tiranë më 15 mars. Në ndeshjen tjetër, edhe Teuta ka mposhtur 2-0 në Niko Dovana Kukësin duke hedhur një hap drejt gjysmëfinales. Ndeshja e kthimit do të luhet më 14 mars në Kukës.
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar pas arrestimit të Dan Hutrës, autorit të masakrës në Kamëz. Teksa përgëzon policinë për kapjen e Hutrës, Çuçi thotë se ngjarja e rëndë mund të ishte shmangur nëse autori do të ishte në burg nga sistemi i drejtësisë në të shkuarën për skedën e tij kriminale. “Përgëzime Policisë së Shtetit për arrestimin e një krimineli të regjur, që sot mori jetë të pafajshme në Kamzë. Një ngjarje e rëndë, që mund të ishte shmangur nëse autori do të ishte në burg nga sistemi i drejtësisë në të shkuarën për skendën e tij kriminale.…
Aktori i njohur Astrit Çerma ka sulmuar kolegen e tij Rajmonda Bulku, pasi kjo e fundit u shfaq në spotin e Sali Berishës, për protestën e thirrur nga PD më 3 mars. Në spot, Rajmonda Bulku shfaqet si “Nëna Shqipëri”. Çerma e akuzon Bulkun se ka shitur shpirtin tek një njeri si Berisha, që e ka shkatërruar këtë vend. “Kur kërkosh të bëhesh “Nëna Shqipëri”, ku dreqin e ke shitur shpirtin tënd. Që qarravitesh për ti dhënë nënës një “baba”, që e shkatërroi dhe kërkon ta zhduk këtë vend”, shkruan i revoltuar ai. Në spot, Rajmonda Bulku shprehet: “Bijtë e…
Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Laç-Milot, në afërsi të fshatit Shullaz. Një automjet është përmbysur dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Ata janë dërguar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmë mjekësore. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit.
Nga Vasilika Hysi* A mjafton të shprehim ngushëllimet për viktimat e krimit sa herë që kryhet një krim?! Boll më! Ngjarjet e sotme treguan edhe njeherë se vrasja e grave (femicide) është një krim i rëndë që mund të ketë një ekzekutor, por shumë përgjegjës. Aktet e dhunës që qarkulluan këto ditē në rrjetet sociale, mungesa e modeleve pozitive të prindërimit dhe edukimit në shumë familje, promovimi dhe nxitja e dhunës kudo, prodhojnë dhunë dhe një shoqëri të dhunshme. Mos kërkoni më të ndryshohet kodi penal, sepse dënimet penale janë të rënda; për vrasjet në familje ligji parashikon dënim me…
Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj individëve dhe kompanive që i akuzoi se kanë gjeneruar paligjshëm të ardhura për Qeverinë e Koresë së Veriut. Zyra për Kontrollin e Aseteve të Jashtme e Thesarit (OFAC) vendosi sanksione ndaj korporatës Chilsong Trading, që tha se përdoret nga Koreja e Veriut për të fituar monedha të huaja dhe për të mbledhur inteligjencë. Po ashtu, është sanksionuar korporata Korea Paekho Trading, që akuzohet se ka gjeneruar fonde për Qeverinë e Koresë së Veriut që nga vitet ’80, përmes projekteve ndërtimore në mbarë Lindjen e Mesme dhe në Afrikë. SHBA-ja po ashtu sanksionoi…