Author: tirana

Qëkurse shpërtheu Pandemia Covid 19, një pyetje ka mbetur ende pa përgjigje: a e kishte origjinën ky virus tek kafshët, apo lindi dhe u përhap nga një laborator kinez? “Departamenti Amerikan i Energjisë, ndonëse jo me siguri të plotë, ka arritur në përfundimin se virusi rrodhi nga një laborator”, tha një person me njohuri mbi raportin, por që nuk është i autorizuar të flasë mbi të. Raporti nuk është bërë ende publik. Mirëpo, me këtë përfundim nuk janë dakord persona të tjerë në shërbimet inteligjente amerikane. “Deri më tani në qeverinë amerikane nuk ka ende konsensus mbi orgjigjinën e vërtetë…

Read More

Shoferi i autobusit të unazës, 63-vjeçari Agron Xhafa, i cili një ditë më parë shkaktoi aksidentin masiv në kryeqytet, ku mbetën të plagosur 9 persona, u arrestua mbrëmjen e djeshme. I ftuar në studion e “Klan News”, specialisti i trafikut urban, Gerhard Baka tha se 63-vjeçari ishte në gjendje shoku, aq sa nuk arrinte të jepte emrin e tij dhe se u kthjellua vetëm pasi mbërriti në spital. “Unë mund t’ju konfirmoj që duke qenë se kam mbërritur shumë shpejt në vendngjarje dhe kam marrë kontakt me drejtuesin e mjetit, mund t’ju konfirmoj që në momentin e parë që kam…

Read More

Ish-ministrja e Arsimit, Mirela Karabina thotë se Lulzim Basha është ende prezent në politikë dhe po zhvillon takime me demokratët. Në një intervistë për Euronews Albania, Karabina u shpreh se foltorja e Sali Berishës nuk ka qenë kurrë shumicë brenda Partisë Demokratike. “Lulzim Basha është aty. Ai është tërhequr, por edhe vetë ka deklaruar që nuk është larguar nga politika. Zoti Basha është në takime me demokratët. Ajo që po ndodh në fakt, kjo pjesë e Partisë Demokratike po mpaket, sepse nuk është treguar as konsistente, as koherene. Foltorja nuk ka qenë kurrë shumicë. Ajo ka luftuar nëpërmjet shantazhit, nëpërmjet…

Read More

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka fluturuar drejt Italisë për të marrë pjesë në ceremoninë e nisjes së vitit akademik me ftesë të universitetit, Gabriele d’Annunzio të Chieti-t. Shefi i qeverisë është vlerësuar nga universiteti me titullin “Urdhri i Minervës”. Ai tha se ndihet i vlerësuar, ndërkohë nuk kurseu batutat kur tha se ai është i vetmi person në qeverinë e tij, që nuk ka titull akademik. “Kur mora këtë mesazh, këtë ftese, mendova se ishte vetëm për të marrë pjesë në ceremoninë e vitit akademik. Pastaj, kur e kuptova se ishte më shumë, le të themi i zgjedhur, nga…

Read More

Olta dhe Ermiona janë përfshirë sot në një debat të ashpër me njëra-tjetrën. Teksa ndodheshin në kuzhinë, Olta ofendoi Ermionën duke e quajtur të paedukatë. Pas këtij etiketimi, Ermiona çohet nga karrigia dhe shkon e revoltuar drejt Oltës, të cilën e paralajmëron që të tregohet e kujdesshme në komunikim me të. Pjesë nga debati: Olta: Ti je e ashpër dhe e paedukatë. Ermiona: Paedukatë e the dhe njëherë, shkoj atje (te dhoma rrëfimit) dhe ta tregoj unë sa paedukatë jam. Olta: Je! Je! Ermiona: Thuje dhe njëherë thuje që jam e paedukatë. Olta: Po më kërcënon? Ermiona: Vazhdo thuje se…

Read More

Shoferi i autobusit të unazës i cili një ditë më parë shkaktoi aksidentin masiv në kryeqytet, ku mbetën të plagosur 9 persona, u arrestua mbrëmjen e së hënës. Për autoritetet hetimore është e qartë se ai ishte në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Pamjet filmike nga kënde të ndryshme, tregojnë se shoferi Agron Xhafa devijon nga rruga e tij dhe merr para makinat e tjera. Por momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet që e çuan 63-vjeçarin që të humbte kontrollin e mjetit. Vetë ai është shprehur se nuk ka qenë i vetëdijshëm. Shoferi pretendon se vuan nga zemra e…

Read More

Anila Hoxha Nuk do isha në asnjë çast e tunduar, përderisa sa herë flitet për lojërat e fatit, bixhozin dhe kazinotë më kujtohet fati i një të njohure. Një grua ekselente, e diplomuar në Itali, që në muajin e nëntë të shtatzanisë gjeti në krevat një letër lamtumirë nga i shoqi. Nga një burrë i suksesshëm, ai përfundoi në një kumarxhi që la çdo gjë atë kohë, madje zeroi me mashtrim dhe llogarinë bankare, që gruaja e kishte hapur dhe po mblidhte para veçmas për të blerë krevatin e të bijës. E për t’i dhënë lajmin se edhe paratë e…

Read More

Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë në vendin tonë. Magnituda ka qenë 4.2, me epiqendër në Shezë të Peqinit. Ndërkohë, thellësia ka qenë 10 km. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Lushnje e Elbasan. Nga informacionet paraprake, nuk raportohet për dëme materiale.

Read More

Luan Rama ka bërë të ditur se poeti dhe autori i disa këngëve shqiptare Hamit Aliaj ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore. Me anë të një postimi në rrjete sociale, gazetari shkruan se poeti është shtruar dhe ndodhet nën përkujdesin e mjekëve të spitalit Shefqet Ndroqi. “Rëndohet gjendja shëndetësore e poetit: Duhet me e fitu edhe këtë betejë or Hamit Aliaj Ia ke dalë me i fitu të gjitha betejat që jeta nuk t’i ka kursy e t’i ka ofru me tepri o miku im i mirë Hamit Aliaj. Ia ke dalë, ke fitu e ke këndu me këngën tënde…

Read More

Përmbaruesit gjyqësorë shtetërorë në të gjithë vendin, nuk do ta kenë më të lehtë për të ushtruar detyrën në kundërshtim me ligjin, apo ta interpretojnë atë në mënyrë subjektivite. Për një kohë të gjatë ky shërbim ka qenë në qendër të kritikave jo vetëm të qytetarëve, por edhe të institucioneve, lidhur me mënyrën, zbatimin apo interpretimin e vendimeve gjyqësore. Nisur nga kjo situatë, Ministria e Drejtësisë është detyruar të ndërhyjë me ligj, duke pasur si objektiv përcaktimin e rregullave për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror, kushtet që duhet të përmbushin shtetasit për të ushtruar detyrën e përmbaruesit…

Read More

Historia e dashurisë së ndaluar mes dy të rinjve në Palermo të Italisë ka nxjerrë në dritë autorin e një vrasjeje të ndodhur 9 vjet më parë. Familja që kishte tentuar ta mbulonte vrasjen po përpiqej me cdo kusht që të ndante ciftin. Gati një dekadë më parë, xhaxhai i vajzës, Tony Lipari, kishte vrarë babain e të dashurit të saj, shefin e klanit mafioz, Giuseppe Di Giacomo. E vërteta doli në dritë falë përgjimeve të policisë. Djali i bosit në Palermo kishte qenë dëshmitar i vrasjes së atit. Por asokohe ai ishte ende fëmijë, dhe kishte parë vetëm një…

Read More