Author: tirana

Një nga banoret e cila edhe pas daljes po komentohet dhe ka fituar vëmendjen e publikut është Efi. Loja e saj brenda shtëpisë është pëlqyer shumë duke fituar zemrën e ndjekësve të cilët së fundmi kanë bërë një editim shumë ‘funny’ duke vendosur fytyrën e Efit në ‘letrën e lekut’. “Edhe këtë nuk e kisha parë“, shkruan Efi.

Read More

Policia e Tiranës gjatë javës që lamë pas, ka arrestuar dhe proceduar 19 shoferë për drejtim automjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. Po ashtu 107 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Janë ndëshkuar me masë administrative 626 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve. 304 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha. 422 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit. Janë vendosur 333 masa administrative, për mosvendosje…

Read More

Dy persona janë vënë në prangat e policisë ndërsa një tjetër është proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale. Një 52 vjeçar është arrestuar pasi është përplasur me një automjet në aksin rrugor Pogrdec-Qafë Thanë. Nga kryerja e testit, rezultoi se 52 vjeçari drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Në pranga është vënë gjithashtu një 47 vjeçar pasi ka përplasur një 45 vjeçare në Pogradec. Ndërsa në gjendje të lirë është proceduar një shtetas nga fshati Udënisht i Pogradecit pasi dyshohet se ka dëmtuar murin rrethues të banesës së fqinjit të tij me pretendimin se është ndërtuar në pronën e…

Read More

Sabiani e ka shprehur hapur se është kundër lidhjes që Keisi ka krijuar me Kristin brenda shtëpisë së Big Brother. Madje pasi ndodhi puthja në buzë dhe pas deklaratës së Keisit se do të ndjek zemrën edhe nëse babai del kundër, këngëtari e hoqi të bijën nga lista e ndjekësve në Instagram e fshiu edhe fotot bashkë. Por nga ana tjetër, bashkëshortja e tij Arnisa vazhdon të shprehë mbështetjen për Keisin. Këtë ajo e bën vazhdimisht duke treguar edhe marrëdhënien speicale që kanë.

Read More

Kur bëhet fjalë për marrëdhënie të shëndetshme dhe përmbushëse, shumica e njerëzve priren të duan të njëjtat gjëra: respekt, ndershmëri dhe besnikëri. Por kur bëhet fjalë për partnerët që zgjedhim, ekziston një formulë më unike e bazuar në psikologjinë tonë individuale. Është duke u bërë një zakon që burrat e rinj të tërhiqen nga gratë më të mëdha se vetja dhe ka arsye të bazuara në shkencë për këtë zgjedhje. 1.Vetëbesimi është çelësi – Të gjithë ne kemi përjetuar tërheqje ndaj dikujt për shkak të mënyrës se si e mbajnë veten. Ashtu si disa vajza tërhiqen nga djemtë e këqij…

Read More

Oficerja e policisë Gjyqësore A.N., është arrestuar pas akuzave për marrje ryshfeti. Në njoftimin e publikuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore është krijuar dyshimi i arsyeshëm se 47-vjeçarja, në cilësinë e oficerit të Policisë Gjyqësore në Sektorin Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar, ka kërkuar e marrë një shumë monetare në formë ryshfeti, kundrejt premtimit të lehtësimit të pozitave penale të personave që hetonte. Vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme. NJOFTIMI: Specialistët e Drejtorisë Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë për…

Read More

Shoqatat e prindërve dhe unionet e mësuesve vijojnë të kritikojnë ashpër investimet e prapambetura nëpër shkolla, duke u ankuar mbi kushtet e infrastrukturës së rrënuar brenda dhe përreth ndërtesave. Gazeta Gjermane “BILD” raporton se në disa raste, kushtet e mësimdhënies janë aq të këqija sa “paraqesin rrezik real për studentët dhe mësuesit”. Në qytetet e mëdha, shpesh ka dhunë kundrejt mësuesve ose bashkëmoshatarëve në klasa. Sipas raportimeve, në shumë vende mungon interneti i shpejtë, kompjuterat dhe tabletat. Dhe për ta përkeqësuar gjendjen, ka mungesë mësuesish në shume vende. Kjo tregon sipas BILD se ka humbje të konsiderueshme burimesh njerëzore që…

Read More

Edhe pse jo një marrëveshje, por një pranim i neneve bën që Kosova të jetë në një tension politik. Dy partitë më të mëdha opozitare në Kosovës, PDK dhe LDK, kritikuan kryeministrin Albin Kurti për pranimin e propozimit europian në lidhje me dialogun me Serbinë. Për ta me këtë propozim për normalizimin e raporteve me Serbinë, Kosova ka humbur njohjen e ndërsjellë dhe ka pranuar që të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. “Aty nuk flitet për njohjen nga pesë vendet mos-njohëse të BE, nuk flitet për hapjen e rrugës drejt anëtarësimit në NATO, as për marrjen…

Read More

Presidenti ukrainas, Zelensky thotë se është koha që vendi i tij të nis bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Europian, edhe pse Ukraina ende është nën sulmet e Rusisë, edhe pse janë bërë 1 vit nga nisja e luftës. “Ukraina e ka bashkuar BE-në si kurrë më parë. Është Ukraina ajo që mbron vlerat evropiane për brezat që vijnë”,-shkruan Zelensky në Twitter. Postimi i plotë Ukraina ka qenë gjithmonë Evropë, Ukraina do të jetë gjithmonë Evropë. Ne tashmë e kemi garantuar këtë. Një vit më parë, në ditën e pestë të një lufte në shkallë të gjerë, Ukraina aplikoi për t’u…

Read More

Vitet e fundit, Tirana është kthyer në një qytet që ka njohur një katërfishim të numrit të turistëve të huaj, duke u kthyer në një aktor të rëndësishëm të industrisë së turizmit. Në lidhje me këtë lajm të mirë jo vetëm për ekonominë e qytetit, por edhe për ekonominë e Shqipërisë, Kryetari Veliaj zhvilloi një bashkëbisedim me guidat turistike në kryeqytet, me të cilët theksoi se ky “boom” turistësh ka ardhur pas investimeve dhe transformimit që ka përjetuar Tirana, ku veçoi zonat më ikonike të saj, si Sheshi “Skënderbej”, Pazari i Ri dhe Kalaja e Tiranës. “Unë besoj se, të…

Read More

Në Turqi situata është dramatike sesa ofrohet në media, por atje po bëhet pazar në kuadër të zgjedhje. Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, u shpërndau para në dorë fëmijëve në provincën juglindore të Adiyamanit, ku tërmetet e 6 shkurtit shkaktuan një numër të lartë viktimash. Video-ja ka ngjallur një reagim të madh në rrjetet sociale, pasi njerëzit i konsideruan momentet “të turpshme”. Lëvizja e Erdoganit erdhi pas komenteve të tij, i cili kërkoi falje nga qytetarët e Adiyamanit duke pranuar se qeveria kishte dështuar të përgjigjej në mënyrën e duhur në ditët e para të tërmeteve tragjike. Po ashtu Erdogan…

Read More

Nga arratia Marjus Lulaj i njohur edhe me emrin Suel Çela, një nga personat më të kërkuar i është drejtuar GJKKO që t’i ndryshohet masa e sigurisë nga arrest në burg në masë më të lehtë. Ai u shpall në kërkim në maj të 2022 në kuadër të dosjen “Plumbi i Artë”. Sipas dëshmisë së Dumanit ai është porositës i tre ngjarjeve 2 të parealizuara dhe një e mbetur në tentativë. Suel Çela akuzohet se ka porositur atentatin e dështuar të 29 marsit 2022, të cilin do ta kryente bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili mbeti i plagosur rrugës…

Read More