Author: tirana

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në Vlorë ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Ngjarja është shënuar pranë sheshit të flamurit. Raportohet për dëme të shumta materiale në të dy mjetet e përfshira në aksident.

Read More

Një 31-vjeçare është gjetur e vrarë në Kamzë mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Besëlidhja”, në rrethana ende të paqarta, në oborrin e banesës. Viktima është Etleva Kurti, 31 vjeçe. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon për identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.

Read More

Lori Hoxha ka reaguar ndaj komentit të gazetares Sonila Meço për ‘Big Brother VIP Albania’. Edhe pse komenti u bë tek ‘close friends’ në Instagram, ajo që Lori shkroi për Meçon u bë publike. ‘Iconstyle’ siguron ‘instastory-n’ ku ka shpërndarë shkrimin e gazetares duke e krahasuar me inatin e një personi ndaj një grupi ‘cool’ të shkollës. “E keni parasysh ai grupi “cool” i shkollës që me të mirat apo të këqijat e veta prapë është “cool”. Dhe ti në thelb i ke inat po nëse ata do të ftonin të haje drekën me ta, ti do ti lije shokët…

Read More

Parlamenti Europian informoi anëtarët e stafit të tij të martën se duhet të ndalonin përdorimin e TikTok në pajisjet e tyre të punës, duke përmendur shqetësimet e sigurisë së të dhënave, pas një mase të ngjashme të shpallur nga Komisioni Europian të enjten e kaluar. Presidentja e PE, Roberta Metzola dhe Sekretari i Përgjithshëm i tij, Alessandro Ciocchetti, kanë vendosur që aplikacioni TikTok nuk mund të përdoret në kompjuterë, telefona celularë, tableta nga 20 marsi. “Në këtë datë qasja në TikTok nga kompjuterët e Parlamentit do të bllokohet,” tha drejtoria e përgjithshme e PE për inovacionin dhe mbështetjen teknologjike (DG…

Read More

Një nga kushërinjtë e familjes Hysa ka mbërritur në vendngjarje në Paskuqan, aty ku ish-dhëndri ka qëlluar me automatik brenda banesës së ish-gruas. “Mos më ngatërroni se s’kam takat. I njoh të gjithë. Goca me burrin e vet e kishin konfliktin. Babin e gocës e kam kushëri,” – u shpreh zonja. Ajo tregoi se ish-gruaja ka pasur një fëmijë me autorin e ngjarjes, një vajzë 4-muajshe dhe ishte në pritje të fëmijës së dytë. Prej 7 apo 8 muajsh sipas dëshmisë së zonjës ata ishin ndarë. Ajo tregoi gjithashtu se autori ka qenë i dhunshëm dhe kanë pasur probleme që…

Read More

Bota e futbollit është në zi pas ndarjes nga jeta të legjendës së futbollit francez, Zhyst Fonten, në moshën 89-vjeçare. Mëngjesin e sotëm u bë me dije se ai u nda nga jeta në shtëpinë e tij në Tuluz. Ai njihet si një ikonë e Kampionatit Botëror, duke mbajtur rekordin për më shumë gola në një edicion të vetëm, kur në 1958 me Francën, shënoi 13 gola në 6 ndeshje. Fonten shënoi gjithsej 30 gola në 21 ndeshje me Francën, përpara se karriera e tij të ndërpritej për shkak të një dëmtimi. Ai ishte aktiv në 12 vite në futbollin…

Read More

Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Artan Shkreli ka përgënjeshtruar ditën e sotme deklaratat e Sali Berishës dhe Ilir Metës lidhur me projektvendimin për kontrollin e strukturës së godinave mbi 50-vjeçare. Në një lidhje për Euronews, Shkreli sqaroi se për ato pallate të vjetra, që kanë pësuar dëmtime ndër vite, do të bëhet ndërhyrje për t’i kthyer ato të sigurta për të jetuar. “Ky nuk është moment për t’u shqetësuar. Është një moment që njerëzve duhet t’u jepet siguria që banesat ku ata jetojnë, janë banesa të sigurta. Çdo ditë në Institutin e Ndërtimit vijnë kërkesa nga qytetarë, por edhe nga…

Read More

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 01.03.2023, mori në shqyrtim çështjen “Mbi vlerësimin ligjor të akt-marrëveshjes së lidhur midis DPSHTRR, DPT, Shoqatës Kombëtare të Autoshkollave, Shoqatës së Autoshkollave “Siguria në Rrugë”, në lidhje me përcaktimin e tarifës së pagesës dhe kostos minimale fiskale për përgatitjen dhe pajisjen me leje drejtimi. Në respektim të nenit 44 të Ligjit nr.9121/2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, Komisioni i Konkurrencës vlerësoi se Akt Marrëveshja për përcaktimin e tarifës së pagesës dhe kostos minimale fiskale për përgatitjen dhe pajisjen me leje drejtimi, nëpërmjet përcaktimit të tarifës minimale ka rrezik eminent të sjellë një…

Read More

Ka shkuar në 40 numri i viktimave nga ngjarja tragjike në Greqi, ndërsa raportohet për dhjetëra të plagosur. Pas aksidentit, një pjesë e vagonave kanë marrë flakë ndërsa temperatura besohet të ketë shkuar në 1300 për shkak të zjarrit. Sipas ekipeve të kërkim-shpëtimit, e temperaturat e larta e kanë vështirësuar identifikimin e viktimave, ndërsa numri i të plagosurve ka shkuar në 72, me gjashtë të shtruar në reanimacion. Zjarrfikësit vazhdojnë punën në vagonin e dytë, ndërkohë që kamionët me vinç po heqin vazhdimisht pjesë të trenit të pasagjerëve, duke krijuar hapësirë ​​që zjarrfikësit të kontrollojnë edhe pjesën e brendshme të…

Read More

Një krim i rëndë ka tronditur Tiranën, ku Ramazan Kuta ka hyrë në shtëpinë e familjarëve të ish-gruas së tij dhe i armatosur me kallashnikov ka qëlluar me breshëri duke lënë të vdekur 2 persona dhe duke plagosur 3 të tjerë të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Traumës. Autori i cili ka qëlluar me armë zjarri tip automatik, sapo kishte dalë nga burgu.

Read More

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili thotë se mazhoranca ka vepruar me standard të dyfishtë, pasi ka rrëzuar kërkesën për përjashtimin e Elisa Spiropalit për gjuhën e papranueshme të përdorur në Kuvend, ndërsa theksoi se e kundërta ndodh me deputetë të opozitës, të cilët janë përjashtuar. “Ne kemi pasur një kryeministër gojëpisët që e shndërroi parlamentin në një vatër të mafies, një ministër gojë pise një parlament që përdor fyerje ku kryeministër i drejtohet deputeti me palaço, ndërkohë për këta nuk ka dënime, të njëjtin provokim bën edhe Balla i grupit parlamentar të dini se këta janë dhunues të…

Read More

Krim në një familje në Tiranë. Dhëndri, ka qëlluar drejt familjes së gruas. Autori i krimit, është larguar me makinën tip “C Class” ngjyrë e zezë. Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë në Paskuqan, ku ish-dhëndri shkoi në shtëpinë e ish-gruas dhe qëlloi me armë duke vrarë dy persona dhe plagosur tre të tjerë. Ai është Ramazan Kuta. Policia ka ngritur pika kontrolli për arrestimin e tij. Paraprakisht, dyshohet se ish-dhëndri ka hyrë brenda banesës dhe i ka qëlluar me breshëri kallashnikovi. Ende vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen e rëndë, paraprakisht dyshohet se…

Read More