Author: tirana

Sabiani është kundër lidhjes së Keisit me Kristin, por dikur edhe Roberti ishte kundër lidhjes së Kristit me Kejvinën. Modelja ka reaguar për herë të parë pas deklaratës së mëparshme të dhënë nga Aliaj, i cili shprehej: “Nëse Kristi lidhet me Kejvinën, nuk ka më baba”. “Zoti çapaçul Aliaj ndrysho ngjyrën e manikyrit jo fjalët o burrë”. Ndër të tjera në postim, Kejvina ka etiketuar gjithashtu dhe emrin e Sabianit ku krahas saj shkroi: “Karma e ka emrin Sabian”.

Read More

Duke marrë shkas nga tërmeti shkatërrimtar në Turqi dhe Siri që mori mijëra jetë njerëzish, arkitekti Cameron Sinclair tregoi përmes një videoje në “TikTok” se nuk vret tërmeti, por ndërtesat e dobëta. Ai thotë se Turqia është një nga vendet e vetme në botë që ka pasur gabime të përsëritura në ndërtim. Që nga vitet 1930 arkitekti thotë se ata kanë lejuar të ndërtohen objektet ndonëse e dinin se nuk ishin të sigurta dhe të forta. Sinclair thotë se kur ndërtohen objektet e forta, në parim me kodet ndërkombëtare të ndërtimit nuk do të kishte fatkeqësi të bëra nga njeriu…

Read More

Shoqja e 22-vjeçares keniane, e cila ndërroi jetë në rrethana ende misterioze në Tiranë, ka folur sot për emisionin “Pa Gjurmë” . Ajo ka treguar fakte të reja për atë që ka ndodhur 13 gushtin e vitit të kaluar ndërsa ka hedhur dritë mbi raportin që Joy Ayoko kishte me shoferin e kazinoisë ku ajo punonte. Joy ndërroi jetë pak javë më parë, pasi u dhunua barbarisht gushtin e kaluar në Tiranë. Ajo punonte në një kazino pranë Stadiumit Air Albania në Tiranë, ndërsa për policinë është ende mister roli i shoferit të kësaj kazinoje, Rodi Barçi në gjithë këtë…

Read More

Policia ka sekuestruar kartelën mjekësore të shoferit të autobusit që shkaktoi ditën e djeshme aksidentin masiv në Tiranë. 63-vjeçari Agron Xhafa u shpreh se në momentin e përplasjes ishte ndjerë keq. “Mbi 20 vjet drejtues autobusi, asnjëherë nuk më ka ndodhur një situatë e tillë në timon. Ditën e ngjarjes nuk jam ndjerë mirë që në mëngjes”, rrëfeu ai. Si pasojë e aksidentit, u plagosën 10 persona, mes tyre 5 drejtues mjetesh, përfshirë shoferin e autobusit. Nga 5 pasagjerët e plagosur, 4 kanë qenë në autobus dhe njëra në makinën e parë që autobusi ka goditur.

Read More

Kandidati i djathtë për Bashkinë e Tiranës Arian Galdini ftoi qytetarët që ta mbështesin atë për zgjedhjet e 14 majit. Në një konferencë për mediat, Galdini tha se e kërkon votën si i djathtë dhe si opozitar i qartë me të majtat që janë Regjimi- Qeverisja- Opozitat. Galdini tha se kandidati i caktuar nga Meta dhe Berisha përfaqëson një të majtë tjetër. “Unë inkurajoj qytetarët që t’i japin firmat për të gjitha partitë e reja dhe kandidatët të cilët deklarohen si përballës me Rregjimin. Dhe sigurisht ju bëj thirrje që të mbështesin Arian Galdinin si kandidatin e djathtë, si kandidatin…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiate, Damian Gjiknuri priti një delegacion miqsh, përfaqësues politik të socialdemokratëve gjerman. Grupi shoqërohej nga Michael Rüter, këshilltar i SPD e ish-ministër dhe kishte në përbërje Maximilian Schmidt, anëtar i Bordit të kompanisë “Volksëagen” dhe “Continental”; Björn Kufahl, President i Turizmit dhe udhëtimeve për SPD Gjermane; Jörg Martin Misir, President i kompanisë së turizmit “MISIR”; Gisela Strnad, anëtare e bordit të “Siemens” dhe “Fujitsu”. Në një status në rrjete sociale, Gjiknuri nënvizon se kjo marrëdhënie e ngushtë synon promovimin e Shqipërisë si një destinacion turistik dhe zhvillimin ekonomik të vendit. “Pata kënaqësinë të mikprisja një…

Read More

Ëmbëlsuesit artificialë po përdoren gjerësisht si një formë alternativë e sheqerit. Ata kanë zënë një rëndësi të madhe duke marrë parasysh avantazhet e ndryshme që mbartin, si imitimi i shijes së sheqerit por me shumë kalori më pak. Megjithatë, një studim i ri i botuar në Nature Medicine sugjeroi se eritritoli, një alternativë popullore e sheqerit , mund të lidhet me koagulimin e gjakut, goditjet në tru, sulmin në zemër dhe madje edhe vdekjen. Studimi vuri në dukje se nivelet qarkulluese të ëmbëlsuesve u shoqëruan me rrezikun e incidenteve kardiovaksulare. Rezultatet zbuluan se eritritoli i bënte trombocitet më të lehta për t’u aktivizuar dhe për…

Read More

Vijon debati mes Luizit dhe Kiarës pas lojërave që këngëtari i bëri dhe moderatores nuk i pëlqyen aspak. Në një moment Kiara thotë se “Luizi është gati të sakrifikojë dhe vetë atë për fitoren e Big Brother”. Ky koment iu duk qesharak Luizit i cili u kundërpërgjigj menjëherë: “Turp të kesh që mendon këtë”. Ndër të tjera eksa ndodheshin jashtë bashkë me banorë të tjerë, këngëtari pyet moderatoren ‘nëse do divorc?’. Fillimisht ajo tha “no koment” por kur Luizi këmbënguli me pyetjen Kiara tha: “Jo”. Por Luizi nuk e lë me kaq, pasi e pyet sërish ‘të bëjmë seancë pajtimi’.…

Read More

Ish-deputeti Azgan Haklaj ka qenë tepër kritik ndaj kreut të PD Sali Berisha dhe situatës ku ndodhet sot kjo forcë politike. Ai tha se Berisha ka uzurpuar me dhunë selinë e PD dhe se ai është vetëm kryetar i foltores. Në studion e Faxnews, me gazetaren Xhilda Kondi, Haklaj tha se ndryshimet kushtetuese vranë demokracinë shqiptare dhe nuk ka rotacion me votë por me marrëveshje. Haklaj: Ka vetëm një PD dhe një Foltore që po mundohet të uzurpojë selinë e PD me dhunë, që do të jepet vendimi më datë 3. Është një situatë paradoksale, Berisha është kryetar i Foltores.…

Read More

Nga Henry Kissinger, Eric Schmidt & Daniel Huttenlocher Një teknologji e re po përpiqet ta transformojë rrënjësisht procesin njohës tek njerëzit, që nga koha e shpikjes së shtypshkronjës. Teknologjia që shtypi Biblën e Gutenbergut në vitin 1455 e bëri mendimin abstrakt njerëzor më të komunikueshëm dhe me të shpejtë. Por teknologjia e re po e ndryshon atë proces. Ndërsa shtypshkronja prodhoi një bollëk të mendimit njerëzor modern, teknologjia e re po arrin distilimin dhe përpunimin e tij. Në këtë proces, ajo po krijon një hendek midis njohurive njerëzore dhe të kuptuarit njerëzor. Në rast se dëshirojmë që ta kalojmë me…

Read More

Kejvina Kthella ka shkuar pushime pas daljes nga Big Brother. Modelja ndodhet në Bali duke shijuar plazhin dhe natyrën e gjelbërt të Indonezisë. Kejvina ka zbuluar se në këto pushime po shoqërohet nga një person shumë i veçantë për të, vëllai i saj i vogël. Kujtojmë se Kejvina, sa herë që flet për vëllain e cilëson si mbështetjen e saj më të madhe.

Read More

Shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në të gjitha pkk-të e vendit, bazuar në analizën e riskut, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, në hyrje të RSh-së, në PKK Morinë dhe në PKK Port Durrës, kanë konstatuar dhe goditur 2 raste të paligjshmërive në këtë fushë. -Në PKK Morinë, si rezultat i kontrollit në vijën e dytë, shërbimet i gjetën shtetasit J. R. 58 vjeç, banues në Luksemburg, 20 000 euro të fshehura në automjetin që drejtonte, me qëllim mosdeklarimin. Ndaj këtij shtetasi nisi procedimi…

Read More