Mëngjesin e kësaj të mërkure, kryeministri Edi Rama e ka nisur me foto nga puna që vijon për hekurudhën Tiranë-Durrës me degëzim në Rinas.”MIRËMËNGJES dhe me punën që vijon për hekurudhën Tiranë-Durrës me degëzim në aeroportin “Nënë Tereza” ku është drejt përfundimit e gjithë traseja hekurudhore për vendosjen e shinave, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
Author: tirana
Dashi Qëndrimi juaj diplomatik do të ndihmojë në shmangien e tensioneve emocionale në marrëdhëniet ndërpersonale të mërkurën. Do të jeni në gjendje të merrni vendime të shpejta dhe t’i zgjidhni problemet me efikasitet, por do të reflektoni mbi vlerat e vendosura shoqërore. Demi Duhet të përshtateni me ndryshimet dhe investoni energji pozitive për të marrë rezultatet që dëshironi. E kaluara është pas nesh dhe ndryshimet që kemi bërë janë të nevojshme për evolucionin. Binjakët Kujdes me çështjet ligjore dhe kujdesuni për shëndetin tuaj. Jini të vëmendshëm ndaj mundësive të reja dhe jini të sigurt në vendimet tuaja. Tema e ditës…
Një tragjedi e madhe ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Larisa të Greqisë, ku pas përplasjes së dy trenave kanë mbetur të vdekur 32 persona dhe janë plagosur 85 të tjerë. Mes të plagosurve ka pasur edhe fëmijë të moshave 6-7 vjeç. Mes të plagosurve, 53 prej tyre po marrin ndihmën mjekësore në spital dhe 32 të tjerë kanë shpëtuar pa dëmtime të shumta. Sipas të dhënave të publikuara nga mediat greke, aksidenti hekurudhor ka ndodhur në hyrje të luginës së Tempes, ku një tren pasagjerësh që udhëtonte midis Athinës dhe Selanikut me 350 pasagjerë në bord u përplas…
Këtë të mërkurë, moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet mesatar. Temperaturat minimale do të luhaten 4-10 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 13-14°C në veri, 14-18°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim nga kuadrati i Jugut me shpejtësi 15-20 m/sek dhe dallgëzim të forcës 6-7 ballë në det të hapur.
Debate të nxehta pati në prime-in e sotëm të Big Brother, ku në diskutim ishte sjellja e Luizit ndaj Kiarës gjatë lojës. Loja e tij duke e zënë tek lavamani derisa ajo shpërtheu në lot nuk u prit mirë nga asnjë prej vajzave, që e konsideruan dhunë. Debati vijoi dhe sot në prime, e teksa Luizi jepte shpjegimet e tij dhe fliste me Kiarën herë pas here ndërhynte Olta. Kjo nuk i ka pëlqyer Luizit i cili i thotë: “Veç ti mos fol, se do t’i hash ti të gjitha nervat”. Por këtij toni iu kthye Arbana e cila e…
Mjalti është produkti më i shëndetshëm që mund të konsumoni në mëngjeset tuaja. Përveçse është shumë i shëndetshëm, është shumë i shijshëm. Një lugë mjaltë përmban 64 kalori, nuk ka përmbajtje të kolesterolit, yndyrës dhe sodiumit. Ja disa përfitime nga mjalti! -Ndihmon në pakësimin e reaksioneve alergjike, pasi ka përmbajtje të polenit. -Qetëson kollitjen prandaj preferohet shumë të konsumohet gjatë stinëve të ftohta, gripit dhe ftohjes. -Ndihmon në mënyrë natyrale të flini më mirë, konsumimi i mjaltit rrit nivelet e seratoninës dhe insulinës, ndërsa trupi sistematikisht i konverton në melatoninë, dhe kjo ndihmon të keni gjumë të rregullt. -Konsiderohet si…
Në pak minuta janë shënuar dy epiqendra të ndryshme tërmetesh. Rreth orës 18:43 minuta u regjistrua tërmeti me magnitudë 4.2 me epiqendër në Belsh. Lëkundjet u ndjenë në Elbasan dhe Lushnje. Por rreth orës 19:43 minuta u regjistrua një tjetër tërmet. Sipas EMSC, lëkundjet me magnitudë 3.3 kanë qenë me epiqendër në Vlorë dhe me thellësi 5 km. Deri tani nuk raportohet për asnjë lloj dëmi.
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një ndër çiftet më të komentuara në showbizin shqiptar. Kohëve të fundit dyshja janë përfolur goxha në rrjet se marrëdhënia e tyre është në krizë. Çifti ka reagoi menjëherë pas këtyre thashethemeve duke i hedhur poshtë të gjitha fjalët se janë ndarë. Së fundmi çifti kanë vendosur të arratisen nga Shqipëria duke udhëtuar drejt ishujve tropikalë. Nëpërmjet fotove të publikuara në Bali, këngëtarja shihet mjaft e lumtur pranë vogëlushes së saj Ajkës dhe Besit, ku shkruan: ‘Lumturia është….Ajka dhe Besi’.
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka folur për herë të parë për çështjen McGonigal, duke deklaruar se marrëdhëniet Shqipëri-SHBA nuk janë cenuar aspak nga hetimi i nisur nga FBI-ja. “Shqipëria është aleate e NATO-s dhe pjesë e Këshillit të Sigurimit. Çështja McGonigal, nuk e ka dëmtuar aspak marrëdhënien tonë të mirë me Shqipërinë. Shqipëria na ka ndihmuar shumë përgjatë Këshillit të Sigurimit. Megjithatë nuk dua të komentoj shumë McGonigal pasi është çështje që i takon FBI”, tha Escobar në një bashkëbisedim virtual me gazetarë. Zyrtari i lartë amerikan gjithashtu ka deklaruar se Departamenti Amerikan…
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një tjetër takim këtë të Martë me strukturat drejtuese të degëve të kësaj force politike. Në fjalën e tij, Berisha u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së 3 Marsit. Ai theksoi se ajo ditë nuk përbën një lëvizje partiake, por qytetare. “Ne duhet të flasim, duhet ti japim përgjigjen e merituar Edi Ramës, përndryshe të këqijat që ai ka bërë do harrohen në krahasim me atë që do u bëjë Shqipërisë e shqiptarëve. Do duken lule këto në krahasim me të tjerët që do të bëjë. Nuk ka moral nuk…
Policia moldave u përlesh me qindra protestues nga partia pro-ruse Sor, të cilët po përpiqeshin të bastisnin selinë e qeverisë. Disa persona janë arrestuar. Pas përleshjeve, një pjesë e procesionit u drejtua për në bashkinë e Kishinaut , kryeqyteti i Moldavisë. Këtu guvernatori i rajonit Orhei, Dinu Turcanu, i partisë Sor, iu drejtua turmës duke kërkuar që qeveria të ndihmojë popullatën përballë rritjes së çmimeve të energjisë. Protesta, me demonstrues të ardhur nga i gjithë vendi, u organizua nga Lëvizja Popullore, e cila bashkon organizata të ndryshme, përfshirë partinë Sor. Qeveria akuzon lëvizjen, dhe në veçanti SOR, se duan të…
Qëkurse shpërtheu Pandemia Covid 19, një pyetje ka mbetur ende pa përgjigje: a e kishte origjinën ky virus tek kafshët, apo lindi dhe u përhap nga një laborator kinez? “Departamenti Amerikan i Energjisë, ndonëse jo me siguri të plotë, ka arritur në përfundimin se virusi rrodhi nga një laborator”, tha një person me njohuri mbi raportin, por që nuk është i autorizuar të flasë mbi të. Raporti nuk është bërë ende publik. Mirëpo, me këtë përfundim nuk janë dakord persona të tjerë në shërbimet inteligjente amerikane. “Deri më tani në qeverinë amerikane nuk ka ende konsensus mbi orgjigjinën e vërtetë…