Përfitimet e ushqyerjes së duhur, do të jenë edhe më të dobishme nëse ruajmë një regjim të rregullt që në moshë të re.Studiuesit nga Norvegjia, përdorën të dhënat ekzistuese të një studimi që lidhej me situatën globale të sëmundjeve, për të krijuar një model që lejon një vlerësim të drejtpërdrejtë të ndikimit të dietës në jetëgjatësi. Sipas këtij studimi, nëse një grua fillon të hajë në mënyrë optimale në moshën 20 vjeçare, ajo mund të rrisë jetëgjatësinë e saj me pak më shumë se 10 vjet, sipas studimit të publikuar të martën në revistën PLOS Medicine. Një mashkull që ndjek…
Author: tirana
Një person i brendshëm i WhatsApp ka zbuluar planet që platforma e mesazheve do të shtojë më në fund një buton redaktimi. Redaktimi ka qenë një veçori e kërkuar prej kohësh nga miliona përdorues në një përpjekje për të korrigjuar gabimet e shkruara. Sajti i njohur i WhatsApp-it, ‘WABetaInfo’ ka zbuluar edhe më shumë shenja se veçoria është në zhvillim e sipër. Sipas sajtit, çdo mesazh që keni redaktuar do të ketë një njoftim që njofton marrësin e mesazhit se kontenti është modifikuar. Por problemi është se do kenë vetëm 15 minuta kohë për të bërë ndonjë ndryshim.
Që prej futjes së të tij në shtëpi, banori i ri Shpat Kërleshi ka patur disa ngacmime me Dea Mishel, ku komentet e Luizit nuk kanë munguar. Gjatë ditës së sotme, këngëtari sërish nuk e kurseu një koment të pahijshëm, lidhur me një veprim të Deas. Teksa Kristi dhe Shpati po bënin ushtrime jashtë në oborr, Dea i ul në kurriz dhe më pas te këmbët, këtij të fundit. Ushtrimet u shoqëruan me të qeshura, ndërsa Luizi hodhi “kunja” për Dean, duke i thënë që ajo po “i hipën” Shpatit thjesht për të marrë vëmendje në Prime dhe për ti…
Kryetari i PD, Sali Berisha deklaron se do të përdoret çdo mjet të mosbindjes civile për të përmbysur qeverinë “Rama”. Në takimin me strukturat drejtuese të degëve 1, 3 dhe 4 të Tiranës, Berisha akuzoi qeverinë për korrupsion si dhe përgjegjëse për largimin e të rinjve nga vendi. “Ne takohemi sonte para një ngjarje shumë të rëndësishme për revolucionin tonë demokratik, para protestës së 3 marsit me të cilën ne duam ti demonstrojmë këtij regjimi që i bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë, ka vendosur në Shqipëri monizmin si një fatkeqësi të madhe kombëtare. Duam ti demonstrojmë…
Një tjetër video tregon momentin e aksidentit të ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një autobus linjës së Unazës, është përplasur me disa automjete duke lënë të plagosur 9 persona. Të plagosurit po marrin trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Në këtë video duke që autobusi ka përplasur fillimisht një “Audi” dhe më pas ka marrë përpara disa makina. Madje për mrekullisht ka shpëtuar edhe një këmbësore në trotuar. Nga sa duket në video, autobusi nuk ka qenë shpejt, mirëpo mbeten të paqarta shkaqet se përse ka ndodhur.
Deputeti i Partisë Socialiste ka pranuar për herë të parë se ka refuzuar postin e Ministrit të Bujqësisë në 2018. ‘Qeveria ka nevojë për ndryshime. Ja kam thënë në zyrë që ditën A. Me thirri për të diskutuar me pyeti a isha mërzitur. I thashë nuk jam mërzitur. E kam refuzuar postin e Ministrit të Bujqësisë. Ma ka propozuar Edi Rama e kam refuzuar shtator 2018. Shumë e thjeshtë i kam thënë se nuk jam gati. Nuk dua t’i zë vendin ministres së Bujqësisë, por 50% e popullsisë që merren me bujqësi te kenë një zë në Kuvend – u…
Ndjeheni të dobët dhe të lodhur – Simptoma e parë dhe më e zakonshme e anemisë, e shkaktuar nga mungesa e hekurit është lodhja. Duke qenë se trupi nuk furnizohet mjaftueshëm me oksigjen, ai nuk arrin t’i absorbojë siç duhet lëndët ushqyese për t’i kthyer ato në energji. Pa energji ju do të ndiheni të lodhur. Keni një dëshirë të madhe për të ngrënë gjëra që nuk kanë lidhje me ushqimin – Njerëzit anemikë mund të preken nga sindroma e quajtur pica, që shkakton dëshirë të çuditshme për të ngrënë gjëra që nuk kanë lidhje me ushqimin, si dhe, argjilë, akull etj.…
Sabiani ka kundërshtuar lidhjen e të bijës, Keisi, me djalin e Robert Aliajt, Kristin. Nga ana tjetër, Roberti, në një prononcim sot për “Shqipëria live”, u shpreh se ai ka ndërtuar një familje shumë të hapur dhe nuk ndërhyn kurrë në zgjedhjet e fëmijëve. I pyetur për deklaratën e Sabianit, Roberti u përgjigj se nuk dëshiron të reagojë për këto gjëra, pasi i duken mentalitete të vjetra. “T’i ndërhysh një fëmije ne zgjedhjet e veta është gjëja më e tmerrshme që mund të bësh në Europë, se duam të integrohemi dhe në Europë ne. Gjithë këto janë mentalitete anadollake. Një…
Banka Botërore vlerësoi se nga tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit dhe pasgoditjet, në Turqinë jugore janë shkaktuar dëme prej mbi 34 miliardë dollarësh. Kjo vlerë e dëmeve është e barasvlershme me 4 për qind të Bruto Produktit Vendor të Turqisë më 2021, tha Banka Botërore. Sipas Bankës Botërore, në këtë shifër nuk është përfshirë edhe kostoja e rindërtimit, që llogaritet të jetë “dyfish më e madhe” sesa kjo vlerë. Nga tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit – prej 7.8 dhe 7.5 ballësh – në Turqi dhe Siri kanë vdekur mbi 50.000 persona dhe janë shembur mijëra ndërtesa. Autoritetet në Turqi janë…
Turqia është goditur nga një tjetër tërmet të hënën, duke vrarë 1 person dhe duke lënduar 69 të tjerë. Por për shkak të tërmetit të ditës së sotme janë shembur edhe disa ndërtesa të cilat ishin dëmtuar që nga tërmeti i 6 shkurtit por që kishin arritur të mos shembeshin deri në këto momente. Sipas mediave të huaja tërmeti me magnitudë 5.6 ballë ishte me qendër në qytetin Yesilyurt në provincën Malatya në Turqinë jugore.
Tenda e një banese në zonën e “ish-Bllokut” në kryeqytet është përfshirë nga flakët. Një pjesë e tendës është shkëputur duke rënë disa kate më poshtë dhe si pasojë ka marrë flakë edhe ballkoni i një tjetër apartamenti. Sipas Policisë, zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe se është vënë menjëherë nën kontroll. Ndërkohë, po hetohet për të zbuluar shkakun e aksidentit. Njoftimi i plotë: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 27.02.2023, në rrugën “Brigada 8”, ka rënë zjarr në tendën e një ballkoni. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin…
Lidhjet e reja po funksionojnë, nusja dhe vajza e Jozefina Topallit shfaqen të lumtura në Milano!Djali i Jozefina Topallit, Genari prej kohësh ka bërë familjare lidhjen me ish-volejbollisten dhe gazetaren sportive, Cindy Marina. Së fundmi, Cindy Marina është shfaqur krah kunatës së saj Megi Topalli. Kujtojmë se vajza e Jozefina Topallit ka pasur më herët një lidhje serioze me Luiz Ejlin, histori që por u mbyll mes tyre. Sidoqoftë, djali dhe vajza e Jozefinës duket se me lidhjet e reja, kanë gjetur harmonë e duhur mes tyre, teksa ish-partnerja e Luiz Ejlit tashmë duket e lumtur me kunatën e saj.…