Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Shkaktuan aksidente në Pogradec, dy persona në pranga

14:37 / February 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1200 630 1662568699xpolicia 8 197
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy persona janë vënë në prangat e policisë ndërsa një tjetër është proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale. Një 52 vjeçar është arrestuar pasi është përplasur me një automjet në aksin rrugor Pogrdec-Qafë Thanë. Nga kryerja e testit, rezultoi se 52 vjeçari drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Në pranga është vënë gjithashtu një 47 vjeçar pasi ka përplasur një 45 vjeçare në Pogradec. Ndërsa në gjendje të lirë është proceduar një shtetas nga fshati Udënisht i Pogradecit pasi dyshohet se ka dëmtuar murin rrethues të banesës së fqinjit të tij me pretendimin se është ndërtuar në pronën e vet.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Memëlisht, duke drejtuar automjetin, është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale. 52-vjeçari u kap nga shërbimet, pasi ishte larguar nga vendi i aksidentit dhe pas kryerjes së testit të alkoolit rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Në përfundim të veprimeve procedurale për një aksident rrugor të ndodhur ditën e djeshme, po këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin N. H., 47 vjeç, pasi në kryqëzimin e rrugës “Kajo Karafili”, Pogradec, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen M. M., 45 vjeçe (këmbësore), e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Ç. J., banues në fshatin Udënisht, Pogradec, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, i ka dëmtuar murin rrethues banesës së fqinjit të tij, pasi pretendon se është ndërtuar në pronën e vet.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.