Author: tirana

Edhe pse moti është freskuar, politika është në një javë “zjarri”. E enjtja e dy marsit do ta gjejë Parlamentin e Shqipërisë të mbërthyer në debatin me mocionin me kryeministrin Edi Rama për çështjen McGonigal. Janë 13 pyetje hartuar nga opozita të cilat presin përgjigjen e kryeministrit. Përballja kryesore pritet të jetë me Edi Ramën por Sali Berisha i shtoi edhe disa emra të tjerë që sipas tij janë protagonistë të veprimtarisë së Mcgonigal në Tiranë. Kjo seancë maratonë i paraprin një tjetër zhvillimi të rëndësishëm për opozitën shqiptare të ndarë në dy blloqe. Beteja e gjatë plot zvarritje gjyqësore,…

Read More

Shtëpi bari nuk ka vetëm në Angli, por kohët e fundit janë zbuluar edhe në Shqipëri. Për këtë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka zhvilluar një mbledhje me drejtues të policisë të qarqeve dhe të kufirit, të cilëve u ka lënë disa porosi, duke nisur nga kontrolli i ambienteve të mbyllura të dyshuara për kultivim kanabisi dhe deri tek kontrollet e përjavshme të terrenit në pikat e kalimit kufitar. Disa prej porosive të Rrumbullakut ndaj drejtorëve të policisë në qarqe dhe në pikat kufitare: -Intensifikoni kontrollet në terren dhe në ambiente të mbyllura; -Mblidhni informacion, duke…

Read More

Çfarë po ndodh me rininë shqiptare në Tik-Tok? Ditët e fundit, në media kanë qarkulluan video shqetësuese të dhunës. Këtë herë janë vajzat e klasës së gjashtë të shkollës “Ibrahim Basha” në Bathore,që janë përleshur. Shkak i dhunës është bërë një konflikt banal dhe pamjet janë hedhur në rrjete sociale. Në video shihet se dy vajzat nuk janë vetëm, pasi teksa ato po zihen, shfaqja shihet nga bashkëmoshatarët e tyre. Video është publikuar në rrjetet sociale dhe nuk ka ende informacion se në çfarë kohe është filmuar. Disa ditë më parë, 4 nxënëse të shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” në…

Read More

Në prangat e policisë italiane kanë rënë tre persona. Ata janë nën hetim për vrasje, nxitje të emigrimit të paligjshëm dhe mbytje të varkës që shkaktoi 62 viktima. Turku 50-vjeçar dhe 2 pakistanezë, njëri 25-vjeç, tjetri 17-vjeç përkojnë me përshkrimet e njerëzve që arritën t’i shpëtonin tragjedisë. Disa të mbijetuar kanë rrëfyer se si ndodhi e gjithë ngjarja, nga fjalët e trafikantëve që të niseshin të dielën se ka më pak postblloqe tek problemet me motorin dhe frika nga policia. Turku 50-vjeçar tentoi t’i shpëtonte prangave dhe qëndroi pas shkurreve derisa mbërritën karabinierët por ishin emigrantët ata që e zbuluan.…

Read More

Pasi në Podgoricë u firmosën 10 marrëveshje mes qevërisë “Rama 3” me atë të shqiptarit të Malit të Zi, njëra është edhe ura mbi Bunë. Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama e ka nisur me këtë projekt, ku teksa tregon një video sesi do të jetë ura, thotë se shkurton distancën Velipojë-Ulqin, dhe që është shtysë e re lirisë së lëvizjes. “MIRËMËNGJES dhe me projektin e “Urës mbi Bunë”, një projekt i bërë gati për zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili do të bashkëfinancohet nga dy qeveritë, për të lidhur vendet tona duke shkurtuar distancën mes Velipojës e…

Read More

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk arritën në një marrëveshje mbrëmë në Bruksel, dhe përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se të dy udhëheqësit shprehën gatishmëri për planin evropian dhe shtoi se mund të ketë një tjetër takim në muajin mars. Bashkimi Evropian ka publikuar 11 nenet e planit evropian për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve. Sipas propozimit, palët do të zhvillojnë marrëdhënie normale të fqinjësisë së mirë me njëra-tjetrën mbi bazën e të drejtave të barabarta. Po ashtu të dyja palët do të njohin reciprokisht dokumentet e…

Read More

SHBA-të i kanë kërkuar Meksikës që të ekstradojë djalin e shefit të drogës të burgosur Joaquin Guzman, i njohur si El Chapo, i cili akuzohet për krime droge. Kjo është bërë e ditur nga një zëdhënës i qeverisë meksikane. Ovidio Guzman u kap në fillim të janarit dhe dyshohet se ka ndihmuar në drejtimin e kartelit famëkeq Sinaloa, që kur babai i tij iu dorëzua autoriteteve në SHBA në vitin 2017. Sipas zëdhënësit, ambasada e SHBA në Mexico City paraqiti kërkesën për ekstradim në ministrinë e jashtme dhe zyrën e prokurorit të përgjithshëm. Ovidio Guzman u arrestua në fillim të…

Read More

Dashi Sa e bukur do të jetë kjo periudhë për ndjenjat por kujdes me personat që zgjidhni në krah. Në punë, nëse jeni në kërkim të një pune të re, do të gjeni shumë mundësi. Ju takon juve t’i shfrytëzoni sa më shumë. Demi Kjo shenjë në dashuri duhet të keni durim sepse mund të ketë probleme. Ju rrezikoni që diçka të mos shkojë sipas planit. Në punë do ishte më mirë të mos bëni zgjedhje të nxituara. Binjakët Ju keni shumë planetë në favorin tuaj, nga Hëna te Mërkuri e deri te Saturni, kështu që ndjenjat janë të mira.…

Read More

Këtë të martë, moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu të pakta në veri. Pjesa tjetër e vendit do të jetë me vranësira dhe kthjellime të pakta. Temperaturat minimale do të luhaten 4-10 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 13-14°C në veri, 18-19°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi 15-255 m/sek dhe dallgëzim të forcës 6-7 ballë në det të hapur.

Read More

Një 34-vjeçar shqiptar i ka dhuruar djalit të tij 5-vjeçar mushkërinë, në mënyrë që ai t’i kthehej jetës së tij normale dhe të luante ashtu siç luanin të gjithë shokët e tij. Më 17 janar të këtij viti ndodhi “një mrekulli”. Ekipi mjekësor në Itali kreu transplantin e parë të mushkërive nga një donator i gjallë. Vogëlushi ka lënë spitalin një muaj pas ndërhyrjes dhe tashmë ai është në gjendje të mirë shëndetësore. Familja e tij u shpërngul në Itali në verën e vitit 2018 kur fëmija ishte vetëm një vjeç. Mamaja e tij mbërriti e para ndërkohë babai u…

Read More

Enkelejd Alibeaj është ndalur ditën e sotme në Fier. I bindur se Gjykata do të rrëzojë vendimin e Agron Zhukrit dhe do t’i japë përfundimisht të drejtën e vulës në Partinë Demokratike, Alibeaj ka prezantuar emrin me të cilin do t’i dalë përballë Berishës dhe Ramës më 14 maj. Alibeaj: Eriselda është një zonjë e nderuar e cila ka qenë gjatë gjithë kohës në PD, në kohë të mira dhe të këqija dhe ka kontribuuar gjithmonë. Alibeaj e shfrytëzoi takimin në Fier për t’i kërkuar Berishës të pranojë vendimin e 3 marsit. Alibeaj: Çështja e vulës nuk është vetëm çështje…

Read More

Takimi trepalësh mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i ndërmjetësuar nga shefi i BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka përfunduar pa marrëveshje në Bruksel. Presidenti I Serbisë Aleksandër Vuçiç ka folur për mediat pas përfundimit të takimit në Bruksel. Ai u shpreh se Albin Kurti nuk është i gatshëm të pranojë themelimin e Asosacionit të komunave me shumicë serbe. I pari i Serbisë, theksoi se takimi ishte shumë i vështirë, por shpreson që në vijim do ketë takime të tjera. “Ka qenë takim i vështirë dhe besoj që…

Read More