Author: tirana

Ndjesia e një fytyre të thatë mund të jetë e bezdisshme, veçanërisht kur nuk e dini se çfarë qëndron pas saj dhe kush janë faktorët që ja u bëjnë të tillë. Dermatologët kanë dhënë disa zakone të përditshme që mund të ndikojnë në një fytyrë të thatë: Dushi i gjatë dhe i nxehtë: Ne nuk ju fajësojmë që dëshironi të laheni më ujë shumë të ngrohtë sidomos gjatë dimrit por ky veprim në dukje i padëmshëm do t’ju lërë shpejt me lëkurë të thatë. Ekspozimi i tepruar ndaj ujit, sidomos me ujë të nxehtë, mund të heqë vajrat natyrore që…

Read More

4-1 fitoi Tirana ndeshjen e parë çerekfinale me Kastriotin. Bardheblutë po shfaqin qartë synimin edhe për trofeun tjetër të sezonit. Pjesa e parë e takimit me krutanët ishte e kujdesshme nga të dyja palët edhe pse Tirana tentoi të gjente rrjetën. Megjithatë me fillimin e së dytës skuadra e Orges Shehit shënoi dy gola të shpejtë me Patrick. Krutanët shkurtuan diferencën me një 11-metërsh nga Santiago Selmani. Por bardheblutë reaguan shpejt dhe thelluan me Berishën. View Post Rezultatin 4-1 e siguroi Nikqi në të 73’. Me këtë rezultat, Tirana është thuajse e kualifikuar në gjysmëfinale. Në takimin tjetër mes Egnatias…

Read More

Petrit Vasili ka reaguar për vendimin e qeverisë për kontrollin teknik që do t’i nënshtrohen ndërtesat mbi 50-vjeçare. Nënkryetari i Partisë së Lirisë e konsideron këtë vendim një sulm të “Rilindjes” ndaj këtyre ndërtesave me qëllim për t’i zëvendësuar me kulla. Postimi i Petrit Vasilit: Rama po te ishte ne Rome do shembte edhe Koloseon se eshte ndertuar 2 mije vjet me pare! Qeveria e hajduteve dhe grabitqareve te rilindjes nxjerr Vendim Qeverie per ndertesat mbi 50 vjet. Sulm i Rames dhe rilindjes mbi ndertesat mbi 50 vjeçare vetem e vetem per te ndertuar kulla dhe kulla pa fund. Te…

Read More

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, është “kapur mat”nga paparacët duke bërë blerjet e mëngjesit në një furrë buke në një lagje në qendër të Berlinit. Ajo që vërehet nga fotoja, është se pavarësisht se e ka lënë politikën, -Merkel vijon t’i qëndrojë besnike stilit të saj me xhaketa dhe pantallona. Merkel, e cila u tërhoq nga politika pas 16 vitesh në pushtet pas zgjedhjeve në Gjermani të shtatorit 2021, ia dorëzoi zyrtarisht frenat Olaf Scholz-it të Social Demokratëve . Megjithatë, ish-liderja konservatore ka thënë për largimin e saj nga politika se kishte ardhur “koha për një qasje të re” për shkak…

Read More

Pasi kundërshtoi hapur kandidaturën e opozitës për bashkinë e Himarës, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ironizon Fredi Bejlerin. Në një reagim në ‘Facebook’, Idrizi thekson se flamuri pas shpinës së Beljerit, nuk simbolizon shqiponjën shqiptare dhe atë bizantine, por ‘thjesht vetullat e Fredit’. “Shqiponja në flamur nuk simbolizon shqiponjën shqiptare, as shqiponjën bizantine. Shqiponja në këtë flamur simbolizon thjesht vetullat e Fredit.”, shkruan Idrizi, ndërsa pas tij është flamuri i Vorio-Epirit. Kujtojmë se pak ditë më parë Idrizi pohoi se Bejleri është i dënuar me vendim gjykatë për masakrën e Peshkëpisë. “PDIU nuk i ka bërë kurrë thirrje mbështetësve të…

Read More

Ndërkohë që shumë kuksianë kanë lënë qytetin e tyre dhe kanë emigruar drejt Anglisë, kryetari i Bashkisë, Safer Gjici, ka zgjedhur që të bëjë një takim pikërisht me kuksianët që jetojnë në Londër. Gjici thotë se në fokus të takimit do të jenë projektet zhvillimore që janë bërë deri tani dhe ndarjet e vizionit për punët e ardhshme që e presin Kukësin. Në një intervistë për “Euronews Albania”, Gjici tha se këto takime nuk janë në kuadër të fushatës elektorale, ndërsa u shpreh optimist se me investimet në infrastrukturë shumë kuksianë do të kthehen në vendin e tyre. “Si kryetar…

Read More

Gazetari Roland Qafoku e konsideron të turpshëm faktin që ish-kryedemokrati, Lulzim Basha kërkon të marrë vulën e Partisë Demokratike. Në një intervistë për Euronews Albania, Qafoku u shpreh se Basha nuk ka vota dhe mbështetje brenda Partisë Demokratike. Sipas Qafokut, Basha duhet të mbarojë mandatit e deputetit dhe të largohet nga skena politike. “Ja e fitoi Lulzim Basha? Lulzim Basha e ka të sigurtë çdo humbje pastaj, çfarë lidhje ka? Nëse e ka Berisha, Berisha ka më shumë vota sesa Basha, por jo votat e mjaftueshme për të fituar zgjedhjet. Prandaj them që nuk ka më vlerë. Unë mendoj që…

Read More

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës shoferi i makinës tip “Benz” që u aksidentua ditën e sotme në fshatin Bushnesh në Krujë. Kujtojmë se mjeti ishte duke udhëtuar në aksin e autostradës Mamurras – Fushë Krujë, ndërsa fillimisht shoferi u transportua me ambulancë në spital. Për shkak të shpejtësisë drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollit dhe ka dalë nga rruga, për pasojë makina është përplasur me murin rrethues.

Read More

Gjermania ka paralajmëruar Izraelin se “do të ishte gabim i madh” shqiptimi i dënimit me vdekje për ata që gjenden fajtorë për vrasjen e qytetarëve izraelitë. Ky reagim i Berlinit erdhi pasi një komitet ministror i Izraelit mbështeti idenë që shteti të zbatohet dënimin me vdekje. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, pas bisedimeve në Berlin me homologun e saj izraelit, Eli Cohen, tha se “ne e shohim veçanërisht shqetësuese planin për të zbatuar” ndëshkimin kapital. “Ne jemi kundër dënimit me vdekje dhe ne po e ngremë këtë çështje në mbarë botën”, tha ajo gjatë konferencës të përbashkët për media…

Read More

Një 30-vjeçar me origjinë nga Shqipëria u arrestua nga policia italiane. I riu, banues në Montesilvano, në gjendje të dehur, kanosi klientët e një lokali dhe më pas kërcënoi pronarin. Ndërsa, dëmtoi edhe ambientin, duke përplasur në tokë disa karrige. Pas njoftimit dhe ardhjes së karabinierëve, 30-vjeçari iu sul edhe këtyre të fundit, duke i kundërshtuar dhe përleshur me ta.

Read More

Xiaomi lançoi smartfonin e tij kryesor global të dielën, ndërsa gjigandi kinez i elektronikës përpiqet të marrë një pjesë të tregut të niveleve të larta dhe të sfidojë Apple dhe Samsung. Xiaomi 13 dhe 13 Pro fillimisht u lançuan në Kinë në dhjetor, por tani kompania me seli në Pekin, Kinë po i sjell pajisjet në tregjet jashtë shtetit. Pajisja Xiaomi 13 Pro ka një ekran 6.73 inç dhe çipin më të fundit Snapdragon 8 Gen 2 nga firma amerikane Qualcomm. Ka një kamerë me lente të trefishta dhe veçori të tjera premium si karikimi ultra i shpejtë. Kompania foli…

Read More

Tre shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet britanike, pas një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britani ndaj një grupi që dyshohet se kishte trafikuar emigrantë nga Belgjika drejt Mbretërisë së Bashkuar me varka. Në pranga është vënë edhe një 46-vjeçar irlandez. Sipas hetuesve, të akuzuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë qenë të përfshirë në blerjen e një varke, të cilën e kanë përdorur për të mbledhur emigrantë dhe për t’iu bërë të mundur atyre kalimin drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Read More