Numri i të vdekurve vazhdon të rritet nga përplasja tragjike e dy trenave në Greqi, imazhet e reja që dalin nga Tempe ilustrojnë përmasat e tragjedisë. Mediat greke bëjnë me dije se po punohet për nxjerrjen e dy vagonëve të parë të trenit, ndërsa ekipet e shpëtimit po nxjerrin trupat nga vendi i ngjarjes. “Ne dërguam 20 vullnetarë të Kryqit të Kuq nga departamentet e Larisës, Katerin dhe Elassona në vendin e ngjarjes. Në tre vagonat e para nuk ishte e mundur të afrohesha shumë, mbërritëm në orën 12:30 të mbrëmjes”, tha një prej perosnave të forcave të shpëtimit.
Author: tirana
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka parandaluar një konflikt të nisur mes dy banorëve në fshatin Pezë Helmës. “Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur parandalimi i konfliktit për motive të dobëta mes shtetasit E. B. dhe shtetasit N. Sh., i cili mbante me vete armë zjarri. Gjatë konfliktit fizik, shtetasit N. Sh. i ka rënë në tokë arma e zjarrit, të cilën e ka marrë shtetasi I. B. (babai i shtetasit E. B.) dhe e ka fshehur për të shmangur përgjegjësinë ligjore”,-thuhet në njoftimin për shtyp. Njoftimi i plotë Shërbimet e Komisariatit të…
Psikologjia nuk e njeh zyrtarisht krijimin e ndonjë varësie të njeriut nga pornografia, por shumë vetë thonë se vuajnë prej saj. A është reale një gjë e tillë? Nëse kërkon në google për “varësi nga pornografia” të dalin qindra artikuj që duken me reputacion për mënyrën si duhet trajtuar ky problem. Këta artikuj botuar shpesh në faqe interneti si MedScape, Medical News Today, dhe Healthline, flasin për sëmundjen, japin këshilla si të marrësh ndihmën e duhur dhe të sigurojnë se ti nuk je i vetmi që vuan prej saj. Përveç kësaj, ka faqe interneti që pranojnë ekluzivisht se ndihmojnë njerëzit…
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka shpallur tre ditë zie kombëtare pas aksidentit tragjik të ndodhur pak para mesnate. Treni me 350 udhëtarë që po udhëtonte nga Athina në drejtim të Selanikut është përplasur me një tjetër tren. Aksidenti ka sjellë bilancin tragjik dhe deri më tani numërohen 36 të vdekur. 85 të plagosur ndodhen në spitalin e Larisës. Kërkimet për trupat vijojnë dhe pritet që numri i viktimave të rritet. Vendimi hyn në fuqi nga sot, që data shënon 1 mars deri më 3 mars 2023. Të gjithë flamujt do të vendosen gjysmështizë në të gjitha institucionet shtetërore. Festat…
Ngushëllime dhe mbështetje Greqisë për aksidentin hekurudhor në Larisa i ka shprehur edhe kryeministri Edi Rama. Në një postim në Twitter, Rama shprehet se ndjejmë dhimbjen e fqinjëve tanë të dashur në një orë kaq të rëndë për kombin e tyre. “Sa keq të dëgjosh për humbjen e jetëve dhe shumë të plagosurit në aksidentin tragjik të natës së fundit në Greqi! Ndjejmë dhimbjen e fqinjëve tanë të dashur në një orë kaq të rëndë për kombin e tyre dhe i bashkohemi në lutjet e tyre dhe në ngushëllimet për familjet e viktimave”, ishin fjalët e tij në një postim…
Bashkia e Tiranës organizon Tirana Art Festival. Një kompeticion që bën bashkë talentet nga të gjithë gjimnazet, në fushat e kërcimit, stilimit, artit pamor dhe muzikës. Kryebabashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka njoftuar se audicionet për të gjithë pjesëmarrësit do të nisin së shpejti. “Tirana Art Festival. Kërcim, instrument, stilim, art pamor, këngë! Së shpejti nisin audicionet! Bëhuni gati!”, shkruan Erion Veliaj. Audicionet do të zhvillohen në fund të marsit në palestrat ose terrenet sportive të shkollave.Në kërcim mentor do të jetë Ilir Shaqiri dhe Sueda Guri, në këngë Elhaida Dani dhe Kamela Islamaj, në instrument Gjergj Kaçinari, në stilim…
Dy lokale dhe një hotel në Fier, ishin kthyer në qendër të ushtrimit të prostitucionit. Kanë rënë në pranga 4 pronarët: Nesti Golemaj, Besiko Molishtari, Naxhie Aliaj dhe Tajar Hysenaj. Njoftimi i plotë Operacioni pas një hetimi disamujor me metoda proaktive, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Fier dhe Prokuroria e Fierit. Bllokohen 3 ambiente (2 lokale dhe një hotel), të vëna në dispozicion për ushtrim të prostitucionit. Vihen në pranga 4 pronarët e këtyre ambienteve, të cilët bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për kryerjen e kësaj veprimtarie të paligjshme. Të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme edhe…
Pas Prime që shkaktoi shumë emocione dhe debate më së shumti për çiftin Kiara-Luiz, mesnata nuk kaloi e qetë në “Big Brother Albania Vip 2”. Ermiona nuk dëshironte të dëgjonte bisedat mes Oltës, Maestros dhe Kiarës, të cilët ishin shtrirë pranë saj. Ajo foli edhe me tone të larta, ku iu tre banorëve që t’i linin këto biseda, madje iu drejtua Maestros duke i thënë se nuk është as Kiara as Olta, duke i kërkuar që t’i fliste mirë. “Ju shaheshit dhe tani uleni e bëni muhabet. Ça muhabeti do bëni ju për shembull. Ti ajo tjetra Dea, Olta, nuk…
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet ndaj shtetit grek për tragjedinë e ndodhur mesnatën e kaluar, ku si pasojë e përplasjes së dy trenave humbën jetën 32 persona dhe disa dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur. “I tronditur nga tragjedia e përplasjes së trenave në Greqinë fqinje. Ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave dhe u uroj të mbijetuarve shërim të shpejtë. Shqipëria dhe unë qëndrojmë krah Greqisë”, shkruan Begaj në një postim në Twitter. Një tragjedi e madhe ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Larisa të Greqisë, ku pas përplasjes së dy trenave kanë mbetur të vdekur…
Aktori Tan Brahimi pjesë e “Big Brother Albania Vip 2”, ka ndarë historinë më tragjike që ka shënuar jetën e tij. Ai tregoi se para dhjetë vitesh ka pësuar një aksident, i cili rezultoi me fund tragjik për familjarët e tij. Prindërit e tij ndërruan jetë në një aksident rrugor, ku ai shofer. Në rrëfimin që preku banorët dhe gjithë publikun, Tani shtoi se e ka të vështirë të shkoj në varreza pasi nuk ndihet mirë, kjo sepse prindërit e tij kanë qenë pasagjerë. Aktori u shpreh se ai ishte me shpejtësi tej normave të lejuara, në momentin që një…
Të mbijetuarit nga përplasja e dy trenave në Larisa të Greqisë, kanë rrëfyer tmerrin në momentin e aksidentit tragjik. Një i mbijetuar tregoi se si vagoni në të cilën ndodhej u përfshi nga flakët ndërsa u përmbys pas përplasjes. “Ne dëgjuam një zhurmë të madhe. Ishte një makth 10 sekonda. Më pas u bë panik. Kavo, zjarri. Zjarri ishte i menjëhershëm. Ndërsa po ktheheshim, po digjeshim. Zjarri ishte djathtas dhe majtas”, deklaroi pasagjeri Stergios Minenis për Reuters. “Për 10, 15 sekonda ishte kaos. Përmbysje, zjarre, kabllo të varura, xhama të thyer, njerëz që bërtisnin, njerëz të bllokuar”, vijoi ai. Një…
Një tragjedi e madhe ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Larisa të Greqisë, ku pas përplasjes së dy trenave kanë mbetur të vdekur 32 persona dhe janë plagosur 85 të tjerë. “Nuk dihet ende nëse ka shqiptarë mes viktimave dhe të plagosurve nga përplasja tragjike e dy trenave në Greqi”,-tha kreu i komunitetit shqiptar në Greqi, Luan Zyka. Ai tha se nga informacionet paraprake mësohet se në tren ishin shumë studentë që ktheheshin në Selanik. “Nuk dihet nëse ka shqiptarë apo jo mes viktimave. Jemi interesuar me spitalin e Larisës se atje kanë shkuar viktimat dhe të plagosurit janë…