Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar sërish lidhur me planin evropian që u dakordësua dje ndërmjet kryeministrit të Kosovës e presidentit të Serbisë në takimin në Bruksel. Ajo shkruan në një postim në Facebook, se plani ka shumë paqartësi ku sipas saj njohja e Kosovës nuk përmendet në asnjë vend. “Dykuptimësi konstruktive. Shumë paqartësi. E vetmja gjë eksplicite në marrëveshjen e mbrëmshme është që palët janë pajtuar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve paraprake, dhe se dialogu do të vazhdojë. Njohja nuk përmendet, në fakt në preambulë të marrëveshjes thuhet që palët kanë pikëpamje të…
Author: tirana
Në orët e para të 27 qershorit 2021, një konflikt për vendosjen e çadrave të plazhit në Velipojë shkaktoi 4 të vrarë dhe 2 të plagosur. Ngjarja ndodhi mes dy fiseve Gocaj dhe Verracaku. Viktimë mbetën vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj, kamarieri i hotelit të tyre Myzerim Zeneli dhe Kujtim Verracaku. Ndërsa të plagosur Hasan Verracaku (kushëri i Kujtim Verracakut) dhe Elmilind Dyli. Krimi ndodhi në oborrin e hotelit të familjes Gocaj në Velipojë, ku pala tjetër kishte shkuar për t’u sqaruar në lidhje me vendosjen e çadrave në plazh. Dy familjet kanë patur njohje dhe miqësi mes tyre, por…
Pas arrestimit të shoferit të autobusit për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, policia ka sekuestruar kartelat mjekësore të 63 vjeçarit Agron Xhafa. Kjo pasi para hetuesve ai ka deklaruar se nuk ndodhej në gjendje të mirë në momentin e aksidentit pasi vuan nga zemra dhe diabeti. Ndërkohë, për llogari të hetimit janë marrë edhe pasagjerët në autobus. Në momentin e aksidentit ndodheshin 40 pasagjerë. Disa prej tyre morën lëndime të lehta. Gjatë deklarimeve, një pjesë e pasagjerëve kanë mohuar që shoferi të ketë pasur probleme shëndetësore. Nga verifikimet ka rezultuar se mjeti ishte me kontroll teknik të rregullt deri…
Erion Alibej ka refuzuar të dëshmoje para Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar në lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Alibej ishte thirrur në cilësinë e dëshmitarit dhe të pandehurit, teksa ai pyetur nga gjykata ai për herë të dytë tha se do të fliste, por në një moment tjetër. “Jam i gatshëm të flas, por në një moment të dytë. Më ka ndodhur një problem familjar”, mësohet të ketë thënë Alibej. Gjyqtarja i kujtoi të pandehurit se të njëjtin qëndrim ka mbajtur disa muaj më parë, por Alibej insistoi, se halli familjarë sapo i kishte…
Një 54 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për kultivim të bimëve narkotike. Petrit Kamberi ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në vitin 2014, 54-vjeçari ka kultivuar kanabis në fshatin Zgurë, Zall Bastar. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Zgura”, për lokalizimin dhe vënien në pranga të një shtetasi në kërkim për kultivim të bimëve narkotike. 54-vjeçari, i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, pasi kultivoi bimë narkotike, në Zall Bastar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale pas marrëveshjes mes kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Alekasandër Vuçiç. “Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhti apo harresë, por gjithkush të kuptojë se kryeministri i sotëm i Kosovës ka bërë gjënë e duhur, duke hedhur një hap të parë me shumë rëndësi drejt daljes nga kurthi i të djeshmes. Hapa të tjerë pasofshin pa humbur kohë!” shkruan Rama. “Ky është një moment historik i rëndësishëm për paqen rajonale dhe unë inkurajoj fuqimisht të gjitha palët e përfshira që të vazhdojnë të punojnë për…
Këtë të martë, Kupa e Shqipërisë do zhvillojë dy ndeshjet e para për fazën çerekfinale. Me fillim nga 13:00, në fushë do zbresin katër skuadra. Në Rrogozhinë, Egnatia vendase luan me Laçin në një ndeshje që pritet e luftuar. Të dyja skuadrat kërkojnë një shans për të ngritur trofeun, me Laçin që është ekspert në këtë kompeticion. Në stadiumin e Kamzës, Kastrioti luan me Tiranën. Krutanët kërkojnë të “marrin hak” pas humbjes në kampionat më shumë se një javë më parë. Tirana do suksesin në Kupë, me bardheblutë që janë në garë për të dy trofetë. Ndeshjet e kthimit do…
Normalizimi dhe shijimi i dhunës, mes vajzave është një fakt tronditës, për një shoqëri kaotike si e jona. Nisur nga ngjarjet e fundit, të sherreve fizike ku në qendër janë vajza minorene, rëndësia e rrëzimit të qeverisë meriton zero vëmendje dhe hapësirë mediatike, sepse na është rrëzuar rinia. Këto video, ku shihen sesi vajza minorene rrihen, dhe bashkëmoshtarët e tyre kalojnë në ekstazi të shpërthimit euforik, janë një ALARM I MADH. Shijimi i dhunës, dhe më pas publikimi në Tik-Tok, është kthyer në një trend të FRIKSHËM. Teksa kapen për flokësh me njëra-tjetrën, bashkëmoshatarët e tyre që duhet të nxitonin…
Nisma Thurje është regjistruar këtë të martë, si e vetme për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Drejtues të Nismës, Endrit Shabani, Pano Soko dhe Rigerta Loku, do të zhvillojnë gjithashtu një komunikim me median pranë institucionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Më 14 maj do të nisë monitorimin dhe misioni i OSBE-Odhir. Ata do të shtojnë prezencën e vëzhguesve për zgjedhjet vendore.
“Midnight 6” u kurorëzua një operacion i policisë së Korçës, gjatë të cilit u vu në pranga një person i cili në gjendje të dehur transportonte 13 emigrantë, për të kaluar kufirin ilegalisht. Në pranga u vu edhe vëllai i tij, pasi shoqëronte me një automjet tjetër, automjetin që transportonte emigrantët, për të sinjalizuar praninë e policisë në rrugë. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt përfitimeve monetare, me qëllim kalimin…
Në 24 orët e fundit, Tirana ka shënuar aksidente të frikshme, ku në qendër janë urbanët. Linja Kamëz-Tiranë ka shkatuar panik tek udhëtarët, mëngjesin e së martës. Një zhurmë e fortë, për shkak të një defekti, ka bërë që mjeti të ndalet pranë Zogut të Zi.
Në aksidentin masiv që shkaktoi urbani i Unazës së Re ditën e djeshme në Tiranë, u përfshi edhe një mjet “Porsche”. Drejtuesi Kaljon Aleksi, thotë se pjesa më e rëndë e këtij aksidenti ishte se e akuzuan vetëm për faktin se kishte makinë të mirë. Ai tregon sesi ndodhi dinamika e aksidentit. “Ndalova në semafor dhe ndjeva një goditje të fortë nga pas. Nuk e kuptova se çfarë ndodhi, u ngrit pjesa e pasme e makinës dhe u shtyva në drejtim të pemës, te stacioni i autobusit. Instinktivisht shkela frenat, por ishte e pamundur të frenonte makina nga inercia. Kur…