Ermiona Lekbello ka bërë postimin e parë në Instagram, pas përjashtimiit të saj nga shtëpia e “Big Brother Vip” këtë mëngjes. Siç e përmendte shpesh edhe kur ishte brenda, ajo ka publikuar foton e vajzës së saj, Lisës. “Të dua më shumë se jetën time. Ti je jeta ime,”-shkruan ish-miss-i krahas një fotoje të vajzës. View this post on Instagram A post shared by Ermiona Lekbello (@ermionalekbello)
Author: tirana
Arrestohet 35-vjeçari me iniciale A.D., i cili qëlloi me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër në terminalin e autobusëve në Blesh. Ky shtetas ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të autobusit që drejtohej nga shtetasi A. T., për motive konkurrence (të ardhurat nga transportimi i pasagjerëve, me autobus). Si pasojë e të shtënave janë shkaktuar vetëm dëme materiale në autobusin që drejtonte shtetasi A. T.
Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjet e rënda që tronditën sot kryeqytetin, ku një vajzë e re, Etleva Kurti u vra në oborrin e banesës së saj në Kamzë, dhe dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën në Paskuqan. Ka dyshime se krimet në fjalë të jenë kryer nga i njëjti autor, Dan Hutra, duke iu referuar dyshimeve të Vladimir Kurtit, i cili rezulton i dënuar me burg përjetë për vrasjen e një çifti në Kamzë. Kurti ka pohuar për gazetaren Klodiana Lalën se me Dan Hutrën ka patur përplasje në burg dhe…
Ministret e Jashtme dhe të Zhvillimit të Gjermanisë prezantuan më 1 mars udhëzime të reja për politikën e jashtme feministe që supozohet të sigurojnë që të gjithë njerëzit “të kenë të drejta të barabarta në përfaqësim dhe qasje në burime”. Politika e Qeverisë përqendrohet në marrjen në konsideratë dhe në mbështetjen e nevojave të grave dhe vajzave në vendimet e çështjeve të jashtme, me synimin që të zhduket diskriminimi dhe të promovohen shoqëri më stabile, thanë ministret gjermane. “Ne nuk po bëjmë thirrje për revolucion, por ne po bëjmë diçka që është e dukshme”, tha për gazetarët në Berlin ministrja…
Ndonëse ishte një nga mbështetësit më të mëdhenj të vajzës së tij, Keisit, në “Big Brother VIP”, duke thënë se kishte të gjithë lirinë e botës për të bërë çfarë i do qejfi, Sabiani mesa duket ka ndërruar mendje pas zhvillimeve të fundit. Shkak është bërë romanca e lindur mes Keisit dhe Kristit. Lidhjen e tyre Sabiani e ka kundërshtuar hapur me disa postime që ka bërë në rrjetet sociale. Në një video të fundit të publikuar në Instagram, në mbishkrim Sabiani shkruan: “Ermiona merre dhe vajzën time jashtë kur të dalësh”. Ky mesazh vjen pas skualifikimit të Ermionës nga…
Një 40-vjeçar ka humbur jetën në vendin e punës. Bëhet fjalë për A.M., i cili u dogj aksidentalisht nga kontakti me njërën prej furrave të pjekjes në ndërmarrjen për përpunimin e metaleve në Patos. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. “Rreth orës 13:45, në një ndërmarrje për përpunimin e metaleve(fonderi), në Patos, shtetasi A. M., 40 vjeç, dyshohet se gjatë procesit të punës, është djegur aksidentalisht nga kontakti me njërën prej furrave të pjekjes në këtë ndërmarrje, dhe për pasojë ka humbur jetën.”
Qindra të sëmurëve kronikë, që joshen nga suplementet “çudibërëse” online, iu rrezikohet seriozisht shëndeti. Faktet dhe dëshmitë e grumbulluara nga Investigative Network Albania tregojnë se kemi të bëjmë me një skemë mashtrimi, pas së cilës qëndron një call center në Bosnjë, që fut në kurth “pacientët” në Shqipëri, në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, në Kosovë, në Serbi e deri në Kroaci. Një treg që përllogaritet në shifrën e miljona eurove, ekspertët e shëndetësisë e konsiderojnë kriminal dhe kërkojnë rregullim të tij. Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar 16 shqiptarë përfunduan në pranga mes 400 personave që arrestoi Europol, si të përfshirë në…
36 persona kanë gjetur vdekjen dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një përplasjeje “kokë më kokë” midis dy trenave në Greqi. Përplasja ndodhi jashtë qytetit qendror të Larissa. Operatori hekurudhor Hellenic Train raportoi se rreth 350 persona kishin qenë në trenin e pasagjerëve, i cili u nis nga Athina në orën 19:22. Kostas Karamanlis, ministri grek i Transportit, dha dorëheqjen pasi vizitoi vendin e përplasjes, duke thënë se e ndjente se ishte “detyrë” e tij të jepte dorëheqjen. “Dhimbja është e pashpjegueshme. Kur ndodh diçka kaq tragjike, nuk është e mundur të vazhdohet sikur të mos ketë ndodhur asgjë…E…
Një atentat me shenjestër dy persona ka ndodhur këtë pasdite në Belsh. Sherri ka ndodhur në një terminal autobusësh të linjave ndërkombëtare dhe dyshohet se ka nisur për pasagjerët që do të udhëtonin me ta. Ende s’ka njoftim zyrtar nga policia, ndërkohë që pritet hetimi për incidentin, që për fat të mirë, u mbyll pa viktima.
Një femër është plagosur para pak minutave në Astir gjatë ditës së sotme. Autori mund të jetë 40-vjeçari Dan Hutra, i cili mesditën e sotme ekzekutoi motrën dhe kunatën e ish-bashkëjetueses. Ndërkohë ende nuk janë konfirmuar këto pretendime dhe po punohet për sqarimin e ngjarjes. Ai ishte liruar nga burgu vetëm dy javë më parë, pasi ishte arrestuar për dhunë në familje në qershor të vitit të kaluar dhe ka lënë qelinë më datën 16 shkurt. 40-vjeçari rreth orës 12:30 ka shkuar në banesën e familjes së ish-bashkëjetueses, Elena Hysa, dhe ka qëlluar ndaj 35-vjeçares dhe anëtarëve të familjes së…
Fansat e Luiz Ejllit kanë “kryqëzuar” Kiara Titon, pasi sipas tyre ajo nuk duhet të kërcente me balenerinët që Big Brother i bëri surprizë të gjitha vajzave. Të gjitha ngjarjet e ndodhura së fundmi mes Kiarës dhe Luizit dhe reagimet që i pasuan, nuk iu kanë pëlqyer ndjekësve dhe fansave të çiftit. Por, sjelljet e Kiarës janë gjykuar më së shumti nga ndjekësit në rrjete sociale, madje kanë arritur edhe në ofendime ndaj saj. Pakënaqësia dhe revolta e fansave, reflektohet edhe në numrin e ndjekësve të Kiara Titos në Instagram. Që nga nata e djeshme, moderatorja ka humbur më shumë…
Ndonëse partia socialiste ka nisur një proces të thellë përgatitor për një garë elektorale, drejtuesja politike e PS qarku Shkodër Elisa Spiropali, mohon të bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme. Në mbledhjen e radhës së asamblesë në Shkodër, Spiropali tha se nuk ka asnjë arsye për ta hedhur këtë hap. “Nuk ka asnjë diskutim për zgjedhje të parakohshme. Kur të ketë ju do të jeni të informuar, por deri më sot jo. Ne jemi në një mandat të plotë dhe në një mandat për të realizuar premtimet tona dhe këtë do të bëjmë.” Spiroali tha se do ti jepet fund…