Author: tirana

Prokuroria e Tiranës do të ballafaqojë ish-zyrtaren e qeverisë Alda Klosin me ish-sanitaren e saj, Rozeta Dobin për vjedhjen e shumës prej 550 mijë eurove. Nga burgu i grave drejt institucionit të akuzës është shoqëruar Rozeta Dobi, e pas saj është shoqëruar punëdhësja ish-zyrtarja Alda Klosi. Shoqërimi i tyre është bërë me urdhër te hetuesve për ballafaqim të deklarimeve që ata kanë dhënë pas arrestimit. Klosi ndodhen nën arrest me burg për akuzat e pastrimit të parave, fshehje pasurie dhe deklarim të rremë para policisë. Ish-zyrtarja e kallëzoi pastruesen se i kishte vjedhur 120 mijë euro dhe 30 mijë dollar.…

Read More

Për zgjedhjet lokale të 14 majit, në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kanë dorëzuan dokumentet për pjesëmarrjen plot 21 parti. “Janë 21 bashki të cilat nuk kanë sjellë asnjë informacion mbi njoftimin e zgjedhësve në KQZ edhe pse ua kemi kërkuar vazhdimisht. Në lidhje me kërkesat e partive politike, deri tani kanë paraqitur kërkesën për t’u regjistruar 21 parti politike”,-tha kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi. Sa i takon shpërndarjes së fondeve për Partitë Politike, Celibashi tha se do të bëhej pas datës 31 mars. “Nuk ka asnjë lidhje me çështjen e lidershipit të PD, do bëjmë shpërndarjen e fondeve pas datës…

Read More

Presidenti i Paris Saint Germain Al-Khelaifi është përfshirë në një ngjarje të rëndë. Numri një i kampionëve të Francës është vënë nën hetim për akuzën e rrëmbimit dhe torturës. Akuzat janë bërë nga lobisti franko-algjerian Tajeb Benab-Derrahman ndaj Al-Khelaif. Ai do të ishte torturuar në Katar në vitin 2020, pasi ai kishte disa dokumente që mund të komprometonin pozicionin e Al-Khelaifit. Aktakuza pretendon se çështja lidhet me caktimin e Kupës së Botës 2022, por edhe me të drejtat televizive për Lindjen e Mesme të dy turneve të Botërorit të ardhshëm. Avokatët e Benab-Derrahman, Maïtres Romain Ruiz dhe Gabriel Vejnar, thanë…

Read More

Që kur Eva e kapi dhe e kafshoi, duke e dënuar të gjithë njerëzimin me një jetë vuajtëse larg Parajsës, molla është bërë fruti i ndaluar. Në Bibël nuk ka asnjë referencë të qartë se bëhet fjalë për një mollë, por vetëm për një “frut”. Por nga vjen historia që ne të gjithë e dimë dhe që është përfaqësuar në piktura të shumta antike? Këtë e shpjegon në një intervistë nga Assan Yadin-Israel, profesor i letërsisë dhe studimeve hebraike në Shkollën e Arteve dhe Shkencave të Universitetit Rutgers në SHBA. Sipas tij Libri i Zanafillës nuk e përmend kurrë identitetin…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për tragjedinë e ndodhur në Larisa të Greqisë. Në një postim në rrjete sociale, kryebashkiaku Veliaj shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe u uron shërim të shpejtë të personave të lënduar. “Shumë i prekur nga lajmi për aksidentin në Greqi. Ngushëllime familjarëve të viktimave dhe shërim të shpejtë të lënduarve nga kjo tragjedi! U prehshin në paqe”, shkruan Veliaj.

Read More

Apeli i GJKKO shton dënimin për ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe, duke e shpallur fajtor atë edhe për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera. Më parë nga Shkalla e Parë Tushe ishte dënuar vetëm për shpërdorim detyre dhe lejim të ndërtimeve pa leje, kur u dënua me 2 vite e 4 muaj burg. Apeli sot e shpalli fajtor edhe për akuzën tjetër. Si përfundim Fatos Tushe është dënuar me 5 vite burgim dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar dënimi i tij është 3 vite e 4 muaj burgim. Fatos Tushe u arrestua me 6 korrik 2021, me ish-vartësit…

Read More

Themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është kritik për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës. Ky është mesazhi që përcjell Departamenti Amerikan i Shtetit pas bisedimeve të fundit në Bruksel, që u mbyllën më pajtim për planin europian për normalizimin e marrëdhënieve, por pa dakordësi për zbatimin e tij. “Takimi i djeshëm ishte një hap i mirë përpara, por mbetet ende punë e vështirë. Marrëveshja mbi planin e zbatimit është thelbësore për normalizimin sipas propozimit të BE-së. Përparimi drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe mbetet kritik për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës si një…

Read More

Përplasja e trenave në Tempi të Greqisë ka qenë shumë e fortë. Të paktën 38 trupa të pajetë janë dërguar në morg në Spitalin e Përgjithshëm në Larisa. Po ashtu priten të dërgohen edhe 3 trupa të tjerë të viktimave. Sipas drejtueses së shërbimit mjeko-ligjor, Rubini Leontari të paktën 7 trupa janë karbonizuar si pasojë e djegies. Sipas saj disa prej trupave kanë nevojë për test ADN-je për t’u identifikuar. “7 trupa janë karbonizuar. Procesi i identifikimit nuk ka nisur ende dhe do të marrë pak kohë. Disa prej trupave kanë nevojë për test ADN për identifikim si pasojë e…

Read More

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, njofton se deri më tani nuk ka ende informacione për shqiptarë në radhët e viktimave apo të plagosurve si pasojë e aksidentit tragjik hekurudhor në Tempi të Greqisë. Ministria thotë se është në komunikim të vazhdueshëm me ambasadën në Athinë dhe Konsullatën e Përgjithshme në Selanik lidhur me aksidentin. Ndërkohë raportohet se përfaqësues të konsullatës kanë shkuar në vendngjarje. “Të trishtuar nga aksidenti tragjik që ndodhi në Tempe në Greqi nga përplasja e dy trenave. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre të këtij aksidenti vdekjeprurës. Shërim sa më…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku priti në një takim Ambasadorin dhe Zv/ambasadorin e Brazilit në vendin tonë, João Tabajara De Oliveira Júnior dhe Ricardo Portugal. Diskutimet gjatë këtij takimi u fokusuan në ngritjen e urave të reja të bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Federale të Brazilit, si dhe forcimin e atyre ekzistuese, me qëllim shkëmbimin e menjëhershëm të informacioneve, për të goditur fenomenet kriminale që prekin të dyja vendet, si dhe për të lokalizuar e vënë në pranga shtetasit e shpallur në kërkim. Me qëllim përmbushjen e plotë të misioneve të përbashkëta për garantimin…

Read More

Produksioni i “Big Brother Albania Vip 2” është vënë sërish në qendër të vëmendjes së publikut për disa ndodhi specifike. I tillë ka qenë edhe momenti i djeshëm, ku shumë ndjekës kanë kryqëzuar sërish moderatoren Arbana Osmani. Mbrëmë u dhanë emrat e personave më pak të preferuar nga publiku, por zarfi i cili do duhej të lexohej nga Arbana, nuk ndodhi kështu. Ajo i lexoi emrat nga skaleta. “Është momenti të them se cilët do të jenë të nominueshëm sonte”. Këtë fjali nis të thotë Arbana e cila mban gjatë gjithë kohës sytë te skaleta, duke injoruar zarfin që mban…

Read More

Deputetët e grupit të Sali Berishës në PD, Albana Vokshi dhe Oerd Bylykbashi kanë dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën që në seancën plenare të ditës së nesërme ku do të mbahet mocioni me debat me kryeministrin Edi Rama, të jenë të pranishëm edhe deputetët e përjashtuar të opozitës. Po ashtu ai tha se qeveria luan me dy standarde, duke iu referuar faktit që edhe pse ofendoi në Kuvend, ministrja Elisa Spiropali nuk do të përjashtohet nga punimet e Parlamentit. “Kërkuam që të përdoret i njëjti standart që është përdorur masivisht kundër deputetëve të opozitës. Është tregues i qartë i…

Read More